Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 24 gusht?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 24 gusht?

1690 – Themelohet qyteti Kalkuta, Indi.

1814- Trupat britanike dogjën rezidencën e presidentit amerikan, e cila akoma nuk njihej me emrin Shtëpia e Bardhë. Ata dogjën gjithashtu edhe Kapitolin, si dhe shumë ndërtesa të tjera qeveritare në Washington.

Pushtimi dhe djegia e kryeqytetit përfaqësonte humbjen më serioze që pësuan Shtetet e Bashkuara në luftën e vitit 1812 me Anglinë. Këto zhvillime ishin rezultat i konflikteve lidhur me lirinë e ujërave detare. Britanikët ishin në luftë me francezët dhe po u prisnin rrugën anijeve tregtare amerikane, të cilat mendohej se dërgonin mallra në Francë. Kur anijet e Marinës Mbretërore ndalonin anije amerikane, nganjëherë ata i detyronin anëtarët e ekuipazhit amerikan të bashkoheshin me Marinën Britanike. Kishte raste kur sekuestrohej ngarkesa e anijes, megjithëse mund të mos ishte nisur për në Francë. Qeveria amerikane tha se akte të tilla përbënin shkelje të lirisë së përdorimit të ujërave detare dhe u angazhua në luftë për të mbrojtur anijet tregtare amerikane si dhe lirinë e lëvizjes së anijeve amerikane në rrugët detare. Lufta e vitit 1812 zgjati deri në nënshkrimin e një traktati për paqe në dhjetor të vitit 1814, i cili u ratifikua nga Senati Amerikan në shkurt të vitit 1815. Sipas kushteve të traktatit, secila palë do të tërhiqej nga territoret e pushtuara dhe çdo gjë do të kthehej pak a shumë në gjendjen e para luftës. Pas përfundimit të luftës ndërmjet Britanisë dhe Francës, mosmarrëveshjet që kishin çuar në shpërthimin e luftës së vitit 1812, u fashitën.

1899- Një prej figurave letrare më unike të shekullit 20, Jorge Luis Borges, u lind në Argjentinë, në 24 gusht 1899. Si një mjeshtër i tregimeve të shkurtër, Borgesi shkroi për botën kriminale të Argjentinës dhe krijoi botë që rroknin magjepsjen e tij pas konceptit të pafundshmërisë. Poemat e tij përkujtojnë kulturën unike dhe traditat e kryeqytetit, Buenos Aires, ku ai jetoi deri ditën që vdiq, në 1986.
Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për letërsinë. “Ndihem pakëz i turpëruar që marr Nobelin, sidomos duke patur parasysh që Borgesi nuk e mori asnjëherë”, tha shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa pasi e fitoi çmimin në 2010.

1932- Amelia Earhart u bë e para grua që përshkonte me aeroplan hapësirën ajrore mbi territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara në një udhëtim pa ndalesa.

Fluturimi prej 4 mijë e 300 kilometrash, nga Los Angeles i Kalifornisë për në Newark të shtetit New Jersey zgjati 20 orë. Zonja Earhart e bëri udhëtimin e saj në një aeroplan me dy motorë, që ishte ndërtuar në përputhje me kërkesat e saj specifike. Kjo nuk ishte as hera e parë, as e fundit që zonja Earhart vendoste një rekord në fushën e aviacionit. Ajo ishte gruaja e parë që, si udhëtare, përshkonte hapësirën ajrore mbi Oqeanin Atlantik si dhe gruaja e parë që fluturoi vetëm nga Ishujt e Havait për në territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara. Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë që fluturonte e vetme mbi Oqeanin Atlantik dhe nga Kontinenti Amerikan për në Havai.

1912 – Alaska bëhet territor i Shteteve të Bashkuara.

1960 – Temperatura zbret në −88 °C në Vostok, Antarctica — rekord botërorë i temperaturës më të ulët.

1981 – Mark David Chapman dënohet me 20 vite heqje lirie për vrasjen e këngëtarit John Lennon.

1991 – Ukraina shpall pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 24 gusht?retrospektive

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
EMRAT/ Abuzuan me detyrën, arrestime dhe shkarkime në policinë e Tiranës

EMRAT/ Abuzuan me detyrën, arrestime dhe shkarkime në policinë e Tiranës

Lufta kundër kanabisit, Rama: Kemi emrat e feudëve

Infermierja, Ramës: Nëse do të bësh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës

Kërcënimet për sulme nga ISIS, policia shton masat e sigurisë

Kërcënimet për sulme nga ISIS, policia shton masat e sigurisë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com