Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 24 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 24 korrik?

1487 – Qytetarët në Leeuwarden, Holandë, hidhen në grevë kundër një mase që ndalonte importimin e birrës. Prodhimi i birrës njihej pak në atë kohë në vendet skandinave, prandaj holandezët shqetësoheshin se do të mbeteshin pa birrë nga ndërprerja e furnizimit nga jashtë – dhe greva ndikoi në ndryshimin e prirjes. Sot birra holandeze Heineken është më e shitura dhe në botë. Në vitet 1800, Gerard Adriaan Heineken vendosi të hapë një fabrikë birre në Amsterdam. Heineken donte për të futur një kulturë birre në Amsterdam dhe më pas në pjesën tjetër të Holandës – ai pati sukses. Gerard Heineken kishte jetuar prej vitesh në Francën dhe përdori lidhjet a kontaktet që birra me emrin e tij, Heineken, të eksportohej në Paris dhe më pas në botë.

1701 – Francezi Antoine de la mothe Cadillac krijon një pike tregtare në Fort Pontchartrain, që më vonë do të njihej si Detroit, Michigan. Dy industrialistë, William H. Murphy dhe Henri M. Leland, e nderuan themeluesin e qytetit duke përdorur emrin e tij, Cadillac, për kompaninë e tyre në vitin 1902. Detroit u bë qendra botërore e prodhimit të automobilave në shekullin e 20.

1847 – Pas 17 muaj endjesh e udhëtimi, Brigham Young mbërrin me 148 pasues mormonë në luginën Salt Lake, duke rezultuar në krijimin e qytetit Salt Lake. Kjo ditë përkujtohet si festë shtetërore në Utah.

1901 – Shkrimtari amerikan O. Henry lirohet nga burgu në Columbus, Ohio pasi shërbeu tre vjet për përvetësim të hollash nga një bankë ku ai punonte. Emri i tij ishte William Sydney Porter, lindur më 1867; i njohur me emrin e penës O. Henry, shkrimtar, mjeshtër tregimesh të shkurtra. Më 23 nëntor, 2011, Barack Obama citoi O. Henrin gjatë ceremonisë së faljes së dy gjelave të quajtur “Liri” dhe “Paqe”, me rastin e ditës së Falenderimeve. Në shtator 2012, dy avokatë nga Teksasi paraqitën një kërkesë për falje pas-vdekjes të shkrimtarit të madh; po atë vit shërbimi postar amerikan lëshoi pullën me fotografinë e O. Henrit. Përpjekje të mëparshme janë bërë për faljen e O’Henrit, pas vdekjes – nga administratat Woodrow Wilson, Dwight Eisenhower dhe Ronald Reagan – por deri më 2012, askush nuk ishte munduar të paraqiste një kërkesë formale. O. Henri vazhdon të mbajë “njollën” e tij në biografi si i dënuar ordiner.

1910 – Trupat osmane marrin qytetin e Shkodrës, duke shtypur kryengritjen shqiptare të vitit 1910 – Kryengritja ishte reagim ndaj politikave të centralizimit të qeverisë së ‘Turqve të Rinj’ në Shqipëri (disa mendojnë se kryengritja u nxit edhe nga Serbia, që synonte dobësimin e osmanëve për qëllimet e veta. Kryengritja e vitit 1910 ishte e para e një serie kryengritjesh të mëdha. Taksat e reja çuan në aktivitetin e Isa Boletinit për të bindur udhëheqësit shqiptarë – që ishin përfshirë në një kryengritje më 1909 – të provonin një tjetër kryengritje. Sulmet shqiptare mbi osmanët në Prishtinë e Ferizaj, vrasja e komandantit osman në Pejë, bllokimi i hekurudhës në Shkup dhe i Grykës së Kaçanikut bënë që osmanët të hidheshin në operacione ushtarake. Pas dy javë luftimesh të ashpra forcat shqiptare u tërhoqën në rajonin e Drenicës, ndërsa ushtria osmane pushtoi qytetet Prizren e Gjakovë. Osmanët rimorën Pejën më 1 qershor 1910 dhe dy muaj më vonë hynë Shkodër. Raprezaljet kundër popullatës shqiptare ishin të rënda: pati ekzekutime në masë dhe shumë fshatra dhe prona u dogjën. Për më tepër, shumë shkolla u mbyllën, dhe publikimet në alfabetin shqip, i cili ishte miratuar dy vjet më parë në Kongresin e Manastirit, u shpallën të paligjshme. Gazetarë dhe botues u gjobitën ose u dënuan me vdekje. Kultura dhe atdhetarizmi shqiptar morrën grusht të rëndë – ishte korrik i vitit 1910.

