Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 29 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 29 shtator?

29 Shtator 1547 – Lind shkrimtari i famshëm spanjoll Miguel de Cervantes

Miguel de Cervantes Saavedra (29 shtator 1547 – 23 prill 1616) ishte një romancier, poet dhe dramaturg i famshëm spanjoll. Vepra e tij e madhe, “Don Kishoti”, e cilësuar shpesh si romani i parë modern, është një klasike e letërsisë perëndimore, dhe konsiderohet në mesin e veprave më të mira të fiksionit të shkruara ndonjëherë.

“Don Kishoti”, etiketohet shpesh ndër veprat më të rëndësishme në të gjithë letersinë perëndimore. Ndikimi i tij në gjuhën spanjolle ka qenë aq i madh, saqë spanjishtja shpesh quhet ‘la lengua de Cervantes’ (gjuha e Servantesit). Ai është quajtur ndryshe edhe ‘El Principe de los Ingenios – Princi i Urrejtjes.

Cervantes pati një jetë aventureske dhe u bë shumë popullor me veprën e tij, e megjithatë u përpoq gjatë gjithë jetës për të siguruar jetesën e tij. Dihet pak pmbi fëmijërinë e tij, përveç faktit se pak më vonë ishte një nga studentët e preferuar të humanistit nga Madridi, Juan Lopez, dhe se babai i tij qe një farmacist.

Miguel de Cervantes Saavedra, pati një jetë të trazuar mes vështirësive financiare dhe aventurës. Ai lindi në Alcalá de Henares, një qytet i vogël pranë Madridit, në një familje të fisnikërisë së vogël. Nëna e tij Leonor de Cortinas, lindi shtatë fëmijë, ku Cervantes ishte i katërti. Ka prova se anëtarët e familjes ishin me prejardhje të përbashkët, hebrenj të konvertuar në krishtërim. Kjo është edhe arsyeja se përse hebrenjtë, shfaqen gjithashtu si personazhe në disa nga dramat dhe romanet e Cervantes.

29 Shtator 1913 – Vdes në rrethana misterioze, Rudolf Diesel, shpikësi i motorit të famshëm me djegie të brendshme

Diesel, shpikësi i motorit që mban emrin e tij, u zhduk nga anija me avull “Dresden“, gjatë kohë që po udhëtonte nga Antverpi i Belgjikës për në Haruik, Angli. Më 10 tetor 1913, një marinar belg në një avullore që po lundronte në Detin e Veriut, pa një trup që pluskonte mbi ujërat e ftohta; dhe pas hetimeve të mëtejshme, rezultoi se bëhej fjalë pikërisht për të ndjerin Diesel.

Vdekja e shpikësit të famshëm, mbetet ende sot një mister i madh. Zyrtarisht u klasifikua si vetëvrasje, por shumë njerëz besonin (dhe ende besojnë) se Diesel u vra. Ai mori patentën për shpikjen e motorit më djegie të brendshme më 28 shkurt 1892. Ndryshe nga motorët e tjerë me avull të kohës së tij, që humbisnin më shumë se 90 për qind të energjisë së karburantit, Diesel ndërtoi një motor me efikasitet 75 për qind (Pra do të humbiste vetëm një e katërta e energjisë së harxhuar).

Deri në vitin 1912, në mbarë botën ishin në përdorim më shumë se 70.000 motorë dizel, kryesisht në fabrika dhe gjeneratorë. Përfundimisht, motori i Diesel do të revolucionarizonte industrinë e hekurudhave. Pas Luftës së Dytë Botërore, kamionët dhe autobusët filluan gjithashtu të përdorin motorët diezel me naftë, gjë që i mundësonte atyre të bartnin ngarkesa më të rënda, me një kosto shumë më ekonomike.

Në udhëtimin e tij të fundit për në Angli, Diesel, do të merrte pjesë në përurimin e një fabrike të re me naftë, si dhe do të takohej me zyrtarë të Marinës Britanike, për instalimin e motorit të tij në nëndetëset e tyre. Teoritë e konspiracionit filluan të shpërndahen pothuajse menjëherë: ”Shpikësi u hodh në detit, për të penguar shitjen e patentave qeverisë britanike”, thuhej në një titull gazete; një tjetër pretendonte se shpikësi gjerman ishte “vrarë nga agjentët e trusteve të mëdha të naftës”. Ka të ngjarë që Diesel të jetë flakur më forcë nga anija, por misteri rreth vdekjes së tij, ndoshta nuk do të zgjidhet dot kurrë.

