Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 24 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 24 tetor?

24 Tetor 1945 – Themelohet Organizata e Kombeve të Bashkuara

Më pak se dy muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ratifikimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara nga 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, dhe shumica e nënshkruesve të tjerë, shënon themelimin zyrtar të OKB-së. Përkundër dështimit të Lidhjes së Kombeve për të arbitruar konfliktet që çuan deri në Luftën e Dytë Botërore, aleatët propozuan që në fillim të vitit 1941 krijimin e një organizate të re ndërkombëtare, për të ruajtur paqen në botën e pasluftës. Termi “Kombet e Bashkuara”, i propozuar nga presidenti amerikan Roosevelt u përdor zyrtarisht më 1 janar 1942, kur përfaqësuesit e 26 kombeve aleate u takuan në Uashington dhe nënshkruan Deklaratën e Kombeve të Bashkuara, miratoi Kartën e Atlantikut, dhe paraqiti synimet e përbashkëta të luftës të Aleatëve.

Në tetor 1943, fuqitë më të mëdha aleate, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kina u takuan në Moskë dhe nënshkruan Deklaratën e Moskës, e cila theksonte zyrtarisht nevojën e krijimit të një organizate ndërkombëtare për të zëvendësuar Lidhjen e Kombeve.

Ky qëllim u ripohua edhe në Konferencën e aleatëve në Teheran të Iranit në dhjetor 1943, dhe në gushtin e vitit 1944 Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kina u takuan sërish në Uashington, për të hedhur themelet e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë shtatë javëve diskutime, delegatët skicuan strukturën e OKB-së, por shpesh nuk binin dakord lidhur me çështjet e anëtarësimit dhe mënyrën e votimit.

Kompromisi u arrit nga “Tre të Mëdhenjtë” – Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Sovjtik – në Konferencën e Jaltës në shkurt 1945, dhe të gjitha vendet që kishin respektuar Deklaratën e vitit 1942 u ftuan në Konferencën Themeluese të Kombeve të Bashkuara. Më 25 prill 1945, Konferenca e Kombeve të Bashkuara u mblodh për herë të parë në San Francisko të SHBA-së, me përfaqësimin e 50 vendeve të botës.

24 Tetor 1648 – Përfundon Lufta Tridhjetëvjeçare

Marrëveshja e Vestfalisë i jep fund Luftës Tridhjetëvjeçare, duke e ndryshuar rrënjësisht balancën e pushtetit në Evropë. Lufta Tridhjetëvjeçare, një seri luftërash mes kombeve evropiane për arsye të ndryshme, shpërtheu në vitin 1618, pas një përpjekjeje nga mbreti i Bohemisë (Perandori i Shenjtë Romak Ferdinandi II) për të imponuar katolicizmin në të gjitha rajonet e sunduara prej tij.

Familjet protestante u rebeluan, dhe duke filluar nga vitet 1630 shumica e Evropës kontinentale ishte zhytur në luftë. Si rezultat i Marrëveshjes së Vestfalias, Holanda fitoi pavarësinë nga Spanja, Suedia mori kontrollin e rajonit të Balltikut, dhe Franca u pranua si një fuqi perëndimore e rëndësishme.

Fuqia e Perandorit të Shenjtë Romak u rrudh, në një kohë që shtetet e vogla gjermane qenë sërish në gjendje të përcaktonin fenë e territoreve të tyre. Rrjedhojë tjetër e rëndësishme e Traktatit të Vestfalisë, qe pranimi i parimit të sovranitetit shtetëror, që shërben ende sot si bazë për sistemin modern të shteteve-kombe.

