pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibombetciopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetbetcioonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetHoliganbetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabetcasibom girişjojobetgrandpashabet girişkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 4 nëntor?

9 vjet ago
in Të Gjitha

4 Nëntor 1979 – Studentët iranianë sulmojnë ambasadën e SHBA-së në Teheran, dhe marrin peng punonjësit e saj

Qindra studentë iranianë sulmojnë ambasadën e Shteteve të Bashkuara, duke marrë peng 60 pjesëtarë të stafit. Studentët, mbështetësit e klerikut mysliman konservator Ajatollah Khomeini, kërkuan kthimin e udhëheqësit të rrëzuar të Iranit, Shah Mohammed Reza Pahlevi, që ishte arratisur fillimisht në Egjipt në janarin e 1979-ës kur triumfoi revolucioni, dhe në nëntor gjendej në SHBA ku po kurohej nga një sëmundje e rëndë.

Pas kësaj akti, presidenti amerikan Jimmy Carter urdhëroi një embargo të plotë ndaj naftës iraniane. Por kjo lëvizje vetëm sa e përkeqësoi krizën energjitike në SHBA, që kishte dhënë shenjat e para që në fillim të atij vitit. Revolucioni Iranian, ndërpreu furnizimin me naftë nga ajo pjesë e Lindjes së Mesme, dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) rriti çmimin për çdo fuçi një një nivel të padëgjuar më parë.

Si pasojë e krizës makinat e mëdha dhe të rënda amerikane u bënë tepër të shtrenjta për t’u përdorur. Situata u shfytëzua nga prodhuesit e makinave japoneze, të cilës fituan reputacionin e prodhimit të makinave të lira dhe ekonomike sa i përket konsumit të karburantit.

Në prillin e vitit 1980, presidenti Carter ndëpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me qeverinë iraniane, por pas dështimit të një misioni komando për lirimin e pengjeve, ai rifilloi negociatat me regjimin e Khomeinit. Amerikanët e marrë peng u liruan vetëm më 20 janar 1981, pak minuta pasi presidenti i ri i zgjedhur Ronald Reagan përfundoi fjalimin e tij inaugurues.

4 Nëntor 1956 – Sovjetikët shtypin në mënyrë brutale Revolucionin Hungarez

Një kryengritje spontane kombëtare që nisi 12 ditë më parë në Hungari, shtypet në mënyrë të përgjakshme nga tanket dhe trupat sovjetike. Më 4 nëntor, tanket sovjetike filluan të qarkullojnë në Budapest. Nëpër rrugë shpërthyen luftimet, por epërsia e sovjetikëve në trupa dhe armatime, u siguroi atyre fitoren. Në orën 5:20 të mëngjesit, kryeministri hungarez Imre Nagy njoftoi pushtimin e kombit në një transmetim të zymtë prej vetëm 35 sekondash, duke deklaruar:”Trupat tona po luftojnë. Qeveria është në detyrë!”.

Megjithatë brenda disa orësh, Nagy kërkoi azil politik në Ambasadën Jugosllave në Budapest.

Ai u kap po atë ditë, dhe u ekzekutua dy vjet më vonë. Ish-kolegu dhe pasuesi i tij i menjëhershëm në detyrë , Janos Kadar, që ishte sjellë fshehtazi nga Moska në qytetin e Szolnokut, 90 km në juglindje të kryeqytetit, u përgatit për të marrë pushtetin me mbështetjen e Moskës.

Sjellja e sovjetikëve tronditi shumë njerëz në Perëndim. Udhëheqësi sovjetik, Nikita Hrushov ishte zotuar për një tërheqje nga politikat staliniste dhe represionet e të shkuarës, por veprimet e dhunshme në Budapest e përgënjeshtruan atë. Rreth 2.500 hungarezë u vranë, dhe 200.000 të tjerë u larguan jashtë vendit si refugjatë.

Rezistenca e armatosur sporadike, sulmet dhe arrestimet masive vazhduan për muaj të tërë pasasaj ngjarje, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomike. Apatia e Shteteve të Bashkuara, zemëroi shumë hungarezë. Presidenti Eisenhoëer ishte shprehur ditët e fundit ,se Shtetet e Bashkuara mbështesnin “çlirimin e popujve të robëruar” në vendet komuniste. Megjithatë, kur tanket sovjetike mësynë mbi protestuesit, SHBA-ja nuk bëri asgjë përtej deklaratave publike ku shprehte simpati dhe solidaritet me revoltën e hungarezëve.