29 Shtator 1941- Nazistët shfarosin mijëra hebrenj në Babi Yar të Ukrainës

Forcat naziste, pushtuan kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, më 19 shtator 1941. Vendimi për shfarosjen e çifutëve të Kievit u mor më 26 shtator, në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve guerrilase kundër trupave gjermane. Kështu më 29-30 shtator 1941, një ekip i posaçëm i trupave gjermane SS, të mbështetura nga njësi të tjera gjermane dhe bashkëpunëtorë vendas, vranë 33.771 hebrenj civilë pasi i grupuan në luginë. Masakra e Babi Yar-it, konsiderohet edhe sot si ”më e madhja në historinë e Holokaustit”.

29 Shtator 1957 – Treqind njerëz humbin jetën nga përplasja e dy trenave në Pakistan

Një tren i pasagjerësh, përplaset me një tren që transportonte naftë në provincën Gambar të Pakistanit perëndimor, duke shkaktuar 300 të vdekur dhe plagosur rëndë 150 të tjerë. Treni i udhëtarëve që po shkonte në kryqytetin Karaçi ishte i mbipopulluar, diçka që nuk ishte e pazakontë për kohën. Megjithatë, aksidenti ndodhi për shkak të drejtimit të dobët të trenave, dhe mungesës së sinjalistikës përkatëse në zonë.

29 Shtator 1513 – Eksploratori spanjoll, Vasco Nunez de Balboa, zbulon Oqeanin Paqësor.

29 Shtator 1789 – Kongresi Amerikan, voton për krijimin e një ushtrie të rregullt kombëtare.

29 Shtator 1833– Në Spanjë, shpërthen një luftë civile midis Karlistëve, që besonin se Don Karlos meriton fronin, dhe mbështetësve të Mbretëreshës Izabela.

29 Shtator 1943 – Libri i Adolf Hitlerit “Mein Kampf”, botohet në Shtetet e Bashkuara.

29 Shtator 1960 – Gjenerali amerikan, Douglas MacArthur, ia rrikthen zyrtarisht Seulin Koresë së Jugut.

29 Shtator 1567– Në Francë shpërthen Lufta Fetare, hygenotët përpiqen të rrembejnë mbretin Charles IX.

29 Shtator 1885 – Inaugurohet linja e parë e tramvajit elektrik në Blackpool, Angli.

29 Shtator 1922 – Benito Mussolini, kërkon mbështetjen e Vatikanit për programin e partisë së tij fashiste.

29 Shtator 1936 – Radioja përdoret për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të pasqyruar në kohë reale fushatën presidenciale.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 29 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Shkodër/ Shpërthim eksplozivi në një dyqan këpucësh në qendër të Shkodrës

Shkodër/ Shpërthim eksplozivi në një dyqan këpucësh në qendër të Shkodrës

Shtypi nga bota, 29 shtator 2017

Shtypi nga bota, 29 shtator 2017

Ambasada amerikane dhuron pajisje me vlerë 9.2 mln dollarë për  FSK-në

Ambasada amerikane dhuron pajisje me vlerë 9.2 mln dollarë për FSK-në







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Zelensky viziton Greqinë për mbështetje dhe furnizime ushtarake
Bota

Zelensky viziton Greqinë për mbështetje dhe furnizime ushtarake

by mirseda
18:36 | 15/11/2025
0

Nën masa të rrepta sigurie dhe sekret ekstrem, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Athinën nesër,...

Greqi/Del nga rruga autobusi me 30 pelegrinë, raportohet për 12 të lënduar

Greqi/Del nga rruga autobusi me 30 pelegrinë, raportohet për 12 të lënduar

18:25 | 15/11/2025
Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin

17:44 | 15/11/2025
Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë

Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë

17:11 | 15/11/2025
Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com