24 Tetor 1917- Nis Beteja e Kaporetos në Luftën e Parë Botërore

Beteja e Kaporetos u zhvillua nga 24 tetori deri më 19 nëntor 1917, pranë qytetit të Kobarid-it (sot pjesë e Sllovenisë), në frontin austro-italian të Luftës së Parë Botërore. Forcat austro-hungareze, të përforcuara nga njësi ushtarake gjermane, arritën të depërtonin në vijën e frontit italian dhe të mposhtnin rëndë ushtrinë italiane, e cila nuk kishte fare njësi të lëvizshme. Një rol kyç në atë disfatë të tmerrshme, luajti përdorimi i gazit helmues nga ana e gjermanëve

24 Tetor 2005 – Vdes në Detroit të SHBA-së në moshën 92-vjeçare, Rosa Parks, afro-amerikania që në dhjetorin e vitit 1955 ndryshoi historinë kur refuzoi t’i bindej ligjeve diskrimuese që favorizonin të bardhët, duke mos pranuar t’i lironte vendin në autobuz një burri të bardhë.

Mosbindja e saj civile, frymëzoi lëvizjen moderne të të drejtave civile. Arrestimi i Parks nga policia po atë ditë, nxiti një bojkot 381-ditor të sistemit të tranportit publik nga ana e zezakëve në SHBA, me nismën e pastorit 26-vjeçar, Martin Luther King Jr. Bojkoti çoi në fund në vendimin e një gjykate që ndalonte ndarjen racore në transportin publik në Montgomeri, Alabama, ndërsa vetëm me miratimin e Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964, ky lloj diskriminimi mori fund në mbarë SHBA-në.

24 Tetor 1939 – Në Gjermani, nazistët miratojnë një rregullore të re, sipas së cilës hebrenjtë mbi 6-vjeç, janë të detyruar të mbajnë Yllin e Davidit, shpesh me ngjyrë të verdhë, sipër rrobave të tyre për t’u identifikuar si të tillë në publik.

24 Tetor 1973 – Në Lindjen e Mesme përfundon Lufta e Yom Kippur-it, kur të gjitha palët bien dakord për një armëpushim. Lufta nisi më 6 tetor, kur një sulm i papritur i përbashkët nga Egjipti dhe Siria çau frontin izraelit, dhe pushtoi lartësitë e Sinait dhe Golanit. Pas suksesit fillestar të Egjiptit dhe Sirisë, Izraeli e rrethoi dhe bllokoi ushtrinë e tretë egjiptiane. Presioni i Bashkimit Sovjetik mbi vendet arabe, dhe presioni i SHBA-së mbi Izraelin, mundësoi arritjen e një armëpushimi.

24 Tetor 2001 – 39 persona humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë plagosen, kur përplasja e fortë mes dy kamionëve në një tunelin që lidh Zvicrën dhe Italinë në zonën e Apleve, shkakton një zjarr të madh që shembi një pjesë të tunelit.

24 Tetor 2002 –Policia amerikane arreston John Allen Muhammed dhe Lee Boyd Malvo. Ata akuzohen për vrasjen e disa personave të rastësishëm në rrethinat e Uashingtonit. Sipas policisë, vrasjet ishin kryer nga distanca, nëpërmjet një snajperi.

24 Tetor 439– Kartagjena, qyteti kryesor romak në Afrikën e Veriut, bie në duart e Vandalëve të komanduar nga mbreti i tyre Genserik.

24 Tetor 1934 – Mohandas Karamçand Gandi, i quajtur Mahatma ose “Shpirti i Madh”, jep dorëheqjen si anëtar i Kongresit në Indi.

24 Tetor 1945 – Vidkun Kuisling, kryeministri norvegjez gjatë Luftës së Dytë Botërore, ekzekutohet me vdekje nga një skuadër pushkatimi, për shkak të bashkëpunimit me nazistët.

24 Tetor 1980 – Qeveria komuniste në Poloni legalizon Sindikatën Solidarnost, që do të dëshmohej tepër e rëndësishme në imponimin e proçeseve demokratike në vend dhe shembjen e rregjimit 9 vjet më pas.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 24 tetor?Retroretrospektive

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 24 tetor 2017

Shtypi i ditës, 24 tetor 2017

Shtypi nga bota, 24 tetor 2017

Shtypi nga bota, 24 tetor 2017

Zyrtari i DASH kritik ndaj Serbisë: Nuk mund të uleni në dy ulëse!

Zyrtari i DASH kritik ndaj Serbisë: Nuk mund të uleni në dy ulëse!







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

by mirseda
12:00 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare...

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com