Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 18 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 18 tetor?

18 Tetor 1469 – Në Spanjë mbreti Ferdinandi martohet me Isabelën

Ferdinandi i Aragonës martohet me Isabelën e Kastiljes në Valadolid, duke nisur kështu një mbretërim bashkëpunues që do të bashkonte të gjitha zotërimet e Spanjës, dhe do ta bënte kombin spanjoll në një fuqi mbizotëruese botërore. Ferdinandi dhe Isabella përfshinë një numër zotërimesh të pavarura spanjolle në mbretërinë e tyre, dhe në vitin 1478 filluan Inkuizicionin, një forcë e fuqishme dhe brutale e homogjenizimit të shoqërinë spanjolle.

Në vitin 1492, përfundoi ripushtimi i Granadës nga maorët, dhe kurora i urdhëroi të gjithë hebrenjtë spanjollë të ktheheshin në fenë katolike, ose do të përballeshin me dëbimin nga Spanja. Katër vjet më vonë, edhe myslimanëve spanjollë iu dha një urdhër i ngjashëm.

Në vitin 1492, Kristofor Kolombi, një eksplorues italian i sponsorizuar nga Isabela dhe Ferdinandi, zbuloi Botën e Re, dhe e pretendoi territorin e pasur dhe të virgjër për Spanjën. Vendimi i Ferdinandit dhe Isabelës për të inkurajuar aktivitetin e fuqishëm kolonial në Amerikë, sollën për Spanjën një epokë të prosperitetit të madh dhe epërsisë imperiale.

18 Tetor 1867 – SHBA merr në zotërim Alaskën

Shtetet e Bashkuara marrin zyrtarisht në zotërim gadishullin e Alaskës, pasi e bleu atë nga Rusia për 7.2 milionë dollarë. Kjo e fundit donte t’ia shiste Alaskën SHBA-së, për shkak se gadishulli ndodhej larg, qe pak e populluar dhe i vështirë për tu mbrojtur, dhe për më tepër rrezikonte ta humbiste në betejë me një rivale të tillë si Britania e Madhe.

Një pjesë e Kongresit dhe opinonit publik, qenë kundër një shpenzimi të tillë të konsiderueshëm (vlera e dollarit në atë kohë ishte shumë herë më e madhe nga sot), në kushtet kur energjitë dhe financat duhet të përqëndroheshin në rindërtimin e infrastrukturës dhe godinave të shkatërruara gjatë Luftës Civile.

Opinioni ndryshoi kur në një degë të lumit Klondike në Alaskë, u zbulua një sasi e madhe ari në vitin 1896. Alaska u bë shteti i 49-të i SHBA-së më 3 janar 1959, dhe njihet për burimet e saj të mëdha natyrore. Sot 25 përqind e naftës amerikane, dhe mbi 50 për qind e prodhimeve të saj të detit, vijnë pikërisht nga Alaska.

18 Tetor 1962 – John Kennedy takohet me ministrin e jashtëm sovjetik Andrei Gromyko

Në kulmin e krizës së raketave kubane, presidenti amerikan John Kennedy urdhëroi vendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, për të qenë gati në rast se shpërthente lufta. Askush nuk dyshoi për asgjë, pasi stërvitja ushtarake ishte planifikuar kohë më parë në atë zonë.

Ministri i jashtëm sovjetik Andrei Gromyko, zhvilloi një takim me presidentin amerikan, duke i thënë se ndihma sovjetike në Kubë kishte si synim vetëm rritjen e aftësive mbrojtëse të Kubës, dhe zhvillimin e demokracisë paqësore të saj. “Po të ishte ndryshe, qeveria sovjetike nuk do të përfshihej kurrë në dhënien e një ndihme të tillë” garantoi Gromkyo. Ndërkohë Kennedy lexoi një pjesë të deklaratës të lëshuar që më 4 shtator, e cila e paralajmëronte Bashkimin Sovjetik se “do të vuante pasojat më të rënda”, në rast se vendoste në Kubë raketat sulmuese.

18 Tetor 1968 – John Lennon dhe Yoko Ono, arrestohen për posedim droge

Arrestimi ndodhi në kohën më të papërshtashme për të dy. Vetëm disa ditë më parë, u njoftua se Ono ishte shtatzënë, lajm që shkaktoi një skandal në opinion publik sepse të dy, si Lennon ashtu edhe Ono ishin ende të martuar me njerëz të tjerë. Shtatzënia e saj përfundoi në abort, disa ditë pas arrestimit.

