Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 29 maj?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 29 maj?

1453 – Pas rrethimit prej 2 muajsh, Kostandinopoja bie në duart e trupave osmane të udhëhequra nga 21-vjeçari, sulltan Mehmed II. Pas kësaj, qyteti merr emrin Stamboll, duke u bërë kryeqyteti i perandorisë osmane dhe kryeqendra e kulturës islame, ndërsa Hagia Sofia u shndërrua në xhami – me kaq mori fund edhe Perandoria Bizantine së bashku me perandorin e saj Konstandin XI; në prag të pushtimit, perandorit iu dha një shteg për të iku, por ai u përgjigj: ‘Zoti mos e dhëntë të jetoj si perandor pa perandori’ dhe vdiq duke luftuar. Trupi i tij u gjet mes të vrarëve dhe u dallua nga këpucët e kuqe me dy shqiponja të zeza dykrerëshe qëndisur në to. Kryeqyteti i Bizantit që kishte filluar me Konstadinin e madh nga Nishi i Ilirisë më 330, përfundoi me Konstandinin nga Dragashi i Dardanisë në vitin 1453. Pas kësaj, në 200 vitet e ardhshme, perandoria osmane do të vazhdonte zgjerimin e saj.

1736 – Lindi Patrik Henri, një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara dhe guvernatori i parë i shtetit Virginia. Po më 29 maj, viti 1765, Patrik Henri mbajti fjalimin e tij historik “Më jep liri, ose vdekje” kundër Aktit britanik të Pullës, të cilin e dënoi si tirani; fjalimi në legjislaturën e kolonisë Virginia shkaktoi reagime të ashpra nga pro-britanikët, me britma: “Tradhëti! Tradhëti!” dhe Patrik iu përgjigj: “Nëse kundërshtimi i tiranisë është tradhëti, le të tradhëtojmë sa më shumë!” Patrik Henri vdiq me 6 qershor 1799.

1903 – Grusht shtet: Alexander Obrenoviç, mbreti i Serbisë dhe mbretëresha Draga, vriten në Beograd nga organizata Dora e zezë.

1910 – Papa Pius X shpall enciklikën Editae Saepe, kundër reformatorëve të kishës. Për gati 2000 vjet, peshkopët e Romës (Papët) kanë trajtuar tema sidomos në kohë të shqetësimeve teologjike nëpërmjet qarkullimit të letrave papale. Këto letra u bënë të njohura si enciklike (qarkore). Aty nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, letra enciklike filloi të marrë formën që ka sot, duke u bërë pjesë e rëndësishme e mësimit teologjik katolik.

1916 – Miratohet stema zyrtare e presidentit amerikan. Më 1918, u vendos që kjo stemë të paraqitej krahas presidentit në çdo vend ku ai shkonte për vizitë.

1919 – Parashikimi i Albert Einsteinit mbi thyerjen e dritës konfirmohet nga Arthur Eddington (1882-1944), astronom britanik, fizikant, matematikan, filozof.

1924 – Greqi, një grup refugjatësh nga Kostandinopoja themelojnë në Athinë Klubin sportiv AEK (Bashkimi Sportiv i Konstandinapolit). AEK është një nga klubet më të suksesshme në futbollin grek.

1942 – Këngëtari amerikan Bing Crosby, me “White Christmas”, shënon rekordin më të lartë të shitjes së disqeve deri më sot, me mbi 100 milionë kopje. “White Christmas” është kompozim i Irving Berlinit. Thuhet se kur përfundoi shkruajrjen e këngës më 1940, në Quinta, Kaliforni, Irving Berlin vrapoi tek telefoni për t’i thënë agjentit të tij të tregut se sapo kishte kompozuar këngën më të suksesshme ndonjëherë në botë.

1958 – Real Madrid fiton për herë të parë Kupën e Evropës, në Bruksel. Ky klub futbolli, u krijua në vitin 1902, është klubi më i pasur në botë. Një studim nga Universiteti amerikan i Harvardit arriti në përfundimin se Real Madrid është një nga 20 emrat më të rëndësishëm në fushën e reklamave.

1967 – Papa Pali VI shpall emrat e 27 kardinalëve të rinj, duke përfshirë Karol Wojtylan, kryepeshkopin e Krakovit, Poloni, i cili më vonë u bë Papa Gjon Pali II.

1985 – Juventusi fiton për herë të parë Kupën e Evropës në futboll– ndeshja u zhvillua në Bruksel dhe rezultoi në një trazirë tifozësh, e cila shkaktoi 39 të vdekur. Klubi Sportiv Juventus u themelua më 1897 në Torino nga një grup studentësh dhe menaxhuar më pas nga familja industrialiste Agnelli, “Juve” përbën klubin sportiv më të vjetër në Itali, dhe klubin e parë të futbollit profesionist italian.

2001 – Shpallet Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara. Dy vjet më parë, më 1999, OKB-ja kishte filluar një operacion të pashembullt të llojit paqeruajtës, në Kosovë (UNMIK).

Tags: Çfarë ka ndodhur më 29 maj?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Korea e Veriut vijon provokimet; Raketa e radhës përfundon në ujrat e Japonisë

Korea e Veriut vijon provokimet; Raketa e radhës përfundon në ujrat e Japonisë

Helmimi masiv në mitingun e PD-së, prokuroria sekuestron prozhektorët e ndriçimit

Helmimi masiv në mitingun e PD-së, prokuroria sekuestron prozhektorët e ndriçimit

“Nuk shpëton dot nga unë”, dedikimi prekës i deputetit për Gjovalin Kadelin

“Nuk shpëton dot nga unë”, dedikimi prekës i deputetit për Gjovalin Kadelin







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona € të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet
Aktualitet

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona € të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet

by mirseda
14:23 | 04/03/2026
0

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një...

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama takim në selinë e PS me deputetët e qarkut të Tiranës

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama takim në selinë e PS me deputetët e qarkut të Tiranës

14:17 | 04/03/2026
Besmir Beja pret në takim Nancy VanHorn, theksohet forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në dogana

Besmir Beja pret në takim Nancy VanHorn, theksohet forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në dogana

14:13 | 04/03/2026
Irani lëshoi raketë ndaj Turqisë, reagon zyrtarisht Ankaraja

Irani lëshoi raketë ndaj Turqisë, reagon zyrtarisht Ankaraja

13:59 | 04/03/2026
Raketa iraniane hyn në hapësirën turke, NATO: Dënojmë shënjestrimin e Ankarasë

Raketa iraniane hyn në hapësirën turke, NATO: Dënojmë shënjestrimin e Ankarasë

13:49 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com