Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 29 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 29 tetor?

29 Tetor 1863- Themelohet Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, organizata më e madhe humanitare në botë

Beteja e Solferinos në Italinë veriore më 1859-ën, qe një episod vendimtar në luftën për pavarësinë italiane, lindjen e lëvizjes së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, si dhe krijimin e Konventave të Gjenevës. Beteja e përgjakshme mes austriakëve dhe një aleance franko-italiane, zgjati për orë të tëra para se austriakët të tërhiqeshin. Numri i viktimave vlerësohej ndërmjet 30-40 mijë ushtarë. Mijëra të plagosur mbetën në fushën e betejës, një numër ky i papërballueshëm për ekipet e vogla mjekësore.

Biznesmeni 31-vjeçar zviceran, Henry Dunant, po udhëtonte asokohe në atë zone, dhe u tmerrua nga beteja dhe pasojat e saj. Ai organizoi njerëz nga fshatrat aty pranë për t’iu sjellë ujë, ushqim dhe ndihmë të plagosurve, pavarësisht nga kombësia e tyre. Ai i bindi francezët të lironin disa mjekë austriakë të kapur robër për të ndihmuar të plagosurit, dhe pagoi personalisht ndërtimin e shpejtë të spitaleve të improvizuara.

Në vitin 1862 Dunant shkroi një reportazh për atë që kishte parë, në të cilin sugjeronte që ushtritë kombëtare duhet t’i trajnojnë me humanizëm vullnetarë jo luftëtarë që ndihmojnë të plagosurit e të dyja palëve në një betejë. Ai dëshironte ndërkohë që traktatet ndërkombëtare, të garantonin mbrojtjen e këtyre vullnetarëve. Ai u dërgoi nga një kopje të reportazhit të tij figurave të rëndësishme politike në të gjithë Evropën, duke lënë mbresa të thella tek ata.

Në vitin 1863 Shoqata e Mirëqenies Publike në Gjenevë ngriti një komision për të shqyrtuar idetë e Dunant. Komisioni organizoi një konferencë ndërkombëtare në Gjenevë, ku morën pjesë Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Prusia, Rusia, Spanja dhe Suedia, që themeluan në fund të punimeve lëvizjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Simboli i një kryqi të kuq mbi një sfond të bardhë, ndryshoi stemën kombëtare zvicerane të një kryqi të bardhë në një sfond të kuq. Më vonë, në vendet muslimane, Kryqi i Kuq do të bëhej Gjysmëhëna e Kuqe.

29 Tetor 1956 – Izraeli pushton Egjiptin, duke shkaktuar nisjen e Krizës së Suezit

Shkaku i sulmit të përbashkët izraelito-britaniko-francez ndaj Egjiptit, ishte shtetëzimi i Kanalit të Suezit nga ana e presidentit egjiptian, gjeneralit Gamal Abdel Nasser, në korrikun e 1956-ës. Kombet e Bashkuara miratuan me urgjencë një rezolutë që bënte thirrje për armëpushim. Bashkimi Sovjetik filloi të lëshojë kërcënime të forta se do t’i vinte në ndihmë Egjiptit.

Administrata amerikane e Eisenhower, shpresonte të uleshin tensionet përpara se të kriza të përshkallëzohej në një konfrontim të drejtpërdrejtë mes Moskës dhe Uashingtonit.

Ndonëse e paralajmëroi ashpër Bashkimin Sovjetik që të qëndronte jashtë konfliktit, presidenti Eisenhower ushtroi nga ana tjetër presion ndaj qeverive britanike, franceze dhe izraelite për të tërhequr trupat e tyre. Ata e bënë këtë në fundin e vitit 1956 dhe fillimin e 1957-ës.

29 Tetor 1923 –Krijohet Republika e Turqisë

Pasi arriti të dëbojë të gjithë ushtritë e huaja nga vendi, më së fundmi forcat greke, gjenerali turk Mustafa Kemal, shpall krijimin e Republikës Turke, duke i dhënë zyrtarisht fund Perëndorisë Osmane. Pushtimi i Stambollit dhe i Izmirit nga aleatët pas Luftës së Parë Botërore, nxiti krijimin e lëvizjes kombëtare turke.