Rreshteri Norman Pilcher, drejtues i operacionit të kontrollit në shtëpinë e Lennon dhe Ono, do të arrestonte më vonë me akuza të ngjashme edhe pjesëtarin tjetër të grupit “The Beatles”, George Harrison dhe bashkëshorten e tij. Ndërsa Lennon po përpiqej të zhdukte lëndën narkotike, policia hyri në forcë nga dera e pasme. Qentë anti-drogë gjetën 200 gram hashash dhe gjysmë grami morfinë. Lennon u gjobit, dhe u paralajmërua se nëse kapej sërish, do të dënohej me një vit në burg.

18 Tetor 1998 – 700 njerëz humbin jetë nga shpërthimi i tubacioneve të naftës në Nigeri

Nigeria është një vend i pasur me naftë në bregun perëndimor të Afrikës. Fushat e naftës, kontrollohen nga disa korporata shumëkombëshe, në bashkëpunim me qeverinë nigeriane. Por shumë pak nga të ardhurat e naftës shkojnë tek qytetarët e thjeshtë, dhe miliona njerëz jetojnë në mjerim të madh.

Si për ironi, shumica e tubacioneve të naftës kalojnë nëpër fshatrat më të varfër. Një tubacion i tillë kalonte edhe në qytetin Jesse, ku ishte bërë e zakonshme që banorët të vidhnin naftën nga tubacioni, për të plotësuar të ardhurat e tyre të pakta. Kjo gjë po ndodhte edhe në 18 tetor të vitit 1998 kur tubacioni shpërtheu në flakë duke vrarë 700 njerëz, mes tyre shumë fëmijë.

18 Tetor 1685 – Mbreti i Francës Luigji XIV anulon Dekretin e Nantës. Dekreti, i nënshkruar në qytetin e Nantës nga Mbreti Henri IV në vitin 1598, u garantonte hygenotëve (protestantëve) lirinë fetare, të drejtat civile dhe sigurinë për jetën.

18 Tetor 1813 – Aleatët mundin Napoleon Bonapartin në Lajpcig të Prusisë (Gjermania e sotme).

18 Tetor 1912 –Shpërthen Lufta e Parë Ballkanike midis anëtarëve të Lidhjes Ballkanike – Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi – dhe Perandorisë Osmane.

18 Tetor 1918 – Çekët pushtojnë Pragën, dhe i japin fund sundimit të dinastisë Habsburgase.

18 Tetor 1944 -Ushtria sovjetike pushton Çekosllovakinë.

18 Tetor 1945 -Një grup i forcave të armatosura të Venezuelës, të udhëhequr nga Mario Vargas, kryen një grusht shteti dhe rrëzon presidentit Isaia Medina Angarita.

18 Tetor 1989 – Udhëheqësi komunist i Gjermanisë Lindore, Erich Honecker, jep dorëheqjen pas një sërë problemesh shëndetësore.

18 Tetor 2003 – Presidenti bolivian, Gonzalo Sanchez de Lozada, jep dorëheqjen pas protestave në lidhje me shfrytëzimin e burimeve natyrore të vendit.

18 Tetor 2007- Ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto, rrikthehet pas 8 vjetësh në vendin e saj, dhe brenda pak orësh u bë shënjestër e një sulm kamikaz, që vrau 100 prej mbështetësve të saj, por ajo mbeti e palënduar.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 18 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 18 tetor 2017

Shtypi nga bota, 18 tetor 2017

Trump kërcënon Korenë e Veriut: Do të ndesheni me zjarr dhe ashpërsi, që bota nuk e ka parë kurrë

Kërcënon Koreja e Veriut: Lufta bërthamore mund të plasë në çdo moment

Katalanët protestojnë kundër ndalimit të liderëve separatistë

Katalanët protestojnë kundër ndalimit të liderëve separatistë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

by mirseda
20:44 | 25/06/2025
0

Një turist nga Kosova ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë një shëtitjeje në zonën malore të...

Tronditëse/ 56-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve gjendet e pajetë nga vëllai

Tronditëse/ 56-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve gjendet e pajetë nga vëllai

20:41 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Irani pranon vrasjen e komandantit Shadmani pas goditjeve izraelite

Irani pranon vrasjen e komandantit Shadmani pas goditjeve izraelite

20:38 | 25/06/2025
Erdogan nga Samiti i NATO-s: Sa të jetë KFOR-i turk në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

Erdogan nga Samiti i NATO-s: Sa të jetë KFOR-i turk në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

20:37 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com