Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 20 maj?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 20 maj?

1310 – Prodhohen këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë. Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathte, që të konsumoheshin të dyja njëherësh. Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështillnin këmbët për t’i mbrojtur nga të ftohtit. Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 pes, në atë që tani quhet shteti Mizuri (SHBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme ishin në modë nga shekulli XI deri XV. Në shekullin 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840.

1498 – Eksploreruesi portugez Vasko da Gama arrin në Kalkutë, Indi.

1506 – Vdiq në Spanjë Kristofor Kolombi, 55 vjeç, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re.

1609 – Sonetet e Shekspirit botohen për herë të parë në Londër nga Thomas Thorpe. Sonetet hapen me një përkushtim për “WH”. Identiteti i këtij personi mbetet mister dhe, që nga shekulli i 19-të, ka nxitur shumë spekulime. Një gabim i thjeshtë për inicialet e Shekspirit, “WS” ose ‘WSH”, kjo është sugjeruar nga filozofi Bertrand Russell në kujtimet e tij.

1799 –Lindi Honore de Balzak në Paris, romancier francez dhe dramaturg.

Opusi i tij letrar është sekuencë tregimesh e romanesh të njohur me titullin e përgjithshëm Komedia Njerëzore, panoramë e jetës franceze në vitet pas rënies së Napoleon Bonopartit, më 1815. Balzak ishte monarkist shumë konservator; në shumë mënyra, ai është antipod i republikanizmit demokratik të shkrimtarit Viktor Hugo. Megjithatë, trajtimi i mprehtë i realitetit dhe çështjeve të kohës fitoi respektin e shumë socialistëve dhe marksistëve. Engelsi thoshte se Balzaku ishte shkrimtari i tij e preferuar, ndërsa Marksi u referohej vazhdimisht romaneve të tij.

1835 – Otto shpallet mbreti i parë i Greqisë moderne. Pas vrasjes së Ioan Kapodistrias (presidenti i parë i Greqisë), tre Fuqitë Mbrojtëse; Britania, Franca dhe Rusia, zgjodhën 17-vjeçarin princ Otto, djalin e dytë të Mbretit Ludvig të Bavarisë, si mbret të Greqisë. Kjo ishte zgjedhja e tyre e dytë, i pari, Leopold i Sakse-Koburg, e kishte refuzuar fronin.

1867 – Parlamenti britanik hedh poshtë projekt-ligjin e John Stuart Mills mbi të drejtën e grave për të votuar. Mills njihet si filozofi më me ndikim i shekullin XIX. Ai krijoi konceptit se liria e individit është më e rëndësishme se liria shtetit për ta kufizuar atë.

1873 – Levi Strauss dhe Jacob Davis regjistrojnë patentën për pantallonat blu xhins.

1927 – Arabia Saudite shpallet e pavarur nga Britania e Madhe (Traktati i Jeddas).

1989 – Demonstrata për demokraci, Kina shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Pekin.

2002 – Pavarësia e Timorit Lindor njihet nga Portugalia, duke i dhënë fund zyrtarisht 23 vjetëve të sundimit indonezian dhe 3 vjetëve të administratës së përkohshme të OKB-së.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 20 maj?

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Agjenti i SHISH vetëplagoset me armë zjarri

Agjenti i SHISH vetëplagoset me armë zjarri

Rita Ora vjen me këngën e re “Your Song”

Rita Ora vjen me këngën e re "Your Song"

Aksident i rëndë në Pogradec, kamioni del nga rruga dhe vdes 24-vjeçari

Aksident i rëndë në Pogradec, kamioni del nga rruga dhe vdes 24-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Bota

WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
19:15 | 13/03/2026
0

Pentagoni po shqyrton një prani më të fuqishme detare në Lindjen e Mesme për të shoqëruar anijet...

Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit

Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit

18:59 | 13/03/2026
Ish-Presidenti i Brazilit, i dënuar me 27 vjet, përfundon me urgjencë në spital

Ish-Presidenti i Brazilit, i dënuar me 27 vjet, përfundon me urgjencë në spital

18:57 | 13/03/2026
Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona

Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona

18:40 | 13/03/2026
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

18:26 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com