Nën udhëheqjen e Mustafa Kemalit, një komandant ushtarak që ishte dalluar gjatë Betejës së Gallipolit, nisi Lufta e Pavarësisë Turke me qëllim anulimin e kushteve të rënda të Traktatit të Sevres. Më 18 shtator 1922, ushtritë pushtuese u zmbrapsën, dhe u krijua shteti i ri turk. Më 1 nëntor, parlamenti i sapoformuar e anuloi zyrtarisht Sulltanatin, duke i dhënë fund 623 vjetëve të sundimit osman.

Traktati i Lozanës, i 24 korrikut 1923, çoi në njohjen ndërkombëtare të “Republikës së Turqisë”, si shteti pasardhës i Perandorisë Osmane, ndërsa republika u shpall zyrtarisht më 29 tetor 1923 në kryeqytetin e ri, Ankara. Mustafa Kemali u bë Presidenti i parë i Turqisë moderne, dhe më pas ndëmori reforma radikale me qëllim themelimin e një republike të re laike nga mbetjet e të shkuarës osmane.

Turqia mbeti neutrale gjatë pjesës më të madhe të Luftës së Dytë Botërore, por u rreshtua në anën e Aleatëve më 23 shkurt 1945 , më tepër si një gjest ceremonial, dhe në vitin 1945 u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara, dhe e NATO-s në vitin 1952, duke u shndërruar në një fortesë kundër zgjerimit sovjetik në Mesdhe.

29 Tetor 1897- Lindi Joseph Goebbels, një nga udhëqesit kryesorë të Gjermanisë naziste, në cilësinë e Ministrit të Propagandës gjatë viteve 1933- 1945. Ai qe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Adolf Hitlerit, dhe pasuesi më i devotshëm, i spikatur për aftësitë e tij oratorike në publik dhe antisemitizmin e tij të egër.

Ai mbështeti diskriminimin e pakicave, dhe shfarosjen e hebrenjve gjatë Holokaustit. Pas rrethimit të Berlinit nga Ushtria e Kuqe, Goebbels vret veten më 1 maj 1945 së bashku me gruan në bunkerin nëntokësor pranë Rajhshtagut, pasi më herët kishte helmuar për vdekje 4 fëmijët e tij.

29 Tetor 1927 – Arkeologu rus, Peter Kozloff, zbulon në shkretëtirën e Gobit varrin e udhëheqësit të madh mongol Genghis Khan.

29 Tetor 929 – Në SHBA ndodh e Marta e Zezë, dita më katastrofike në historinë e bursave, lajmëtarja e Depresionit të Madh. 16 milionë aksione shiten me çmime të ulëta. Deri në mesin e nëntorit, 30 miliardë dollarë të listuara në bursë në shtator, do të avullojnë.

29 Tetor 1969– Vendoset lidhja e parë midis dy kompjuterave; ajo realizohet përmes programit ARPANET, paraardhësi i internetit.

29 Tetor 1972 – Guerrilasit palestinezë vrasin një punonjës të aeroportit, dhe rrëmbejnë një avion me 27 pasagjerë në Kubë. Ata e detyrojnë Gjermaninë Perëndimore, të lirojë 3 terroristët e përfshirë në Masakrën e Mynihut.

29 Tetor 1975 – Pas një sëmundje të gjatë, Francisko Franco jep dorëheqjen si president i Spanjës, pas 36 vitesh sundimi me dorë të hekurt.

29 Tetor 1998 – Uragani Mitch godet rëndë Hondurasin dhe Nikaraguan në Amerikën Qëndrore, duke shkaktuar vdekjen e gati 11.000 njerëzve.

29 Tetor 2004– Hyn në fuqi Kushtetuta e BE-së, kur 25 krerët e shteteve evropiane nënshkruajnë Traktatin në Romë. Traktati kërkoi që çdo shtet anëtar ta ratifikonte atë para se të bëhej ligj, por votuesit francezë dhe holandezë e hodhën poshtë traktatin në referendumet përkatëse, dhe për pasojë traktati nuk u zbatua.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 29 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 29 tetor 2017

Shtypi i ditës, 29 tetor 2017

Shtypi nga bota, 29 tetor 2017

Shtypi nga bota, 29 tetor 2017

Demiraj kujton policët e rënë në detyrë: Ndihen të tradhtuar, krimi mbështetet nga politika

Demiraj kujton policët e rënë në detyrë: Ndihen të tradhtuar, krimi mbështetet nga politika







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com