Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 8 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 8 korrik?

52 p.e.s – Jul Cesari pushton një fshat peshkatarësh i quajtur Lutetia Parisiorum. Nën sundimin romak, fshati u bë vendbanim i rëndësishëm dhe përfundimisht u riemërua “Paris”; si i tillë, kjo është data që zakonisht shoqërohet me themelimin e Parisit, Francë. Emri Lutetia si vendbanim përmendet nga gjeografët Strabon (64 pes – 21) dhe Ptolemeu (90 – 168). Etimomogjia për Lutetia është e paqartë; keltisht ‘lucotis’ domethënë ‘llucë’, ‘moçal’ (tokë vazhdimisht nën ujë); në gjuhën bretone ‘lutetia’ domethënë ‘pis’, ‘papastërti’ (nga era e rëndë e peshkut); ndërsa ‘Paris’ është përcaktuar nga emri i fisit gal Parisi, që banonte aty.

1099 – Kryqëzata e parë: 15.000 ushtarë krishterë marshojnë në një procesion fetar rreth Jeruzalemit, ndërsa mbrojtësit muslimanë të qytetit i ndjekin me sy. Kryqëzata kishte filluar si pelegrinazh masiv nga Franca e Gjermania më 1096, kur perandori bizantin Alex Komnenos, kërkoi ndihmën e tyre për të sprapsur turqit selxhuk në Anadoll. Pas grumbullimit në Kostandinopojë, kryqtarët vazhduan marshimin drejt qytetit të Jeruzalemit që ndodhej nën sundimin mysliman prej më shumë se 400 vjetësh. Kryqtarët (kalorës, fshatarë, bujkrobër nga shumë vende të Evropës) e pushtuan Jeruzalemin në korrik 1099, duke masakruar shumë banorë myslimanë të krishterë, dhe hebrenj. Për shkak se kryqëzata e parë kishte pasur si synim kryesor Jeruzalemin, kryqtarët krijuan mbretërinë e tyre dhe refuzuan t’ia kthejnë territorin Perandorisë Bizantine. Kryqëzata e parë ishte pjesë e përgjigjes së krishterë ndaj pushtimeve myslimane; dhe u pasua nga tetë kryqëzata të tjera. Kryqëzata ishte gjithashtu hapi i parë i madh drejt rihapjes së tregtisë Lindje – Perëndim që nga rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit në shekullin V.

1497 – Portugezi Vasko de Gama vendos të niset me anije në udhëtimin e parë të drejtpërdrejtë evropian për në Indi.

Ai është një nga eksploruesit më të famshëm, i pari evropian që arriti në Indi nëpërmjet detit. Ky zbulim i hapi rrugën Portugalisë për të krijuar një perandori të qëndrueshme koloniale në Azi. Zbulimi i rrugës detare nga de Gama bëri që Portugalia të mos kishte më nevojë për të kaluar nëpër Mesdheun plot konflikte dhe as përmes gadishullit të rrezikshëm arabik, për tregëti në Lindje.

1889 – Publikohet numri i parë i The Wall Street Journal, gazetë në anglishten amerikane me një theks të veçantë të lajmeve ekonomike e të biznesit.

Gazeta botohet 6 ditë në javë në New York nga Dow Jones & Company, degë e News Corp. The Wall Street Journal është gazeta më e madhe në qarkullim në Shtetet e Bashkuara, me rivalen kryesore gazetën Financial Times me bazë në Londër.

1930 – Vdiq Gustav Weigand (lindur më 1860), i gjuhëtar gjerman dhe specialist në gjuhët ballkanike, sidomos rumune dhe arumune. Ai njihet për kontributin në studimin e dialektologjisë dhe marrëdhënieve mes gjuhëve të Ballkanit. Gjatë Luftës së Parë Botërore u dërgua nga autoritetet gjermane për të kryer studime etnografike në Maqedoni – rezultatet u botuan në vitin 1923. Gustav Weigand ishte anëtar i jashtëm i Akademisë rumune të Shkencave, Akademisë bullgare të Shkencave dhe të Institutit Shkencor të Maqedonisë. Në fushën e shqipes, studimet e Weigandit përfshijnë librin Gramatika e dialekteve Durrës, Elbasan, Tiranë; Fjalorin Gjermanisht – Shqip – Gjermnisht (1914), dhe shumë artikuj mbi dialektet e shqipes, prejardhjen e popullit shqiptar dhe një numër toponimesh që Weigand i lidh drejtpërdrejt me shqipen.

