Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?

1504 – Bogdan III bëhet Voivodë i Moldavisë. Në vitin 1514, për të bllokuar kërcënimin tatar, ai shfrytëzoi ndihmën nga një sundimtar i fuqishëm, duke u bërë vasal i perandorisë osmane – dhe ia dorëzoi Moldavinë Sulltan Selimit.

1555 – Admiral osman Turgut Reis sulmon qytetin italian Paola, në Kozenca, Kalabri. Pastaj ai vazhdoi sulmet përgjatë gjithë bregdetit italian derisa mbërriti në San Remo prej nga u kthye në Stamboll, ku sulltani i jep titullin pasha.

1566- Vdes Nostradamus. Michel de Nostredame ose Nostradamus ishte një astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori.

Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko–romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike duke u bërë si ai që parashikon, parathotë, paralajmëron, profetizon, pro-fet: pro ‘para’ + fenai ‘thënie’). Madje, në krye të librit “Profecitë”, Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij: “Edhe pse, kam përdorur fjalën profeci, nuk do t’ia atribuoja vetes një titull të tillë kaq madhështor e fisnik siç është ai i Profetit”.

1698 – Shpikësi anglez Thomas Savery regjistron patentën e motorit të parë me avull.

1776 – Amerikë; Kongresi Kontinental miraton një rezolutë për ndërprerjen e lidhjeve me Mbretërinë e Britanisë së Madhe, edhe pse formulimi i Deklaratës së Pavarësisë zyrtarisht do të miratohej pas dy ditësh, më 4 korrik.

1777 – Vermonti bëhet territor i parë amerikan që heq skllavërinë.

1853 – Ushtria ruse kapërcen lumin Pruth në Principatat e Danubit, Moldavi dhe Vllahi, duke ndezur shkëndijën për Luftën e Krimesë.

1871 – Victor Emmanuel II i Italisë hyn në Romë, duke ia marrë qytetin Papës.

1877 – Lindi Hermann Hesse, autor dhe poet romantik gjerman-zviceran; nderuar me Çmimin Nobel në letërsi më 1946 (vdiq më 1962).

1881 – Charles J. Guiteau plagos presidentin amerikan James Garfield, i cili vdiq nga infeksioni i plagës më 19 shtator.

1897 – Shkencëtari italian Guglielmo Marconi regjistron në Londër një patentë për radio.

1900 – Kryhet fluturimi i parë me Zeppelin mbi liqenin Constance pranë Friedrichshafen, Gjermani.

1921 – Lufta e Parë Botërore: Presidenti amerikan Warren G. Harding nënshkruan rezolutën e Knox-Porter, duke i dhënë fund zyrtarisht luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë perandorake.

1934 – Nata e thikave të gjata të Hitlerit përfundon me vdekjen e udhëheqësit Ernst Rohm – ai u vra me urdhër të Henri Himlerit pasi shihej si rival në hierarkinë naziste.

1937 – Amelia Earhart dhe bashkë-piloti Fred Noonan zhduken mbi Oqeanin Paqësor duke u përpjekur për të bërë fluturimi e parë rreth botës përgjatë vijës ekuadoriale.

1961 – Ketchum, Idaho – Ernest Hemingway u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, goditur në kokë me armë gjahu.

Gruaja e tij, Maria, tha se ai kishte vrarë veten aksidentalisht ndërsa po pastronte armën. Hemingway, shkrimet e të cilit i dhanë një çmimi Nobel dhe një çmimin Pulitzer, do të kishte qenë 62 vjeç më 21 korrik 1961. Ai ishte gjahtar i përkushtuar dhe ekspert për armët e zjarrit. Babai i tij, Dr Clarence E. Hemingway, gjithashtu kishte qenë i dhënë pas gjuetisë; edhe ai qëlloi veten për vdekje në shtëpinë e tij në vitin 1928 në moshën 57 vjeç. Tema e vetëvrasjes së të atit është përmendur shpesh tërthorazi në tregime të shkurtra të Hemingwayt dhe të paktën në një roman, “For Whom the Bell Tolls”. Ernest Hemingway jetoi mes të shtënave dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, kur tre predha ranë në dhomën e tij të hotelit. Në Luftën e Dytë Botërore, ai u plagos në një aksident me makine gjatë një nate bombardimesh. Hemingway gati vdiq nga helmimi i gjakut gjatë një safari afrikan; ai dhe gruaja e tij shpëtuan gjallë nga një aksident ajror në vitin 1954. Presidenti John Kenedi mbajti zi për vdekjen e Ernest Hemingwayt, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.

1964 – Presidenti amerikan Lyndon B. Johnson nënshkruan Aktin e të Drejtave Civile për ndalimin e ndarjes raciale në mjediset publike.

1966 – Ushtria franceze shpërthen një bombë bërthamore në Mururoa – prova e parë bërthamore franceze në Paqësor.

1976 – Fundi i Republikës së Vietnamit; Komunistët e Veriut shpallin bashkimin e vendit duke formuar Republikën Socialiste të Vietnamit.

1986 – Rodrigo Rojas dhe Carmen Gloria Quintana u dogjën të gjallë gjatë një demonstrate në rrugë kundër diktaturës së krahut të djathtë të gjeneralit Augusto Pinoçet në Kili.

1990 – Tërmet politik në Tiranë, valët e të cilit do të ndjeheshin gjatë gjithë vitit.

Rreth 400 vetë vërshuan njëkohësisht në 9 ambasada të huaja; vala e njerëzve vazhdoi derisa numri arriti në disa mijëra. Në Pleniumin e Komitetit Qendor të PPSH-së, udhëheqësi Ramiz Alia tha se kjo ngjarje nuk ishte shprehje e pakënaqësisë ndaj regjimit, por veprim i organizuar nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Gjithsesi, qeveria nuk mund t’i bënte ballë shprehjes së një pakënaqësie kaq masive, si dhe e ndodhur nën presionin ndërkombëtar, nga data 9 deri më 13 korrik i pajisi me pasaporta për të emigruar të gjithë të strehuarit, rreth 5 mijë shtetas, që ato ditë guxuan të shprehnin hapur pakënaqësinë e grumbulluar.

1990 – Asambleja në Prishtinë shpall pavarësinë e Republikës së Kosovës nga Serbia, hap tepër i guximshëm, cilësuar si pikënisja e asaj që Kosova gëzon sot.

1994 – Shqipëri; ish-presidenti komunist Ramiz Alia (1925 – 2011) dënohet me 4 vjet burgim nën akuza për shpërdorim pushteti dhe shkelje të të drejtave të shtetasve – dënim i lehtë për akuza të rënda, thanë disa.

2001 – Për herë të parë, një zemër artificiale, AbioCor, implantohet duke zëvendësuar një zemër të sëmurë.

2002 – Steve Fossett bëhet personi i parë që fluturon solo rreth botës pa ndalesë në një balonë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 2 korrik 2017

Shtypi i ditës, 2 korrik 2017

Morën vetëm 8 vota në Gjirokastër, shpërthen kreu i PKSH: Komunistëve ua vodhën votat

Morën vetëm 8 vota në Gjirokastër, shpërthen kreu i PKSH: Komunistëve ua vodhën votat

Rama vazhdon zakonin dhe uron ditë të qetë, qytetari: Na trego një pamje nga…

Rama vazhdon zakonin dhe uron ditë të qetë, qytetari: Na trego një pamje nga...







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com