Shtatë anëtarë të ekuipazhit të Marinës së SHBA u zhduken pasi anija e tyre u përplas me një anije tregtare pranë brigjeve të Japonisë.
Ndër të plagosurit është oficeri komandues i USS Fitzgerald, i cili u dërgua në spital me helikopter.
Përplasja ndodhi rreth 56 milje detare (104km) në jug-perëndim të Yokosukës.
Imazhet ajrore treguan dëme të rënda në anën e djathtë të anijes së Marinës pas përplasjes rreth orës 02:30 lokale të shtunën.
Zyrtari komandues i anijes, Cdr Bryce Benson, ishte në gjendje të qëndrueshme pasi u transferua në Spitalin Detar të SHBA, Yokosuka, sipas zyrtarëve të Marinës.
Dy marinarë të tjerë u dërguan në spital me anë të helikopterit, informoi Flota e Shtatë e SHBA-së nëpërmjet Twitter.
Kjo anije luftarake konsiderohej ndër më të përparuarat në botë, me sisteme shumë të sofistikuara të radarëve, raporton BBC News.
Zona ku ndodhi përplasja është jashtëzakonisht e zënë, me anijet që shkojnë në dhe jashtë Tokio.