1935 – Vdiq Lazër Mjeda, lindur në Shkodër më 1869, u shugurua prift katolik në vitin 1891, shërbyer si ipeshkëv i Sapas, pastaj si arkipeshkëv i Shkupit, më 1921 kthehet në Shkodër si arkipeshkëv.

Lazër Mjeda ishte vëllai i poetit Ndre Mjeda; gjatë kohës së shërbimit në Shkup dhe Prizren, Lazer Mjeda ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe i dërgoi Vatikanit një raport të hollësishëm. Raporti i Lazër Mjedës do t’i shërbente publicistit vjenez Leo Freundlich për librin “Golgota e Shqipërisë” (1913). Pas publikimit të “Golgota e Shqipërisë”, Leo Freundlich, pati kontaktet e para direkte me Shqipërinë, si ushtar me forcat austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore. Më vonë ai u bashkua shërbimit Mbretit Zog, si konsulli i nderit të Mbretërisë së Shqipërisë në Vjenë. Freundlich ishte hebre dhe kur jeta në Vjenë u bë e patolerueshme si pasojë e nazizmit, ai shkoi në Zvicër, ku kryesoi misionin shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Leo Freundlich (1875 – 1953) mbeti në Gjenevë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet në Shqipëri, ai i shkroi një letër qeverisë së Tiranës, duke kërkuar të bëhej konsull nderi i Shqipërisë në Vjenë – por pa sukses.

1948 – Forca Ajrore Shtetet e Bashkuara pranon rekrutet e para femra nëpërmjet një programi të quajtur Gratë në Forcat Ajrore (WAF). WAF u formua në vitin 1948, kur presidenti Truman nënshkroi Aktin për integrimin e grave në Forcat e Armatosura. Programi WAF përfundoi në vitin 1976, kur gratë filluan të pranohen në Forcat Ajrore në mënyrë të barabartë me burrat, pa ndihmën e ndonjë programi të veçantë.

1960 – Moskë; Piloti amerikan Francis Gary Powers akuzohet për spiunazh dhe dënohet nga sovjetikët me dhjetë vjet në burgun qendror në Vladimir, 100 kilometra në lindje të Moskës. Ai dhe aeroplani i tij ishin kapur nga sovjetikët. Duke menduar se aeroplani ishte shkatërruar plotësisht, dhe Powers ishte hedhur me parashutë, amerikanët e mohuan menjëherë akuzën se Powers ishte agjent i CIA-s dhe se kishte fluturuar mbi hapësirën sovjetike për qëllime spiunazhi; por ajo që CIA nuk dinte ishte se sovjetikët e kishin kapur aeroplanin spiun U2 thuajse të padëmtuar dhe kishin mësuar rreth qëllimit të tij. Më 10 shkurt 1962, Powers u lirua nga burgu sovjetik duke u shkëmbyer me kolonelin e KGB-së, Vilyam Fisher, i njohur si “Rudolf Abel”, i cili ishin kapur nga FBI-ja për spiunazh.

Tags: Jul CesariKryqëzata e parëLazër MjedaParisThe Wall Street Journal

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 8 korrik 2017

Shtypi i ditës, 8 korrik 2017

Shpërthim te Inxhinieria e Ndërtimit, Policia: Shkak impianti i gazit

Shpërthim te Inxhinieria e Ndërtimit, Policia: Shkak impianti i gazit

Maqedoni, LSDM: Shumë shpejt do të ketë qeveri të re

Maqedoni, qeveria kërkon heqjen e kryeprokurorit







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com