Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 18 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 18 korrik?

1536 – Papa Leo XIII i shpall të gjitha urdhëresat anglikane “absolutisht dhe krejtësisht të pavlefshme”, duke çuar në këputjen e lidhjeve të Anglisë me Kishën e Romës.

1768 – Gazeta Boston boton vargjet “Liberty Song” kënga e parë patriotike e Amerikës. “Në Liri jemi lindur dhe në Liri do të jetojmë. Qeset tona janë të gatshme. Qëndroni, miq, qëndroni; Jo si skllevër, por si të lirë paratë tona do t’i japim”.

1811 – Lindi William Makepeace Thackeray, shkrimtar britanik – prindërit e tij ishin me prejardhje anglo-indiane nga Kalkuta. Thackery nuk u shqua në mësime, por shkoi në Kembrixh, ku hyri në Trinity College më 1819. Atij i pëlqente të lexonte Horacin dhe autorë të tjerë klasikë. Para suksesit me romanin Vanity Fair (Panair i Kotësive), Thackeray kishte punuar si gazetar, kritik letrar, kritik artit, shkroi artikuj ditorë, anonim ose me pseudonim.

1918 – Lindi Nelson Mandela; i burgosur për 28 vjet; fitues i çmimit Nobel të Paqes (1993); Presidenti i Afrikës së Jugut; vdiq më 5 dhjetor 2013.

1925 – Hitleri boton librin-manifest Mein Kampf, plan-programi i tij për një perandori të tretë gjermane dhe shprehje e makthit që do shpalosej në Evropën e viteve 1939-1945.

Libri u shit rreth 1 mijë kopje në vitin e parë të botimit – dhe kur Hitleri mori pushtetin, blerja e Main Kamftit hyri në udhën e shitjes në masë, siç ndodh shpesh me “veprat” e diktatorëve.

1932 – Shqipëri; drejtori i shkollës teknike amerikane Harry Fultz largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit – kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrirjen e ndikimit në vend, duke trajtuar njësoj të gjitha shkollat e huaja. Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan. Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbua nga qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar.

1976 – Nadia Komaneci (14 vjeç) bëhet personi i parë në historinë e Lojrave Olimpike që fiton të gjitha pikët e mundshme (10) në gjimnastikë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 18 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Hyseni: Kosova anëtarësohet në Interpol në shtator

Hyseni: Kosova anëtarësohet në Interpol në shtator

Kryhet fluturimi i parë i linjës së drejtpërdrejt nga Katari në Shkup

Kryhet fluturimi i parë i linjës së drejtpërdrejt nga Katari në Shkup

Mali i Zi në alarm, kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për luftimin e zjarrit

Mali i Zi në alarm, kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për luftimin e zjarrit







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët
Bota

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

by mirseda
21:53 | 16/04/2026
0

Britania po shqyrton prezantimin e tarifave të hyrjes për turistët që vizitojnë disa nga muzetë më të...

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

21:18 | 16/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com