Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 20 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 20 shtator?

Sophia Loren

20 Shtator 1934 – Lind aktorja italiane me famë ndërkombëtare, Sophia Loren

Tetëdhjetë e tre vjet më parë lindi në Romë Sofia Villani Scicolone, që më vonë e u bë njohur si Sophia Loren, diva e kinematografisë italiane dhe botërore. Loren u rrit në një familje të varfër në Napoli. Në adoleshencë, filloi të marrë pjesë në disa konkurse bukurie, ku tërhoqi vëmendjen e producentit italian Carlo Ponti (1912-2007).

Në fillimin e viteve 1950, Ponti (që më vonë prodhoi realizoi filmin “La Strada” të Federico Fellinit dhe “Doktor Zhivago” në vitin 1965), filloi ta angazhonte në disa role të vogla dhe nga mesi i viteve 1950, simpatikja me flokët e errëta (tashmë e njohur si Sophia Loren), ishte shndërruar në një yll kinemaje në Itali.

Ajo fitoi famën ndërkombëtare në filmin në gjuhën angleze të vitit 1957, “Boy on a Dolphin”, duke aktruar në krah të Alan Ladd, dhe më pas në “The Pride and the Passion”, ku interpretoi së bashku me Frank Sinatra dhe Cary Grant (The Defiant Ones, Judgment at Nuremberg, Guess Who’s Coming to Dinner).

Në vitin 1957, Loren u martua në Meksikë me Pontin e divorcuar me prokurë, gjë që shkaktoi një skandal në Itali, një vend tejet katolik ku divorci asokohe ishte i paligjshëm. Loren vazhdoi të realizonte filma në Itali dhe SHBA, përkrah një liste të gjatë aktorësh yje të Hollivudit. Ajo u shfaq në krah të Clark Gable në vitet 1960 me “Is Started in Naples”, me Peter Sellars në “The Millionairess” në vitin 1960 dhe Charlton Heston, dhe “El Cid” në vitin 1961.

Në vitin 1962, Loren fitoi çmimin “Academy Award” për rolin e saj të vejushës, të mbërthyer në një trekëndësh dashurie me vajzën e saj adoleshente në filmin italian “Dy gratë” (provomuar në SHBA në vitin 1961, në Shqipëri i njohur më mirë si “Çoçaria”). Fitimi i çmimit Oscar e bëri atë aktoren e parë që e merrte këtë çmim, për një film në gjuhë të huaj.

Ndër filmat e tjerë ku luajti Loren në vitet 1960 ishin “Lady L” (1965) me Paul Newman, “Arabesque” (1966) me Gregory Peck dhe “A Countess from Hong Kong” (1967) me Marlon Brando, nën rregjinë e Charlie Chaplin, që ishte edhe filmi i tij i fundit në këtë rol.

Pas lindjes së dy djemve të saj, Loren u tërhoq disi nga karriera si aktore, dhe filloi të shfaqej gjithnjë e më rrallë. Në vitin 2002, ajo luajti në filmin “Betëeen Strangers”, me rregji të djalit të saj më të vogël, Edoardo Ponti.

20 Shtator 1946 – Mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Filmit në Kanë

Festivali u çel më 20 shtator 1946, dhe në të u përfaqësuan fillimisht 18 vende. Organizatorët e

vunë me tëpër theksin në stimulimin e krijimeve kombëtare, sesa tek vetë konkurrenca. Nëntë filma u nderuan me çmimin kryesor:Grand Prix du Festival. Në fundin e viteve 1930, i tronditur nga ndërhyrja e qeverive fashiste të Italisë dhe Gjermanisë në përzgjedhjen e filmave në Festivalet e Filmit në Venecia, Ministri francez i Arsimit, Jean Zay, vendosi të krijojë një organizatë ndërkombëtare të festivalit kinematografik në Francë, me propozimin e Philippe Erlanger dhe mbështetjen e britanikëve dhe amerikanëve.

