Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 4 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 4 korrik?

1456 – Luftërat osmane në Europë: Fillon Rrethimi i Beogradit. Pas rënies së Kostandinopojës në vitin 1453, Sulltan Mehmeti II mblodhi ushtrinë për të nënshtruar Mbretërinë e Hungarisë. Objektivi i tij ishte marrja e kështjellës së Beogradit (pranë kufirit me Hungarinë). Gjon Huniadi, në shërbim të mbretit hungarez dhe shef i tij ushtarak, i cili kishte luftuar shumë beteja kundër osmanëve në dy dekadat e mëparshme, përgatiti mbrojtjen e kështjellës. Rrethimi u shkallëzua në një betejë të madhe, në të cilën Huniadi ndërmori një kundërsulm të papritur dhe e rrënoi kampin osman, duke e detyruar sulltan e plagosur për të hequr rrethimin. Beteja pati pasoja të rëndësishme, pasi stabilizoi kufijtë jugorë të Mbretërisë së Hungarisë për më shumë se gjysmë shekulli duke vonuar zgjerimin e Perandorisë Osmane.

1776 – Revolucioni Amerikan: Shtetet e Bashkuara shpallin pavarësinë nga Britania e Madhe.

Një vit më parë, Thomas Jefferson, hartuesi i Deklaratës, do të shkruante se shpallja e pavarësisë nuk ishte rastësi:

“Më besoni, i dashur zotëri, në perandorinë britanike nuk ka një njeri që e do bashkimin me Britaninë më shumë se unë. Por, për hir të Perëndisë që më ka bërë, unë do të pushoj së ekzistuari para se të bëj lëshime ndaj kushteve të tilla siç propozon Parlamenti britanik; dhe në këtë çështje, mendoj se shpreh ndjenjat e Amerikës”. (Thomas Jefferson, 29 nëntor 1775)

1802 – Përurohet Akademia Ushtarake e Shtetet e Bashkuara në West Point, Nju Jork. Që nga ajo kohë, 74 të diplomuar nga kjo akademi janë nderuar me Medaljen e Nderit; West Point ka nxjerrë 18 astronautë të NASA-s, 5 prej të cilëve shkuan në Hënë.

1803 – Qeveria amerikane njofton popullin se kishte blerë nga Franca territorin e Luizianës. Blerja u krye gjatë presidencës së Thomas Jeffereson, duke i paguar Francës një shumë të përgjithshme prej 15 milionë dollarësh.

1826 – Thomas Jefferson, presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, vdes në të njëjtën ditë si John Adams, presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, në përvjetorin e pesëdhjetë të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë.

1886 – Populli i Francës i ofron Statujën e Lirisë popullit amerikan.

1914 – Funerali i Arkidukës Franz Ferdinand dhe gruas së tij Sofie zhvillohet në Vjenë, gjashtë ditë pas vrasjeve të tyre në Sarajevë.

1918 – Bolshevikët vrasin Car Nikollën II të Rusisë dhe familjen e tij.

1941 – Trupat naziste masakrojnë një grup shkencëtarësh dhe shkrimtarësh polakë në qytetin e pushtuar ukrainas, Lviv.

1950 – Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty fillon transmetimet e para për t’iu kundërvënë propagandës komuniste; dhe më pas për nxitjen e liberalizimit në vendet si Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tyre. Sot Radio Evropa e Lirë, e financuar kryesisht nga qeveria amerikane, transmeton në rreth 18 gjuhë, përfshi shqip.

1987 – Në Francë, ish-shefi i Gestapos Klaus Barbie (Kasapi i Lionit) gjykohet për krime kundër njerëzimit dhe dënohet me burgim të përjetshëm.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 4 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Bizneset e emigrantëve në Itali, ja 9 qytetet italiane ku kryesojnë shqiptarët

Bizneset e emigrantëve në Itali, ja 9 qytetet italiane ku kryesojnë shqiptarët

Jazz dhe verë, shijoni  festivalin më 7-8 korrik në Porto Palermo

Jazz dhe verë, shijoni festivalin më 7-8 korrik në Porto Palermo

Peniani lëshon raketë me potencial të arrijë deri në SHBA

Peniani lëshon raketë me potencial të arrijë deri në SHBA







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com