E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Trump vazhdon listën e Bush, kush janë 37 shqiptarët “non grata” për Amerikën

Presidenti Trump ka vazhduar edhe për një vit vendimin e marrë nga ish-presidenti George W.Bush, lidhur me ndalimin ndaj personave nga Ballkani që duan ta vizitojnë Amerikën.

Urdhri ekzekutiv i emergjencës kombëtare u nënshkrua më 2001 dhe ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së.

Në listën e personave të ndaluar janë një numër i madh politikanësh, të cilët dikur kanë qenë ish-guerilë të ushtrive shqiptare në rajon, UÇK, UÇPMB dhe UÇK-kombëtare, por edhe nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Bosnja e Hercegovina.

Në këtë listë janë edhe 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike, përfshirë edhe disa nga ata që tanimë kanë vdekur ose janë vrarë në rrethana të pasqaruara.

“Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur. Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë. Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, shkruhet në sqarimin e kësaj liste.

Emrat e plotë të 37 shqiptarëve që gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve:

Xhevat Ademi

Nuri Behxheti

Adil Gafurri

Idajet Beqiri

Tahir Dalipi

Haradin Bala

Gafurr Elshani

Sabit Gashi

Skënder Hebibi

Xhavit Hasani

Kastriot Haxhirexha

Xhemajl Hyseni

Izmet Kryeziu

Menduh Thaçi

Ton Marku

Xhavit Morina

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefket Musliu

Rrustem Mustafa

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Daut Rexhepi

Sait Rushiti

Rexhep Selimi

Shaqir Shaqiri

Emrush Suma

Azem Syla

Sami Ukshini, komandant “Sokoli”

Shefit Xhaferi

Emrush Xhemajli

Muhamet Xhemajli

Avdyl Jakupi

Xhezair Shaqiri

Sami Lushtaku

Nevzat Halili

Ramiz Lladrovci

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...