Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 7 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha

1770 – Ndodh Beteja e Largas ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane. Ishte një betejë midis 65.000 kalorësve tatarë të Krimesë së bashku me 15.000 këmbësorë osmanë kundër 38.000 ushtarëve rusë në brigjet e lumit Larga, Rusi. Beteja zgjati 8 orë dhe përfundoi me fitore vendimtare për rusët.

1807 – Luftërat e Napoleonit: Traktati i paqes i nënshkruar në Tilsit midis Francës, Prusisë dhe Rusisë i jep fund Luftës së Koalicionit katërt. Evropa Qendrore u shndërrua në fushë beteje përsëri në vitin 1809, kur Austria dhe Britania krijuan Koalicionin e pestë dhe i shpallën luftë Francës.

1846 – Lufta Meksikë-SHBA; trupat amerikane zënë Montereyn dhe Yerba Buenan, duke aneksuar Kaliforninë.

1863 – Shtetet e Bashkuara fillojnë rekrutimin në ushtri; përjashtoheshin nga shërbimi i detyruar ata që ishin në gjendje të paguanin 300 dollarë.

1865 – Lufta Civile Amerikane: katër komplotistët në vrasjen e presidentit Abraham Linkoln ekzekutohen me varje.

1947 – Në Roswell, Nju Meksikë, ndodh Incidenti Roswell; Edhe pse rrëzimit i atribuohet një tullumbaci të forcave ajrore amerikane për mbikqyrjen e motit, shpjegimi më i famshëm i asaj që ndodhi është se objekti ishte anije jashtëtokësore. Që nga fundi i viteve 1970, incidenti Roswell ka qenë subjekt i shumë polemikave, dhe shumë teori komploti kanë lindur në lidhje me ngjarjen.

1953 – Ernesto “Che” Guevara niset në udhëtim duke kaluar nëpër Bolivi, Peru, Ekuador, Panama, Kosta Rika, Nikaragua, Honduras dhe Salvador.

Lindur më 14 qershor 1928 dhe i njohur zakonisht si el Che apo thjesht Çe, ai ishte revolucionar marksist argjentinas, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat, dhe teoricien ushtarak; figurë e madhe e Revolucionit Kuban, fytyra e tij e stilizuar është simbol global i rebelimit në kulturën popullore. Çe mbetet hero kombëtar në Kubë, ku imazhi i tij është vendosur në kartëmonedhën 3 pezo, ndërsa në shkollë fëmijët e fillojnë çdo mëngjes mësimin duke u zotuar “Ne do të bëhemi si Che”. Në atdhe, Argjentinë, shkolla të larta dhe muzeume mbajnë emrin Çe, dhe në vitin 2008 një shtatore 3.7 m prej bronzi u vendos në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Përveç kësaj, Çe Guevara është shenjtëruar nga disa bolivianë si Shën Ernesto dhe i luten për ndihmë. Në kontrast të plotë, Guevara mbetet një figurë e urryer mes shumë kubanëve në mërgim në SHBA; ata e fajësojnë Çe Guevarën për komandimin e skuadrave të pushkatimit dhe krijimin e kampeve të internimit në Kubë; ai është cilësuar prej tyre si “kasapi i La Cabanas”, burgu kryesor politik kuban. Çe vdiq (u vra) më 1967 në Bolivi.

1958 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower nënshkruan Aktin për pranimin e Alaskës si shtet të Shtetet e Bashkuara.

1983 – Lufta e Ftohtë: Samantha Smith, një nxënëse amerikane, shkon në Bashkimin Sovjetik me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Yuri Andropov.

1985 – Gjermani Boris Becker bëhet lojtari më i ri që fiton kampionatin e tenisit në Wimbledon në moshën 17 vjeçare.

2002 – Një skandal shpërthen në Britani, kur raportet e lajmeve akuzojnë zbulimin britanik MI6 për strehimin e Abu Qatadas, kreun e Al-Kaedës në Evropë, për ta përdorur klerikun si informator kyç kundër militantëve islamikë në Britani. Më 2013, Qatadas u ekstradua në Jordani.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 7 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Prezantohet projekti “Eagle LNG”, gazsjellësi që lidh Shqipërinë me Italinë

Varroset i riu nga Kosova, familja fal gjakun e djalit

Vijojnë përplasjet brenda PD-së, Asllan Dogjani sulmon hapur Xhelal Mziun







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com