4 Nëntor 1922 – Zbulohet hyrja e varrit të faraonit të famshëm egjiptian Tutankhamen

Arkeologu britanik Howard Carter dhe ndihmësit e tij zbulojnë, një të hyrje që të çon në varrin e mbretit Tutankhamen në Luginën e Mbretërve në Egjipt. Kur Carter mbërriti për herë të parë në Egjipt më 1891-in, shumica e varreve të lashta egjiptiane qenë zbuluar.

Por edhe pse shumë pak i i njohur, varri i mbretit Tutankhamen, që kishte vdekur kur ishte vetëm 18-vjeç, nuk qe gjendur ende. Tre javë më vonë, Carter dhe arkeologu tjetër Lord Carnarvon hynë në dhomat e brendshme të varrit, duke e gjetur mrekullisht të paprekur. Brenda sarkofagut prej ari, ata gjetën mumjen e Tutankhamen, të ruajtur për më shumë se 3.000 vjetësh.

4 Nëntor 1995 – Vritet në një atentat kryeministri izraelit Yitzhak Rabin

Kryeministri izraelit, u qëllua për vdekje pas pjesëmarrjes në një tubim për paqen, të mbajtur në Sheshin e Mbretërve në kryeqytetin Tel Aviv. Kryeministri 73-vjeçar po ecte drejt makinës së tij, kur u qëllua në krah dhe në shpinë nga Yigal Amir, një student izraelit 27-vjeçar që kishte lidhje me grupimin hebre të së djathtës ekstreme Eyal. Policia izraelite e arrestoi Amir në vendin e ngjarjes, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se e vrau Rabin, pasi kryeministri donte “t’ia jepte vendin tonë arabëve”.

I lindur në Jeruzalem, Yitzhak Rabin ishte udhëheqës i luftës arabo-izraelite të vitit 1948, dhe shërbeu si shef i shtabit të forcave të armatosura të Izraelit gjatë Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967. I zgjedhur si kryeministër nga rradhët e Partisë Laburiste izraelite në vitin 1974, Rabin udhëhoqi negociatat që çuan në një armëpushim me Sirinë dhe më pas me Egjiptin.

Në vitin 1977 jep dorëheqjen pas një skandali financiar, ndërsa gjatë viteve 1984-1990, shërbeu si Ministër i Mbrojtjes. Rrikthehet në detyrën e kryeministrit në vitin 1992, ndërsa një vit më pas nënshkroi deklaratën historike të paqes izraelito-palestineze, akt për të cilin fiton Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1994, së bashku me liderin palestinez Yassir Arafat.

4 Nëntor 1921 – Kryeministri japonez, Hara Takashi, vritet gjatë një atentati në Tokio.

4 Nëntor 1939 – Presidenti i SHBA-së, Franklin D. Roosevelt, urdhëron Shërbimin Doganor të zbatojë Aktin e Neutralitetit, duke lejuar shitjen e armëve ndaj të gjithave palëve të përfshira deri në atë moment në Luftën e Dytë Botërore.

4 Nëntor 1946– Themelohet Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

4 Nëntor – Qeveria amerikane themelon Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA), që do të merret kryesisht me mbikëqyrjen e informacioneve të inteligjencës nga mbarë bota.

4 Nëntor 1970 – Salvador Allende merr zyrtarisht detyrën si President i Kilit, duke u bërë kësisoj marksisti i parë që zgjidhej kreu i një vendi të Amerikës Latine nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

4 Nëntor 1973 – Holanda përjeton të dielën e parë pa makina, një lëvizje kjo e shkaktuar nga kriza e çmimeve të naftës. Atë ditë autostradat u përdorën vetëm nga çiklistët dhe përdoruesit e patinave.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 4 nëntor?retrospektive

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Shtypi i ditës, 4 nëntor 2017

Shpërthim me tritol pranë banesës së kryebashkiakut të Matit, flet Rizvani

Shtypi nga bota, 4 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Nis në GJKKO seanca ndaj Erion Veliaj, kryebashkiaku nuk merr pjesë

by mirseda
10:45 | 16/06/2026
0

Mbahej sot në Gjykatën e Posaccme seanca ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Veliaj nuk ka...

Videoja e kryeministrit në një bar në Zvicër/ “Shpifja pa prova”, reagon Rama: Asnjë udhëtim privat

10:44 | 16/06/2026

Ndahet nga jeta Dr. Edi Tushe, mjekësia shqiptare humb një prej pionierëve të neonatologjisë!

10:33 | 16/06/2026

Mbahet seanca e radhës ndaj Veliajt

10:28 | 16/06/2026

Koçiu: Shqipëria lidere rajonale për stabilitetin e çmimeve, inflacioni 2,8%

09:44 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com