Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 24 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 24 shtator?

24 Shtator 1896- Lind shkrimtari i famshëm amerikan F. Scott Fitzgerald

Shkrimtari F. Scott Fitzgerald, i njohur për romanin e tij klasik amerikan “The Great Gatsby”, lindi më 24 shtator 1896 në St. Paul, Minnesota. Nëna e tij, Mary McQuillan, ishte vajza e një emigranti irlandez që ishte bërë i pasur si një shitës me shumicë në St.Paul. Fitzgerald u bë i famshëm pothuajse brenda natës me botimin e romanit të tij të parë në vitin 1920, ”Kjo anë e parajsës”.

Romani, i cili përshkruan kryesisht vitet e tij në Universitetin e Prinsonit, rrëfen historinë e përpjekjeve të një të riu për përmbushje në dashuri dhe karrierë. Suksesi i këtij romani, bëri të mundur që Fitzgerald të martohej me Zelda Sayre, të cilin e kishte takuar gjatë qëndrimit në Camp Sheridan në Alabama.

Gjatë 15 viteve që pasuan, duke u përballur vazhdimisht me “demonët” e alkoolizmit të tij dhe sëmundjes mendore të bashkëshortes, Fitzgerald gëzoi një jetë të famshme letrarë midis artistëve dhe shkrimtarëve amerikanë që kishin emigruar në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Komuniteti artistik amerikan në Evropë, përfshinte figura të tilla të shquara si Ernest Hemingëay, Archibald MacLeish, John Dos Passos dhe Gertrude Stein.

Fitzgerald ishte një shkrimtar i romaneve dhe tregimeve të shkurtra, veprat e të cilit janë evokimi i epokës së xhazit, një term që ai e shpiku për vetveten. Ai cilësohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX-të, dhe një anëtar i “Brezit të Humbur” të viteve 1920.

24 Shtator 1988- Atleti kanadez Ben Johnson vendos redord botëror në garën e 100 metrave

Kanadezi Ben Johnson, fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave në Olimpiadën e Seulit në Korenë e Jugut, duke u rikonfirmuar si njeriu më i shpejtë në botë. Ai vendosi edhe një rekord të ri botëror me 9.79 sekonda, në një ndër garat më emocionuese nën historinë e Lojërave Olimpike.

Por Johnson rezultoi pozitiv gjatë një testimi antidoping pas garës, për përdorimin e steroidëve anabolikë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, vendosi t’ia heqë medaljen e artë, duke e rrikthyer në shtëpi me turp. Atleti kanadez u ndalua të garojë për 2 vitet që pasuan, dhe iu hoqën të gjitha rekordet e tjera botërore dhe medaljet që mbante.

Ben Johnson u rrikthye në pistë janarin e vitit 1991, por nuk pati më kurrë formën e tij të vitit 1988, dhe nuk arriti dot as në finalen e 100 metrave në Olimpiadën e Barcelonës në vitin 1992.  Janarin e vitit që pasoi, ai rezultoi sërish pozitiv për përdorimin e steroidëve gjatë një aktiviteti kombëtar në Montreal, dhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës e ndaloi atë përjetësisht nga garat sportive.

24 Shtator 1925 – Franca vendos t’i paguajë SHBA-së një pjesë shumë të vogël të borxhit të saj të luftës

Franca i bën një ofertë të re Shteteve të Bashkuara, mbi pagesën e borxhit të saj të luftës prej 4 miliardë dollarësh, duke deklaruar se nuk e kishte harruar borxhin e saj ndaj Amerikës, porse nuk mundejt ta paguante borxhin e plotë, pa zhytur në mjerim ekonomik qytetarët e saj. Propozimi nga Franca, ishte që të paguante nga 5 milionë dollarë në vit për 5 pesë vjet me rradhë, pra gjithësesj vetëm 25 milionë, çka ishte një përqindje shumë e vogël e borxhit.

24 Shtator 1938 – Gjermania dhe Rusia aneksojnë Çekosllovakinë. Moska dhe Berlini paralajmërojnë Poloninë, Britaninë e Madhe dhe Francën, të qëndrojnë jashtë zonës së tyre të ndikimit, dhe të mos dërgojnë trupa në afërsi të Çekosllovakisë, pasi kjo do të konsiderohet një akt lufte.

24 Shtator 1941 – Konsulli japonez në Havai, udhëzohet të ndajë Pearl Harbor në 5 pesë zona dhe të llogarisë numrin e luftanijeve në secilën zone, si dhe t’i raportojë këto gjetje në Japoni.

Të dhënat u përdorën për planifikimin e sulmeve mbi Pearl Harbor.

24 Shtator 1964 – Raporti i Komisionit Hetimor “Warren” mbi vrasjen e Presidentit John F. Kennedy, që kishte ndodhur më 22 nëntor 1963 në Dallas të Teksasit, i dorëzohet Presidentit Lyndon B. Johnson. Përfundimi ishte se autori i dyshuar i atentatit, Lee Harvey Oswald, kishte vepruar vetëm dhe se Shërbimi Sekret kishte bërë përgatitje të dobëta për vizitën e ish-presidentit në Dallas, duke dështuar që t’i ofronte të ndjerit një mbrojtje të mjaftueshme

24 Shtator 1956- Nis funksionimin sistemi i parë i kabllove telefonike transatlantike.

24 Shtator 1957 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower, dërgon trupat federale në Little Rock, Arkansas, për të mbrojtur 9 nxënësit zezakë që do të ndiqnin shkollën e mesme së bashku me të bardhët.

24 Shtator 1962 – Universiteti i Missisipit në SHBA, pranon të rregjistrojë James Meredith si studentin e parë zezak, duke shkaktuar jo pak trazira.

24 Shtator 1996- Një traktat gjithëpërfshirës për ndalimin e testimit të armëve bërthamore, nënshkruhet nga përfaqësuesit e 71 vendeve në OKB. Aktualisht, 5 vende kryesore që kanë armë bërthamore e nënshkruan por nuk e ratifikuan marrëveshjen, ndërsa 3 të tjera nuk e kanë nënshkruar atë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 24 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 24 shtator 2017

Shtypi nga bota, 24 shtator 2017

Hoxha: PDK tejkalon kuotën gjinore për kuvendin komunal edhe në Gjakovë

Hoxha: PDK tejkalon kuotën gjinore për kuvendin komunal edhe në Gjakovë

Tronditet Pogradeci, burri vret bashkëshorten me thikë e sqepar

Tronditet Pogradeci, burri vret bashkëshorten me thikë e sqepar







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj
Sport

Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj

by mirseda
09:51 | 16/02/2026
0

Një tjetër e papritur ndodh në prag të zgjedhjeve të Federatës Shqiptare të Futbollit të kësaj të...

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

09:43 | 16/02/2026
Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

09:39 | 16/02/2026
Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

09:21 | 16/02/2026
Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Të anullohen

Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Të anullohen

09:19 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com