1209 – Masakra në Beziers: sulmi i parë i madh ushtarak i Kryqëzatës kundër Albigensian – ishte fushatë ushtarake e filluar nga Papa Innicent III për të zhdukur katharët në Languedoc në jug të Francës – rreth një milion njerëz vdiqën gjatë kryqëzatës që zgjati 20 vjet. Katharizmi me rrënjë në lëvizjen pauliciane në Armeni dhe bogomile në Ballkan, bazohej në parimet e teologjisë dualiste të krishtërimit të pastër “catharsis” që ndiqej edhe nga disa ‘Albanenses’. Sipas Enciklopedisë Katolike (1913), Albanenses ishin një grup katharësh në Shqipëri, rreth shekullit VIII. Të përndjekur për besimin e tyre, ata kaluan në Itali dhe një pjesë u vendos në jug të Francës, ku duket se ruajtën emrin Albigensian, por ku edhe Arnaud si emër personi ndeshet jo rrallë.
1456 – Luftërat Osmane në Europë: Rrethimi i Beogradit – John Huniadi, regjent i Mbretërisë së Hungarisë, mposht Mehmetin II të Perandorisë Osmane.
1535 – Të krishterët marrin Tunisin gjatë kryengritjen kundër admiralit osman Barbarosa ose Mjekërkuqi – lindur me 1478 si Hayreddin Hızır Reis, në familje shqiptare, në Lesbos, ku i ati ishte komandant garnizoni osman – karrierën detare e filloi si pirat – vdiq më 1546.
1796 – Themelohet qyteti Kleveland, Ohio, nga gjenerali Moses Cleveland. Në vitin 1820, vendbanimi kishte jo më shumë se 150 njerëz. Pas ekspeditës më 1796, Moses kurrë nuk u kthye në Ohajo ose në qytetin që mban emrin e tij. Ai vdiq në Canterbury, Connecticut. Sot, një shtatore e tij qëndron në sheshin kryesor në Cleveland, me rreth 400-mijë banorë.
1849 – Lindi Emma Lazarus, poete amerikane (vdiq më 1887) e njohur mirë për “The New Colossus”, poezi e shkruar në vitin 1883; vargjet e saj janë gdhendur në një pllakë bronzi në piedestalin e Statujës së Lirisë, e vendosur në vitin 1903 në Nju Jork.
1894 – Gara e parë motor zhvillohet në Francë, mes qyteteve Paris dhe Rouen. Shpejtësia maksimale e garës arriti 25 km në orë.
1934 – Vjedhësi i madh i bankave John Dillinger vritet nga FBI.
Kur Xhon Dillinger u qëllua nga agjentët federalë në vitin 1934, ai ishte cilësuar nga Departamenti i Drejtësisë “Armiku Nr. 1”. I lindur në vitin 1903, në Indianopolis, Indiana, ai është legjendë e vjedhjes së bankave në Shtetet e Bashkuara. Në maj të vitit 1933, Dillinger u lirua me kusht nga burgu i shtetit Indiana, ku kishte kaluar mbi 8 vjet në qeli i dënuar për grabitje bankash. Në shtator, ai ishte sërish në burg, duke pritur gjykimin për vjedhje bankash. Në tetor të ’33-shit, ai arratiset nga burgu dhe me bandën e tij vazhduan thyerjet e bankave në Indiana dhe më pas u largua për në Florida dhe Arizona. Pas kapjes në këtë të fundit, u depërtua për në Indiana, ku përsëri arriti të arratisej. U drejtua për në Çikago, duke tërhequr vëmendjen e investigatorëve federalë (një sektor që më pas u quajt FBI). Me reputacionin që gëzonte, tashmë ai e kishte fituar statusin e një heroi popullor. Me një informacion të Ana Cumpanas, të quajtur nga media “Lady in red”, për shkak të veshjes së saj, agjentët federalë i zunë pritë Dillinger jashtë Teatrit në Çikago, ku ai sapo kishte parë “Melodramën e Manhatanit”. Pas shkëmbimit të zjarrit, Dillinger u vra.
1942 – Qeveria e Shteteve të Bashkuara fillon racionimin e benzinës për shkak të kërkesave të kohës së luftës. Historia ka tregua se racionimet ose ndalimet shpesh çojnë në furnizime të paligjshme të tregut, ose treg të zi.
2003 – Vdes Dhimitër Shuteriqi, shkrimtar shqiptar. Jetoi në tri periudha mbretërinë, socializmin dhe demokracinë. Ai mbi të gjitha i ka dhënë letërsisë kombëtare duke shkruar dhe historinë e saj.
Fusha kryesore e punës së Dhimitër Shuteriqi si shkencëtar ka qenë historia e letërsisë, tradita e hershme e shkrimit të shqipes, folklori dhe disa figura historike. Kërkimi në këto fusha është kurorëzuar me botimin e një korpusi veprash e studimesh që hedhin dritë jo vetëm në fillimet e shkrimit shqip (“Shkrimet shqipe”, 1965, 1976, dhe “Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në v. 879–1800, 2005), por dhe në rrënjët e traditave letrare-kulturore, në procese e figura të shquara të letërsisë së humanizmit, të Mesjetës dhe të Rilindjes Shqiptare, duke vënë në qarkullim tekste të panjohura dhe ide të reja shkencore.