1923 – Traktati i Lozanës, që përcakton kufijtë e Turqisë moderne, u nënshkrua në Zvicër nga Greqia, Bullgaria dhe vende të tjera që luftuan në Luftën e Parë Botërore

1943 – Lufta e dytë Botërore, Gjermani; fillon Operacioni Gomora: aeroplanët britanikë dhe kanadezë bombardojnë Hamburgun natën, dhe aeroplanët amerikanë hedhin bomba ditën. Deri në fund të operacionit në nëntor, u hodhën 9000 ton eksploziv, u vranë më shumë se 30,000 njerëz dhe u shkatërruan 280,000 ndërtesa.

1967 – Gjatë një vizite zyrtare në Kanada, presidenti francez Charles de Gaulle deklaron para një turmë prej mbi 100.000 vetësh në Montreal: “Vive Le Quebec Libre.” “Rroftë Kuebeku i lirë!”. Deklarata, e interpretuar si mbështetje për pavarësinë e KuebeKut, kënaqi shumë franko-kanadezë, por zemëroi qeverinë kanadeze dhe shumë anglo-kanadezë.

1972 – Grupi Bugojno kapet nga forcat jugosllave të sigurimit. Bugojno ishte emri i formacionit paraushtarak kroat në mërgim, i cili ishte infiltruar në Jugosllavi më 20 qershor 1972 për të nxitur një rebelim kundër qeverisë socialiste jugosllave. Grupi Bugojno ishte pjesë e Organizatës Revolucionare Vëllazëria Kroate formuar në Australi në vitin 1961 dhe ishte aktive në Evropë dhe SHBA. Qëllimi i tyre shkëputja dhe pavarësia e Kroacisë nga Jugosllavia.

2001 – Simeon Sakse-Koburg-Gotha, Cari i fundit i Bullgarisë, i larguar kur ai ishte fëmijë, u betua si kryeministër i Bullgarisë pas-komuniste, duke u bërë monarku i parë në histori që rimerrte pushtetin politik përmes zgjedhjeve demokratike në një zyrë të re.

2002 – SHBA; Ligjvënësi demokrat Xhejms Traficant përjashtohet nga Kongresi në një votim 420 me 1. Më pas, ai u dënua për korrupsion gjatë perudhës si ligjvënës dhe u lirua më 2 shtator 2009, pas 7 vjetësh në burg. Në shkurt të vitit 1999, kur kishte qenë ligjvënës, Trafikan vizitoi Shqipërinë – shumë shqiptarë e kujtojnë atë për slloganin anti-komunist “better dead than red” (më mirë i vdekur sesa i kuq).

Tags: Çfarë ka ndodhur më 24 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Erdogan, Gjermanisë: S’mund të ndërhyni në çështjet tona të brendshme

Erdogan, Gjermanisë: S'mund të ndërhyni në çështjet tona të brendshme

Rritja e çmimit të ujit me 20 lekë, Veliaj: Ja pse e propozuam

Rritja e çmimit të ujit me 20 lekë, Veliaj: Ja pse e propozuam

Ikën Nishani, Meta sot President me 21 të shtëna topi. Detaje nga ceremonia

Ikën Nishani, Meta sot President me 21 të shtëna topi. Detaje nga ceremonia







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër
Aktualitet

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

by mirseda
16:27 | 14/02/2026
0

Policia ka goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës. Në pranga për...

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Zarf i zi/ Kristi Lamaj largohet nga Big Brother VIP

Zarf i zi/ Kristi Lamaj largohet nga Big Brother VIP

16:11 | 14/02/2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, të hënën shqyrtohet imuniteti

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, të hënën shqyrtohet imuniteti

16:07 | 14/02/2026
“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj!

Ish-deputeti mori postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Berisha sulmon ashpër Dash Sulën

15:35 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com