Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 8 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 8 tetor?

8 Tetor 1992- Vdes ish-kancelari gjerman Willy Brandt

Willy Brandt, ishte një burrë shteti dhe politikan gjerman, udhëheqës i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) në vitet 1964-1987, dhe kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) në vitet 1969-1974. Brandt fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1971, në shenjë mirënjohje për përpjekjet e tij për të forcuar bashkëpunimin në Evropën Perëndimore, si dhe për të arritur pajtimin mes Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore dhe vendeve të tjera të Evropës Lindore, e quajtur ndryshe si Ostpolitika. Por Brandt ishte kontradiktor si me krahun e djathtë, me Ostpolitikën e tij ashtu edhe me krahun e majtë, për shkak të mbështetjen e tij ndaj politikave amerikane, përfshirë Luftën e Vietnamit dhe regjimeve autoritare të krahut të djathtë.

Willy Brandt ishte gjithashtu i njohur për politikat e tij të ashpra antikomuniste në nivel vendor, duke arritur kulmin me Radikalenerlass (Dekreti Anti-Radikal) në vitin 1972. Ai dha dorëheqjen si kancelar në vitin 1974, pasi Günter Guillaume, një prej ndihmësve të tij më të afërt u zbulua se ishte një agjenti i STASI-t, shërbimi sekret i Gjermanisë Lindore.

8 Tetor 1970 – Shkrimtari rus, Aleksandr Solzhenitsyn, fiton çmimin Nobel në letërsi

I lindur në vitin 1918 në Bashkimin Sovjetik, Solzhenitsyn ishte një shkrimtar i shquar dhe kritiku kryesor i represionit të brendshëm sovjetik. I arrestuar në vitin 1945 për kritikat ndaj regjimit të Stalinit, ai qëndroi 8 vjet në burgjet dhe kampet ruse të punës. Pas lirimit në vitin 1953, u dërgua në “mërgim të brendshëm” në Rusinë aziatike.

Pas vdekjes së Stalinit, Solzhenitsyn lirohet nga mërgimi i tij dhe filloi të shkruante me zell. Botimi i tij i parë, “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviç” (1963), u shfaq në atmosferën disi më pak represive të regjimit të Nikita Hrushovit (1955-1964). Libri u lexua gjerësisht si në Rusi ashtu edhe në Perëndim, dhe kritikat e tij të ashpra kundër shtypjes staliniste, ofronin një pasqyrë dramatike të sistemit sovjetik.

Megjithatë, zyrtarët sovjetikë i mbyllën shpejt gojën Solzhenitsyn dhe artistëve të tjerë rusë, dhe tani e tutje veprat e tyre duhej të dilnin në mënyrë sekrete jashtë Rusisë, në mënyrë që të publikoheshin. Këto vepra përfshinin romanin “Pavioni i kancerozëve” (1968) dhe kryeveprën me 3 vëllime “Arqipelagu Gulag” (1973-1978). Qeveria sovjetike shfaqi pakënaqësinë e saj ndaj shkrimeve të Solzhenitsinit, duke e penguar atë që të merrte personalisht në dorëzim çmimin Nobel në vitin 1970.

Në vitin 1974, ai u dëbua nga Bashkimi Sovjetik për tradhëti, dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse cilësohet si një simbol i rezistencës antikomuniste, Solzhenitsyn qe gjithashtu tepër kritik ndaj shumë aspekteve të shoqërisë amerikane; veçanërisht ndaj asaj që ai e quajti materializëm të tepruar. Ai u rrikthye në Rusi në vitin 1994, dhe vdiq nga pushimi i zemrës në Moskë më 3 gusht 2008, në moshën 89-vjeçare.

8 Tetor 2005 – Një tërmet katastrofik godet rajonin e Kashmirit në Pakistan

Një tërmet i fortë i shkallës 7.6 Rihter, goditi Kashmirin në rajonin kufitar midis Indisë dhe Pakistanit mëngjesin e 8 tetorit 2005. Numri zyrtar i viktimave të konfirmuara nga autoritetet pakistaneze ishte 74.698, ndërsa organizatat ndërkombëtare folën për rreth 86.000 viktima.

