1462 – Mbreti Vlad III i Vllahisë (Wallachia, Transilvania, Besarabia, Rumania) ndërmerr një sulm gjatë natës në përpjekje për të vrarë sulltanin Mehmed II. Sulltani shpëtoi, por dëmi ishte i madh. Ai u detyrua të tërhiqej i tmerruar kur pa rreth 20 mijë ushtarë të tij të masakruar. Konflikti kishte filluar me refuzimin e mbretit Vlad (Drakula) për të paguar taksën që Sulltani kishte vendosur mbi jo-muslimanët.
1885 – Në limanin e New York-ut mbërrin Statuja e Lirisë, e cila ishte një dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga populli i Francës.
Statuja është një figurë femre që përfaqëson Libertas, perëndeshën romake të lirisë, e cili mban një pishtar dhe një tabletë, simbol i ligjit, mbi të cilën është gdhendur data e Shpalljes Amerikane të Pavarësisë, 4 korrik 1776. Një zinxhir i këputur qëndron në këmbët e saj. Statuja është ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara: shenjë mikpritëse për emigrantët që vijnë nga larg.
1939 – Përdorimi i fundit i gijotinës në publik në Francë: Eugen Ëeidman, i dënuar për vrasje, ekzekutohet me gijotinë jashtë Versajës.
1940 – Tre vendet balltike; Estoni, Letoni dhe Lituani bien nën pushtimin e Bashkimit Sovjetik.
1955 – Mjekët kryejnë transplantimin e parë të veshkave në botë, në një spital të Çikagos, Illinois, SHBA.
1963 – Gjykata e Lartë Shtetet e Bashkuara kërkon heqjen e detyrimit për recitimin e vargjeve të Biblës dhe Lutjeve Zotit në shkollat publike.
1972 – Skandali Watergate; Herët në mëngjes 5 veta u arrestuan për hyrjen në zyrat e Komitetit të Partisë Demokrate që ndodheshin në ndërtesën Watergate (kompleks zyrash dhe apartamentesh në kryeqytetin Uashington. 3 prej tyre ishin emigrate kubanë, një ishte kubano-amerikan, dhe personi i pestë, James McCord, ish-agjent i CIA-s. Atë ditë, personat e arrestuar u akuzuan për vjedhje. Por të nesërmen u zbulua se McCord ishte bashkërendues për çështje të sigurisë në komisionin për ri-zgjedhjen e presidentit Riçard Nikson; më vonë u zbulua se qëllimi i tyre ishte vendosja e pajisjeve të përgjimit në zyrat e Partisë Demokrate, opozitare e Partisë Republikane të presidentit Nikson.