Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 20 Mars? Vdekja e Zezë përfshiu Evropën

7 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 20 Mars? Vdekja e Zezë përfshiu Evropën

20 Mars 1345- Në Europë shpërthen pandemia e Vdekjes së Zezë

Sipas studiuesve të kohës në Universitetin e Parisit, Vdekja e Zezë u krijua më 20 mars 1345, nga ajo që ata e quanin “një bashkim i trefishtë i Saturnit, Jupiteri dhe Marsit në shkallën e 40-të të Ujorit”. Vdekja e Zezë, e njohur edhe si Murtaja, përfshiu Europën, Lindjen e Mesme dhe Azinë gjatë shekullit XIV, duke lënë pas mbi 100 milionë të vdekur.

Pavarësisht nga ajo që thoshin këta studiues, tanimë dihet se murtaja bubonike, sëmundja më e zakonshme e njohur si Vdekja e Zezë, është shkaktuar nga bakteri “yersinia pestis” .Murtaja shkaktohej nga pleshtat që udhëtonin zakonisht me minjtë, por që hidheshin në gjitarë të tjerë kur minjtë ngordhnin.

Rastet më të shpeshta, u shfaqën fillimisht tek banorët e Mongolisë rreth vitit 1320. Zakonisht, njerëzit që prekeshin nga murtaja ankoheshin për dhimbje koke, ethe dhe të dridhura. Gjuhët e tyre merrnin shpesh një ngjyrë të bardhë, para se të kishte një ënjtje të madhe të gjëndrrave limfatike.

Në fund, shfaqeshin në trup njollat ​​e zeza dhe të purpurta; dhe vdekja e tyre mund të ndodhte brenda një jave. Më vonë, u zhvillua një formë pneumonike e murtajës që ishte më pak e zakonshme, por që vrau 95 për qind të njerëzve që u prekën prej saj.

Pasi fiset nomade mongole u shkatërruan nga murtaja, sëmundja u shpërngul në jug dhe lindje, në Kinë dhe Indi. Kudo që përhapej, numri i të vdekurve ishte i lartë. Mendohet se sëmundja u përhap në Evropë më 1345. Në një incident të njohur, tatarët, një grupim turqsh, po luftonin kundër italianëve nga Xhenova në Lindjen e Mesme, kur tatarët u prekën papritmas nga Murtaja. Thuhet se ata filluan të hidhnin trupat e vdekurve mbi armiqtë e tyre, të cilët u kthyen në Itali me këtë sëmundje.

Megjithëse kjo histori mund të mos jetë e vërtetë, është e sigurt që minjtë e mbartën murtajën me anije nga Azia dhe Lindja e Mesme në Evropë. Ajo filloi të godasë kudo, në të gjithë qytetet-porte. Në Venecia, 100.000 njerëz vdiqën në total, me 600 të vdekur çdo ditë në kulmin e shpërthimit.

Në 1347, sëmundja depërtoi në Francë dhe vetëm në Paris humbën rreth 50.000 njerëz. Një vit më pas, viktimë ra edhe Britania e Madhe. Deri në kohën kur përfundoi më e keqja më 1352-shin, një e treta e popullsisë së kontinentit kishte vdekur. Shkatërrimi në këtë shkallë, nxori më të keqen tek njerëzit.

Shpesh për sëmundjen nuk fajësohej lëvizja e yjeve, por pakicat në komunitete. Shtrigat dhe ciganë, ishin vazhdimisht në shënjestër. Mijëra hebrenj u torturuan, dhe u dogjën në turrën e druve, si fajtorë për shfaqjen e Vdekjes së Zezë. Ndërkohë predikues të ndryshëm fetarë, pohuan se sëmundja ishte një lloj ndëshkimi imi i Perëndisë për imoralitetin e njerëzve.

Shumë njerëz iu rikthyen lutjeve, dhe ata që i mbijetuan Murtajës ia atribuonin fatin e tyre të mirë përkushtimit fetar, çka solli ngritjen e sekteve të ndryshme fetare. Ndërkohë, disa të tjerë përdorën kura të padobishme në shtëpi për të shmangur sëmundjen, duke u larë në urinë ose me gjakun e menstruacioneve të grave në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur prekjen nga sëmundja. Murtaja u shfaq periodikisht deri në vitet 1700, por asnjëherë nuk arriti përmasat epidemike të shekullit XIV.