Shumë qytete u propozuan si kandidate për organizimin e festivalit si Vishi, Biaric apo Alzher, edhe pse në fund u zgjodh Kana. Në qershorin e vitit 1939, Louis Lumière pranoi të ishte presidenti i festivalit të parë, që do të mbahej në datat 1-30 shtator. Por sulmi gjerman ndaj Polonisë më 1 shtator 1939, i pasuar nga deklarata e luftës kundër Gjermanisë nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar më 3 shtator, pamundësoi mbajtjen e edicionit të parë të festivalit. Ai mbeti pezull gjatë viteve të luftës, ndërsa përpjekja e dytë u bë më 20 shtator 1946.

Filmat e paraqitur në festivalin e parë përfshinin “Lost Weekend” me rregji të Billy Wilder, “Brief Encounter” nga David Lean, “Rome Open City” i Roberto Rossellinit, “Gaslight” i George Cukor, “Make Mine Music” nga Walt Disney, “Notorious” i Alfred Hitchcock dhe ”The beauty and the beast” me rregji të Jean Cocteau.

20 Shtator 480 P.E.S- Grekët fitojnë betejën e Salaminës

Beteja e Salaminës, shënoi një pikë kthesës në luftërat greko-persiane. Pas Salaminës, Peloponezi dhe Greqia si një entitet, ishin të sigurta nga rreziku i pushtimit, dhe persët pësuan një goditje të madhe në prestigjin dhe moralin e tyre (si dhe humbje të rënda materiale).

20 Shtator 1187- Nis rrethimi i Jerusalemit

Rrethimi i Jeruzalemit nisi më 20 shtator 1187 dhe përfundoi më 2 tetor 1187 me rimarrjen e Jerusalemit nga ushtria islamike e udhëhequr nga Saladini, dhe me rrëzimin e plotë të mbretërisë kryqtare të Jeruzalemit. Kjo ngjarje do të provokonte Kryqëzatën e Tretë, duke i siguruar asaj kauzën kryesore:t’ia rrikthente për të dytën herë Jerusalemin Krishtërimit.

20 Shtator 1984 – Njerëz persona humbën jetën gjatë shpërthimit në ambasadën e SHBA-së në Liban. Kamikazi, një anëtar i grupit ekstremist, Xhihadi Islamik – shpërtheu një kamion që kishte të ngarkuar 500 kg eksploziv para hyrjes së ambasadës. Dhjetëra të tjerë u plagosën, si pasojë e rrënimit të pjesës së përparme të godinës 5-katëshe. Mes të plagosurve ishte edhe vetë ambasadori amerikan SHBA, Reginald Bartholomew, i cili kishte mbetur varrosur nën rrënoja, duke u shpëtuar mrrekullisht nga i dërguari special britanik në Bejrut, David Myers.

20 Shtator 1519 – Ferdinand Magellani niset nga Spanja për një udhëtim detar përreth botës.

20 Shtator 1952 – Shkencëtarët konfirmojnë se ADN-ja e njeriut, përmban të dhëna të trashëguara.

20 Shtator 2000- Selia e shërbimit sekret britanik MI6 në Londër, sulmohet nga një grup i paidentifikuar me një raketë anti-tank RPG-22.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 20 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 20 shtator 2017

Shtypi nga bota, 20 shtator 2017

Kurban Bajrami, Basha: Ditë përgjegjësie, sidomos për politikën

“Këtu çdo gjë po merr fund”, Basha publikon denoncimin e radhës

Memaliaj/ Kishte fshehur 7 pako me kanabis në banesë, arrestohet 41-vjeçari

Memaliaj/ Kishte fshehur 7 pako me kanabis në banesë, arrestohet 41-vjeçari

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

by mirseda
10:06 | 16/07/2025
0

Dy autorët të vrasjes së Renis Dobrës janë arrestuar nga policia disa ditë pas ngjarjes së rëndë....

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

09:47 | 16/07/2025
U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

08:52 | 16/07/2025
E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

08:48 | 16/07/2025
Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

08:21 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com