Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?

1497 – Eksploruesi John Cabot mbërrin në Amerikën e Veriut në Newfoundland, duke u bërë evropiani i parë që zbret në këto brigje pas vikingëve në shekullin X.

1812 – Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman duke filluar pushtimin e Rusisë. Historianët thonë se arsyeja e pushtimit ishte mungesa e vullnetit të Rusisë për të mbështetur sistemin kontinental që Napoleoni e kishte krijuar për vendosjen e një bllokade mbarë-evropiane ndaj Anglisë – të tjerë thonë se ishte euforia, mania e madhështisë – reflekse të fuqisë së pakontrolluar.

1842 – Lindi Ambrose Bierce, shkrimtar, poet, gazetar, eseist amerikan. Pavarësisht reputacionit si kritik i hidhur, Bierce ishte i njohur për nxitjen e shkrimtarëve të rinj. Stili i tij shpesh përfshin imazhe të errëta, referenca të paqarta në kohë, përshkrime plot nënkuptime, dhe tema të luftës. Në vitin 1913, Bierce udhëtoi në Meksikë për të fituar përvojë të dorës së parë të Revolucionit meksikan. Ndërsa udhëtonte me trupat kryengritëse, ai u zhduk pa lënë gjurmë. “Devil’s Dictionary”, përshkrim sarkastik, tallës, por i vërtetë i fjalëve dhe shprehjeve, është libri i tij më i përhapur.

1846 – Paris, Francë; Adolf Sax regjistron shpikjen e tij. Lindur në një familje belge me tradita në krijimin e intrumenteve frymorë të muzikës, Saks i gjeti të hedhura bazat për zbulimet e ardhshme – më i suksesshmi, SaksofonI.

1880 – “O Kanada”, interpretohet për here të parë në Kongresin kombëtar të franko – kanadezëve; kënga u bë himni i Kanadasë.

1913 – Lufta ballkanike; Greqia dhe Serbia anulojnë aleancën e tyre me Bullgarinë. Nga Lufta e Dytë Ballkanike, Serbia doli si shteti më i fuqishëm ushtarakisht në jug të Danubit. Ndërkohë, Shqipëria fitoi zyrtarisht pavarësinë, sipas kushteve të Traktatit të Londrës, me këmbënguljen e fortë të Austro-Hungarisë dhe Italisë, të dy këto vende duke shpresuar për të kontrolluar për veten e tyre shtetin e ri, dhe në këtë mënyrë ngushticën e Otrantos në Adriatik. Me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë, sipas Protokollit të Firencës (17 dhjetor 1913), serbët humbën çmimin e daljes në det, dhe grekët rajonin e Shqipërisë jugore; Bullgaria, nga ana e saj humbi të gjitha territoret e fituara në luftërat ballkanike. Gjithashtu, u krijua një territor ri i quajtur ‘Serbia Jugore’, që më pas do të njihej si Maqedonia.

1914 – Lindi Cecile Pearl Witherington Cornioley, agjente e fshehtë britanike, Lindur në Paris nga prindër britanikë, ajo arratiset nga Franca kur gjermanët pushtojnë vendin më 1940. Në dhjetor mbërriti në Londër, ku gjeti punë me Ministrinë e Aviacionit. E vendosur për të luftuar kundër pushtimit gjerman të Francës, ajo iu bashkua Operacioneve Speciale Ekzekutive (SOE), krijuar në kuadër të planit të Çurcillit për ‘ndezjen Evropës në flakë’. Me emrin e koduar “Marie”, Witherington u hodh me parashutë në Francën e pushtuar më 22 shtator të vitit 1943. Aq me vlerë ishte veprimtaria për aleatët – sa gjermanët vunë një shpërblim prej 1 milionë frangash për kapjen e saj. Pas Luftës, Witherington jetoi herë në Angli, herë në Francës – vdiq në Paris më 2008.

1916 – Aktorja Mary Pickford bëhet ylli i parë femër që nënshkruan kontratë milionë dollarëshe në Hollywood. Lindur në Toronto, Kanada më 1892, e pagëzuar si Gladys Mary Smith, ajo u bë aktore, regjisore dhe skenariste e njohur me emrin ‘e dashura e Amerikës’ në periudhën e filmit pa zë. Vdiq më 1979, në Santa Monika, Kaliforni.

1939 – Sekretari amerikan i shtetit Kordell Hull thërret ministrin shqiptar Faik Konica për ta informuar se misioni tij në Uashington kishte marrë fund pas vendimit të qeverisë kukull italiane të Tiranës për të mbyllur legatat dhe konsullatat shqiptare jashtë vendit.

1948 – Fillimi i bllokadës së Berlinit: Bashkimi Sovjetik bën të pamundur udhëtimin me rrugë tokësore ndërmjet Gjermanisë Perëndimore dhe Berlinit Perëndimor.

1997 – Administrata e Forcave Ajrore amerikane publikon raportin Roswell, mbi rastin e vitit 1947 në Roswell, Nju Meksikë, incident që lidhet me Objektet Fluturues të Padentifikuar (UFO). Raporti shpall se pas shqyrtimit të çështjes, nuk u gjet asnjë provë ose informacion se “Incidenti Roswell” lidhje me fenomenin UFO; nga identifikimi i mbetjeve doli se ato ishin pjesë e një baloni-tollumbac dhe se shprehja “disk fluturues” u përdor si termi më i përshtatshëm nga shtypi vendor i kohës për të përshkruar rrëzimin e një tollumbaci gjigand ushtarak, i pajisur me aparatura për parashikimin e motit.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?retrospektive

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Shqipëria në heshtje zgjedhore, ja ç’ndodh nëse partitë shkelin kodin

Shqipëria në heshtje zgjedhore, ja ç’ndodh nëse partitë shkelin kodin

Haradinaj zbulon paktin me VV: I ofrova postin e Kryeministrit, por e refuzuan

Haradinaj zbulon paktin me VV: I ofrova postin e Kryeministrit, por e refuzuan

Trump vazhdon listën e Bush, kush janë 37 shqiptarët “non grata” për Amerikën

Trump vazhdon listën e Bush, kush janë 37 shqiptarët “non grata” për Amerikën







JU REKOMANDOJMË

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

GJKKO nis gjykimin për të pandehurit Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan Tafanin
Aktualitet

GJKKO nis gjykimin për të pandehurit Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan Tafanin

by mirseda
14:48 | 12/12/2025
0

GJKKO ka nisur gjykimin për të pandehurit Laert Haxhiu, Kristi Bixheku, Artan (Marjus) Tafani. Vendimi erdhi pas...

“Kjo botë s’është e atyre ‘mor jahu na bjer një teke tjetër!’”, batuta e Ramës

“Kjo botë s’është e atyre ‘mor jahu na bjer një teke tjetër!’”, batuta e Ramës

14:37 | 12/12/2025
Rama: Jemi të parët në rajon, 42 mijë të rinj të punësuar në 5 vite

Rama: Jemi të parët në rajon, 42 mijë të rinj të punësuar në 5 vite

14:21 | 12/12/2025
Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin

10:59 | 12/12/2025
Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

10:48 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com