Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 8 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 8 shtator?

8 shtator 1943- Italia fashiste shpall kapitullimin e saj dhe iu dorëzohet Aleatëve

Më 8 Shtator 1943, gjenerali amerikan Duajt Ajzenhauer, njoftoi publikisht dorëzimin e Italisë tek Aleatët. Gjermania reagoi me anë të Operacionin Aksi, ndërsa Aleatët u kundërpërgjigjën me Operacionin Orteku. Me Musolinin e rrëzuar nga pushteti, dhe rrëzimin e mëhershëm të qeverisë fashiste në muajin korrik, gjenerali Pietro Badoljo, njeriu që kishte zëvendësuar Musolinin me kërkesën e mbretit Viktor Emanuel, filloi të negociojë me gjeneralin Ajzenhauer, dhe bisedimet zgjatën për disa javë.

Më në fund, Badoljo miratoi një dorëzim të kushtëzuar të Italisë, duke i lejuar forca aleate të vendoseshin në Italinë jugore, dhe filloi të sulmojë forcat gjermane që gjendeshin ende në Gadishullin Apenin. Operacionit Orteku, pushtimi i Italisë nga Aleatët, iu dha drita jeshile, dhe që të nesërmen trupat aleate zbarkuan në Salerno.

8 Shtator 1941- Gjermanët fillojnë rrethimin e Leningradit në Bashkimin Sovjteik

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria gjermane filloi rrethimin e Leningradit, një qendër e madhe industrial, dhe qyteti i dytë më i madh i Bashkimit Sovjetik. Më vonëm, trupat e Vermahtit u bashkuan me forcat finlandeze që përparuan drejt Leningradit poshtë Istmit të Karelias.

Rrethimi i Leningradit, i njohur edhe si “Rrethimi 900 ditor”, megjithëse zgjati saktësisht 872 ditë, shkaktoi vdekjen e rreth 1 milionë qytetarëve dhe trupave të Ushtrisë së Kuqe. Leningradi, më herët Shën Petersburgu, kryeqyteti i Perandorisë Ruse, qe një nga objektivat fillestare të pushtimit gjerman të qershorit 1941.

Ndërsa ushtritë gjermane pushtuan pjesën perëndimore të Bashkimin Sovjetik, tre të katërtat e impianteve industriale të Leningradit, dhe qindra mijëra banorë u evakuuan drejt lindjes. Megjithatë, më shumë se 2 milionë banorë mbetën aty, dhe të evakuuarit u zëvendësuan nga refugjatët, që u arratisën në Leningrad përpara avancimit të forcave gjermane.

8 Shtator 1974- Presidenti amerikan Ford fal paraardhësin Nixon për skandalin “Watergate”

Gerald R. Ford, presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara, firmosi dekretin nr 4311, i cili falte paraardhësin e tij në atë detyrë, Richard Nixon, nga çdo lloj vepre penale që mund të kishte konsumuar në pozicionin e tij si President i Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Në gushtin e vitit 1974, Nixon pati dhënë dorëheqjen – presidenti i vetëm që e bënte këtë në historinë e Shteteve të Bashkuara, pasi Kongresi Amerikan kishte nisur procedurat e fajësimit (impeachment), për shkak të lidhjeve të tij me skandalin ”Watergate”. Akti i faljes shkaktoi shumë debate në opinionin publik. Shumë ekspertë, besojnë se ky dekret ishte vendimtar në lidhje me fatin politik të zotit Ford, që nuk arriti të zgjidhej president 2 vjet më vonë

8 Shtator 1664 – Nju Amsterdami bëhet Nju Jork

Më 8 Shtator 1664, guvernatori holandez Peter Stuyvesant ia dorëzoi Nju Amsterdamin, kryeqytetin e Holandës së Re, një skuadroni të marinës angleze nën komandën e kolonelit Richard Nicolls. Stuyvesant shpresoi fillimisht t’i rezistonte anglezëve, por ai qe një sundimtar tejet jopopullor, dhe bashkatdhetarët e tij holandezë refuzuan ta mbështesnin në këtë betejë.

Pas pushtimit, emri i Nju Amsterdam u ndryshua në Nju Jork, për nder të Dukës së Jorkut, i cili  organizoi misionin ushtarak.

Kolonia e Holandës së Re, u themelua nga kompania holandeze West India në vitin 1624, dhe u rrit për të përfshirë gjithë qytetin e Nju Jorkut dhe Long Ajlënd, Konektikat dhe Nju Xhersi. Një vendbanim i suksesshëm holandez në koloni, lulëzoi në ishullin e Manhatani dhe u pagëzua me emrin Nju Amsterdam.

Për të legjitimuar pretendimet e Holandës mbi Amsterdamin e Ri, guvernatori holandez Peter Minuit e bleu zyrtarisht ishullin e vogël nga një fisi indian vendas, në këmbim të disa objekteve me një vlerë prej vetëm 24 dollarësh. Por duke mos qenë në dijeni të zakoneve evropiane të pronës dhe kontratave noteriale, nuk kaloi shumë kohë dhe indianët filluan të sulmonin kolonët për t’i dëbuar prej andej. Duke filluar nga viti 1641, nisi një luftë e gjatë midis kolonëve dhe indianëve, e cila shkaktoi më shumë së 1000 të vrarë nga të dyja kampet.

8 Shtator 1903 – 30-50 mijë burra, gra dhe fëmijë u masakruan nga trupat ormane në Manastir, Maqedoninë e sotme, në përpjekje për të shtypur një kryengritje që kishte shpërthyer atje.

8 Shtator 1991 – Republika e Maqedonisë deklaron pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Vendi ballkanik, fitoi pavarësinë pas një referendumi popullor, ku rreth 96 përqind e votuesve votuan pro shkëputjes nga federata Jugosllave.

8 Shtator 1565 – eksploratorët spanjollë themeluan Shën Agustinin në Florida, vendbanimin e parë të përhershëm evropian në Shtetet e Bashkuara.

8 Shtator 1921 – Margaret Gorman nga Uashingtoni, shpallet Miss-i i parë në historinë e SHBA-së.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 8 shtator?Retroretrospektive

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Sot protesta e opozitës, kryeministri Rama e fillon ditën duke i quajtur policët “engjëj mbrojtës”

Rama promovon turizmin, qytetarja: Jam skandalizuar dje te...

Behgjet Pacolli: Zaev do të na dalë kapuç me mëngë

Pacolli konfirmon: Të shtunën formohet qeveria e Kosovës

Presidenti grek: Shqipëria po minon rrugën drejt BE

Presidenti grek: Shqipëria po minon rrugën drejt BE







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

by mirseda
22:26 | 19/01/2026
0

Pas dy orësh mungesë energjie, riparohet avaria në linjën 110kV të NST Traktora. Sipas informacionit, mësohet se...

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com