Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 17 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha

1203 – Kryqëzata e Katërt – një flotë venedikase me kryqtarë në bord sulmon Kostandinopojën dhe e merr atë. Perandori bizantin Aleks Angelos ikën nga kryeqyteti i tij. Aleksi ishte nipi i Angjelinës, një nga bijat e perandorit Aleks Komnenos.

1791 – Anëtarët e Gardës Kombëtare Franceze nën komandën e gjeneralit Lafayette hapin zjarr ndaj një turme jakobinësh radikal në Champ de Mars, Paris, gjatë Revolucionit Francez, duke vrarë deri në 50 njerëz.

 

Në Revolucionit Amerikan, La Fayette kishte shërbyer si gjeneral major në Ushtrinë Kontinentale nën George Washingtonin. La Fayette ishte hallka më e rëndësishme midis Amerikës dhe në Revolucionit francez. Si përkrahës i parimeve kushtetuese të Shteteve të Bashkuara u bëri thirrje të gjitha kombeve të ndjekin shembullin amerikan. La Fayete refuzoi të marrë pjesë në qeverinë e Napoleonit, dhe u bë anëtar i Dhomës franceze të Deputetëve në 1815. Kongresi amerikan i dha La Fayetit shtetësinë e nderit, në vitin 2002. Për arritjet e tij në shërbim të Francës dhe Shteteve të Bashkuara, Marie-Joseph Paul Yves Roch Gilbert du Motier de La Fayette, ose, Marquis de La Fayette (1757 –1834) është i njohur edhe si “Heroi i dy botëve”.

1867 – Themelohet në Boston, Masaçusets, Shkolla e Mjekësisë Dentare të Harvardit – e para shkollë dentare në SHBA e lidhur me një universitet.

1918 – Car Nikolla II i Rusisë dhe familja e tij vriten nga bolshevikët e Çekas në Shtëpinë Ipatiev në Jekaterinburg, Rusi.

1918 – Anija Carpathia, e cila kishte shpëtuar 705 të mbijetuarit nga Titaniku i mbytur më 1912, fundoset pranë brigjeve të Irlandës nga një anije luftarake gjermane – nga 55 njerëzit në bord, vetëm 5 shpëtojnë.

1936 – Lufta Civile spanjolle: Një rebelimi i forcave të armatosura kundër qeverisë majtiste e zgjedhur nga Fronti Popullor shënon fillimin e luftës civile të Spanjës.

1938 – SHBA; Douglas Corrigan, pilot, niset me një monoplan nga Nju Jorku për në Los Angeles. 28 orë më vonë ai mbërriti jo në Kaliforni, por në Irlandë. Korrigan kishte fluturuar 5 mijë km pa pajisjeve komunikimi, përveç një busull. Shpjegimi i tij për gabimin monumental ishte se kishte ndjekur fundin e gabuar e gjilpërës së busullës. Që nga ajo kohë shprehja “wrong way Corrigan!” përdoret veçanërisht në sport, kur lojtari i hutuar vrapon me top drejt portës së vet.

1990 – Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat (61 vjeç) martohet me Suha Tawil (27 vjeçe). Suha, nga një familje e pasur e krishtere nga Jeruzalemi u bë e njohur si veprimtare për të drejtat e grave.

 

Në një intervistë me revistën New Yorker më 1995, ajo u shpreh: “I kam thënë burrit se nëse u mohon grave barazi, unë do të jem në pararojë të grave në rrugë duke protestuar para zyrës së tij në shtetin e ri palestinez”. Është argumentuar se Suha dhe Arafati u takuan në vitin 1987; ajo ndihmoi në organizimin e vizitës së Arafatit në Paris në vitin 1989; Arafati i kërkoi Suhas të vinte të punonte me të në Tunizi, ku Organizatës për Çlirimin e Palestinës kishte ngritur një seli. Suha u konvertua në islam dhe fshehurazi u martua me Arafatin. Fëmija e tyre i vetëm, vajzë, lindi më 1995 në Francë. Arafati vdiq me 2004.

2000 – Gjermania pranon të paguajë 5 miliardë dollarë për viktimat e periudhës së mizorive naziste.

1998 – Romë, Itali; një konferencë diplomatike miraton statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare – gjykatë e përhershme për të ndjekur penalisht individë të akuzuar për genocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime agresioni.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 17 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Ndërhyn në kabullin elektrik, vdes 38-vjeçari nga Vlora

Jehona, gruaja nga Kosova që la drogën pas 14 vitesh

Tre vjet nga rrëzimi i aeroplanit MH17, përkujtohen 298 viktimat







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

by mirseda
21:49 | 04/06/2026
0

Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë...

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com