20 Mars 1995 – Metroja e Tokios në Japoni sulmohet me gazin helmues Sarin

Disa pako me gazin vdekjeprurës sarin, shpërthejnë në sistemin e metrosë të Tokios, duke vrarë 12 njerëz dhe plagosur mbi 5.000 të tjerë. Gazi Sarin u shpik nga nazistët, dhe është një nga gazet nervore më vdekjeprurëse të njohura për njeriun. Policia e Tokios, e zbuloi shumë shpejt se kush qëndronte pas këtij sulmi me armë kimike, dhe filloi ndjekjen e terroristëve.

Sulmi ishte ndërmarrë nga kulti Aum Shinrikyo (E Vërteta Supreme), që kishte mijëra pasues në të gjithë Japoninë.

Për shkak se financohej nga të ardhurat personale të anëtarëve të rinj, kulti kishte më shumë se 1 miliardë dollarë të fshehura. Shoko Asahara, një i verbër 40-vjeçar, ishte udhëheqësi i kultit.

Librat e tij përfshinin pretendime se ai ishte vërtetë Jezu Krishti i zbritur në tokë për herë të dytë, dhe se kishte aftësinë për të udhëtuar në kohë.

Autoritetet japoneze bastisën të gjitha degët e kultit në të gjithë vendin, por nuk mundën të gjenin Asaharan. Në një kamp në bazën e kultin në malin Fuxhi, policia gjeti një ton kimikatesh, të përdorura për të prodhuar gazin sarin.

U zbuluan gjithashtu plane për të blerë armë bërthamore nga rusët. Policia arrestoi Hideo Murai, një nga udhëheqësit e tjerë të kultit, por në paraburgim ai u godit me thikë nga një vrasës që fajësoi Murain për sulmin me gazin helmues. Menjëherë pas kësaj, policia zbuloi një bodrum të fshehur në Malin Fuxhi, ku qëndronin të fshehur drejtuesit e tjerë të kultit, përfshirë Masami Tsuchiya, një kimist që pranoi të prodhonte gazin sarin.

Megjithatë, Asahara mbeti i lirë, dhe “E vërteta Supreme” kreu edhe 4 sulme me gazin sarin, duke plagosur njerëz qindra të tjerë. Një tjetër bombë kimike e mundshme vdekjeprurëse u shpërbë pa pasoja në banjën e një metroje. Një zyrtari i lartë i policisë u qëllua nga një terrorist i maskuar, duke shtuar panikun në vend.

Më në fund më 16 maj 1995, Asahara u gjet në një dhomë tjetër sekrete të Malit Fuxhi, dhe u arrestua. Së bashku me disa drejtues të tjerë të kultit, ai u akuzua për vrasje. Parashikimet e tyre për fundin e botës përfundimisht u realizuan, megjithëse në një shkallë shumë më të vogël dhe më personale nga sa e kishin parashikuar ata.

20 Mars 1627 – Franca dhe Spanja, nënshkruajnë marrëveshjen për të luftuar protestantizmin.

20 Mars 1815 – Napoleoni hyn në Paris pas ikjes nga Elba dhe rivendos perandorinë që zgjati 100 ditë. Ai kishte një ushtri të rregullt prej 140.000  trupash, dhe një forcë vullnetare prej rreth 200.000 njerëzish.

20 Mars 1854 – Partia Republikane e Shteteve të Bashkuara themelohet në Ripon, Uiskonsin.

20 Mars 1888 – Për herë të parë një operetë në gjuhën rome shfaqet në Moskë, Rusi.

20 Mars 1915 – Albert Ajnshtajni boton Teorinë e tij të Përgjithshme të Relativitetit .

20 Mars 1933 – Kreu i SS nazistë Heinrich Himmler urdhëroi krijimin e kampit të përqendrimit në Dahau dhe caktoi si komandant Theodor Eike.

20 Mars 20 Mars 1977 – Komunistët dhe socialistët fitojnë zgjedhjet lokale në Francë. Parisienët zgjedhin ish-kryeministrin Zhak Shirak si kryebashkiakun e parë të Parisit në një shekull.

 

Tags: 20 MarsçfarëEvropënndodhurpërfshiuVdekja e Zezë

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
“Dikush vinte e më përdhunonte, një tjetër largohej…”, rrëfimi i një viktime

"Dikush vinte e më përdhunonte, një tjetër largohej...", rrëfimi i një viktime

Del video/ Ja si do ndërtohen 7 kulla pas prishjes së Teatrit Kombëtar

Del video/ Ja si do ndërtohen 7 kulla pas prishjes së Teatrit Kombëtar

Ekzekutohet gjyqtarja me dy plumba në mes të Tiranës

Krim i rëndë në Dibër, ekzekutohet me armë zjarri i riu para banesës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com