Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 26 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 26 shtator?

26 shtator 2008 – Vdes aktori i famshëm amerikan Paul Newman

Paul Leonard Newman (26 janar 1925 – 26 shtator 2008), ishte aktor, regjisor, sipërmarrës, humanist dhe një i apasionuar i madh i garave me makina. Ai fitoi çmime të shumta, përfshirë një Academy Award për performancën e tij në filmin e rregjizorit Martin Scorsese të vitit 1986 “Ngjyra e Parave”, dhe tetë nominime të tjera, tre çmime Golden Globe, një Çmim BAFTA, një çmim në Festivalin e Filmit në Kanë, një çmim Emmy, dhe shumë çmime të tjera nderi.

Ai fitoi gjithashtu disa kampionate kombëtare si pilot në kampionatin “Sports Car Club of America”, ndërsa ekipet e tij fituan disa kampionate në garën “IndyCar”. Newman ishte bashkë-themelues i “Newman’s Own”, një kompani ushqimore, fitimet e së cilës aktori i njohur i dhuroi të gjitha për bamirësi. Në tetorin e vitit 2008, këto donacione i kishin tejkaluar 280 milionë dollarët.

26 Shtator 1888 – Lind poeti i famshëm amerikan Thomas S. Eliot

Thomas Eliot lindi në një familje të shtresës së lashtë në St. Louis, Missouri. Babai i tij, Henry Ware Eliot (1843-1919), qe një biznesmen i suksesshëm, ndërsa e ëma, Charlotte Champe Stearns (1843-1929), shkruante poezi dhe ishte punonjëse sociale. Eliot ishte i fundit i shtatë fëmijëve të familjes Eliot. I prekur nga hernia diskale që në lindje, ai ishte nën kujdesin e vazhdueshëm të nënës dhe 5 motrave të tij më të mëdha. Eliot spikati për poezinë e tij moderne, me simbolizimin si figurë qëndrore.

26 Shtator 1944 – Forcat aleate, pësojnë humbje të rënda përballë ushtrisë gjermane në Arnhem

Plani i aleatëve për të pushtuar një urë në qytetin holandez të Arnhemit dështon, teksa mijëra trupa britanike dhe polake u vranë, plagosën apo u kapën robër. Gjenerali britanik, Bernard Montgomery, synonte që me vënien nën kontroll të urave mbi lumin Rin, nga Holanda në Gjermani, të jepte “një goditje të fuqishme në zemër të Gjermanisë”. Nga më shumë se 10.000 trupa britanike dhe polake të angazhuara në Arnhem, vetëm 2.900 arritën të shpëtojnë. Qyteti holandez u çlirua vetëm më 15 prill 1945

26 Shtator 1989 – Parlamenti Sovjetik miraton ligjin kundër censurës

Në një prej gjesteve më inkurajuese, se premtimi i hapjes politike në Rusi nga udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov po bëhej realitet, Parlamenti Sovjetik miratoi një ligj që lejonte botimin e librave, gazetave dhe revistave pa miratimin e qeverisë. Ligji përfaqësonte një ndarje me të kaluarën sovjetike, kur censura e shtypit nga ana e qeverisë qe një normë.

Gjatë gjithë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, censura në Bashkimin Sovjetik u bë edhe më e ashpër. Nën mantelin e “mbrojtjes” së qytetarisë ruse nga idetë “dekadente” dhe ideologjitë “reaksionare”, qeveria sovjetike censuroi në mënyrë të vazhdueshme shtypin, dhe  çdo lloj botimi.

Për këtë arsye, gazetarët dhe shkrimtarët sovjetikë e kremtuan miratimin e ligjit të ri në vitin 1989, por reformat e Gorbaçovit në sistemin sovjetik rezultuan të ishin shumë të vonuara. Në pak më shumë se 2 vjet, trazirat ekonomike dhe politike në Bashkimin Sovjetik, e rrënuan bazën e tij të pushtetit. Në dhjetorin e vitit 1991, Gorbaçovi dha dorëheqjen dhe Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari si një komb.

26 Shtator 1960 – Richard Nixon dhe John F. Kennedy, shfaqen në debatin e parë televiziv presidencial në SHBA

Rreth 70 milionë amerikanë, llogaritet të kenë ndjekur debatin e parë presidencial në historinë e SHBA-së Kennedy-Nixon. Shikuesit panë një Richard Nixon të lodhur, dhe një John Kennedy mjaft të zhdërvjellët mbi shumicën e tematikave. Debati presidencial, besohet se pati një ndikim vendimtar në fitoren e Kennedy në zgjedhjet e nëntorit.

26 Shtator 1973 – Avioni supersonik francez, Concorde, kryen udhëtimin e parë me pasagjerë nga Parisi në Nju Jork, në vetëm 3 orë e 32 minuta. Pilotët Jean Franchi dhe Gilbert Defer, arritën të thyejnë rekordin e mëhershëm, duke fluturuar me një shpejtësi mesatare prej 1.535 km/h.

26 Shtator 1829 – Themelohet Scotland Yard, organizata zyrtare britanike e hetimeve penale.

26 Shtator 1937 – Këngëtarja e njohur amerikane Bessie Smith, e njohur si “Perandoresha e Bluzit”, vdes në një aksident automobilistik në Misisipi.

26 Shtator 1961- Nëntëmbëdhjetë vjeçari Bob Dylan, bën debutimin e tij të parë në një koncert në qytetin e Nju Jorkut.

26 Shtator 1983 – Në Bashkimin Sovjetik, ushtaraku Stanislav Petrov, kundërshton procedurat dhe injoron alarmet elektronike që tregonin se 5 raketa bërthamore ishin lëshuar nga SHBA-ja në drejtim të vendit të tij. Petrov besonte se Uashingtoni, do të lëshonte më shumë se 5 raketa në rast se do të donte të fillonte një luftë bërthamore. Vendimi i tij intuitiv, pengoi një sulm hakmarrës, që do të kishte shkaktuar realisht një luftë bërthamore midis dy superfuqive.

26 Shtator 1984 – Britania bie dakord t’ia transferojë Republikës Popullore të Kinës, sovranitetin e Hong Kongut.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 

Tags: Çfarë ka ndodhur më 26 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
“Penda, objekti më i shtrenjtë”, ish-ministri: Pse iu përgjigja ashtu Përparim Kabos

“Penda, objekti më i shtrenjtë”, ish-ministri: Pse iu përgjigja ashtu Përparim Kabos

Rama mbledh grupin e PS, ja marrëveshja që nënshkruhet

Rama mbledh grupin e PS, ja marrëveshja që nënshkruhet

Shtypi nga bota, 26 shtator 2017

Shtypi nga bota, 26 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com