Duke qenë se e shtuna është një ditë normale e shkollës në rajon, shumica e nxënësve ishin në mësim kur ra tërmeti, dhe për pasojë shumë prej tyre u varrosën nën rrënojat e ndërtesave të rrënuara. Shumë njerëz u bllokuan edhe në shtëpitë e tyre, dhe për shkak se ishte muaji i Ramazanit, dhe shumica e njerëzve po merrnin një sy gjumë pas vaktit të konsumuar në orët të para të mëngjesit, dhe nuk patën kohë t’i shpëtonin tërmetit.

8 Tetor 1998 – Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, voton për të nisur procedurat e shkarkimit të presidentit Bill Clinton, duke e akuzuar për dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë, në rastet që kishin të bënin me marrëveshjet e pasurive të tij të patundshme në Arkansas.

8 Tetor 1990 – Shtatëmbëdhjetë palestinezë qëllohen për vdekje, dhe mbi 100 të tjerë plagosen nga policia izraelite në xhaminë Al Aksa në malin e Tempullit të Jerusalemit, një vend i shenjtë si për hebrenjtë asht edhe myslimanët.

8 Tetor 2001 – Dy avionë rrëzohen gjatë ngritjes nga aeroporti i Linates në Milano të Italisë. Nga kjo ngjarje tragjike, mbetën të vdekur 118 persona. Shkak për aksidentin mendohet se ishte mungesa e një radari në terren, i cili kishte dalë jashtë funksionit prej dy vitesh.

8 Tetor 1871 – Një zjarri i madh përfshin qytetin e Çikagos në SHBA. I favorizuar nga erërat e forta dhe ndërtimet kryesisht me dru, në më pak se 24 orë ai do të zhdukte një të tretën e qytetit. Mbi 250 persona humbën jetën, 98.500 njerëz mbetën të pastrehë, dhe 17.450 ndërtesa u bënë shkrumb e hi.

8 Tetor 1690 – Beogradi bie sërish nën kontrollin e Perandorisë Osmane.

8 Tetor 1855 – Arroë, një anije që lundronte me flamurin britanik, kapet nga kinezët që arrestojnë gjithë ekuipazhin, duke filluar kështu Luftën e Dytë Kineze.

8 Tetor 1912 – Mali i Zi i shpall luftë Perandorisë Osmane, duke filluar kësisoj Luftën e Parë Ballkanike.

8 Tetor 1922 – Lillian Gatlin bëhet pilotja e parë femër, që fluturoi përgjatë gjithë Shteteve të Bashkuara.

8 Tetor 1967 – Kapet në Bolivi, pas një përleshje me armë me forcat qeveritare dhe marinsat amerikanë, guerrilasi i njohur komunist Ernesto Che Guevara.

8 Tetor 1991 – Kroacia voton në shumicë në një referendum pro shkëputjes nga Jugosllava.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 8 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 8 tetor 2017

Shtypi nga bota, 8 tetor 2017

Ish-ministri akuza Ramës nga Washingtoni: Shqipëria e kapur nga komunizmi!

Ish-ministri akuza Ramës nga Washingtoni: Shqipëria e kapur nga komunizmi!

Autobusi i Kamzës përplas për vdekje të moshuarën

Autobusi i Kamzës përplas për vdekje të moshuarën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran dhe Ukrainë, Trump bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin
Bota

Lufta në Iran dhe Ukrainë, Trump bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin

by mirseda
21:18 | 09/03/2026
0

Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike njëorëshe mbi situatën...

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, zgjedhjet bllokohen deri më 31 mars

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, zgjedhjet bllokohen deri më 31 mars

21:14 | 09/03/2026
Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani

Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani

21:09 | 09/03/2026
Mbi 300 fëmijë të vrarë nga fillimi i luftës, organizatat: çdo orë humbet një jetë

Mbi 300 fëmijë të vrarë nga fillimi i luftës, organizatat: çdo orë humbet një jetë

21:07 | 09/03/2026
Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana

20:43 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com