Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 15 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 15 tetor?

15 Tetor 1946 – Vetëvritet në burg ish-udhëheqësi nazist Herman Goering

Herman Goering, komandant i përgjithshëm i Luftwaffe (forcave ajrore gjermane), kryetar i Rajhshtagut, kreu i Gestapos, kryeministër i Prusisë, menaxhuesi kryesor i pasurive të sekuestruara gjatë luftës, dhe pasardhësi i caktuar i Hitlerit, vdes në qelinë e tij të burgut në Nurenberg, teksa po gjykohej për krime kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht përpjekjeve për të mohuar përgjegjësinë e tij direkte, ai u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje nëpërmjet varjes në litar, por pak orë para ekzekutimit arrin të kryejë vetëvrasje duke gëlltitur një tabletë cianidi, që e kishte mbajtur të fshehur prej rojeve.

Goering ishte një anëtar i hershëm i Partisë Naziste. Ai mbeti i plagosur në Puçin e Dështuar të Birrarisë së Mynihut në vitin 1923. Ajo plagë do të kishte efekte afatgjata, pasi Goering u bë gjithnjë e më i ndërvarur nga qetësuesit. Jo shumë kohë pas ngjitjes së Hitlerit në pushtet, Goering ishte njeriu kyç në ndërtimin e kampeve të përqendrimit për armiqtë politikë.

Ishte Goering ai që urdhëroi pastrimin e hebrenjve gjermanë nga ekonomia pas agresionit të “Natës së Xhamave të Thyer” (Kristallnacht) në vitin 1938, duke iniciuar një politikë “arianizmi”, që konfiskoi pronat dhe bizneset hebraike.

Dështimi i Goering për të fituar Betejën e Britanisë, si dhe për të parandaluar bombardimet e aleatëve ndaj Gjermanisë, çoi në humbjen graduale të rolit së tij brenda Partisë Naziste. Ndërsa aleatët përparonin drejt Berlinit, ai ra në depresion dhe vazhdoi të luftonte varësinë nga droga. Kur ra në duart e ushtrisë së SHBA-së pas dorëzimit të Gjermanisë, Goering kishte me vete një sasi të madhe pilulash parakodinë, një derivat i morfinës.

15 Tetor 1945 – Ish-udhëheqësi i Republikës fashiste të Vishisë në Francë, Pierre Laval, ekzekutohet me vdekje për tradhëti kombëtare

Pierre Laval, udhëheqësi kukull i rregjimit fashist të Vishisë në juglindje të Francës së pushtuar nga nazistët, ekzekutohet me pushkatim për tradhëti kundër vendit të tij. Laval, fillimisht një deputet dhe senator me prirje pacifiste, kaloi me të djathtën gjatë viteve 1930, ndërsa mbajti postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, dhe ishte dy herë kryeministër i Francës.

Një antikomunist i vendosur, ai bëri çmos që të vononte paktin franko-sovjetik të vitit 1935, dhe kërkoi të bashkonte Francën me Italinë fashiste. Kundërshtar i deklaratës së luftës kundër Gjermanisë në vitin 1939, Laval inkurajoi fraksionet pacifiste në qeverinë franceze, dhe me pushtimin gjerman në vitin 1940 ai përdori ndikimin e tij politik për të detyruar nënshkrimin e një armëpushimi me Gjermaninë.

Filip Petain mori frenat e pushtetit në shtetin e ri të Vishisë, dhe Laval shërbeu si ministër Shteti. Ai u shkarkua nga Petain në dhjetor të vitit 1940, për shkak të bisedimeve private me Gjermaninë. Në vitin 1942, Laval kishte fituar besimin e udhëheqësit nazist Adolf Hitler, dhe Petaini i plakur u bë thjesht një figurë formale në regjimin e Vishisë.

Si kryeministër i Vishisë, Laval bashkëpunoi me programet naziste të shtypjes dhe gjenocidit, dhe u bë gjithnjë e më tepër një kukull e Hitlerit. Pas çlirimit të Francës nga forcat aleate, ai u detyrua të largohej në Gjermani për të qenë i mbrojtur. Me humbjen e Gjermanisë në majin e vitit 1945 arratiset për në Spanjë, por shpejt u dëbua prej andej, dhe u fsheh për disa kohë në Austri, ku më në fund iu dorëzua autoriteteve amerikane në fundin e muajit korrik.

Pasi u ekstradua në Francë, Laval u dënua për tradhëti nga Gjykata e Lartë në një gjyq të bujshëm publik. I dënuar me vdekje, ai u përpoq të vetëvritej duke pirë helm, por u shpëtua në kohë dhe pasi e rimorri veten u ekzekutua me pushkatim më 15 tetor 1945.

15 Tetor 1987 – Britania e Madhe goditet nga Stuhia e Madhe

E ashquajtura Stuhia e Madhe goditi Cornwall, Essex, Kent England dhe gadishullin Cotentin të Normandisë  në Francë me erëra të forta që i kalonin 190 km/h, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, rrugë dhe shkatërrimin e mbi 15 milionë pemëve.

Stuhia la pa energji elektrik miliona njerëz në Britani dhe në Francën Jugore, dhe shkaktoi vdekjen e 39 personave. Kur erërat e fuqishme u larguan, shumë shtëpi mbetën pa çati, ndërsa në tërësi stuhia shkaktoi miliarda dollarë dëme në të dyja vendet.

15 Tetor 1529 – Ushtritë osmane, nën drejtimin e sulltanit Sulejmani i Madhërishëm, i japin fund rrethimit të Vjenës dhe rrikthehen në Beograd.

15 Tetor 1582 – Kalendari Gregorian (ose i quajtur ndryshe Bota e Re), fillon të përdoret në Itali, Francë, Spanjë dhe Portugali; dhe 10 ditë nga një vit kalendarik humbin në histori.

15 Tetor 1783 – Francois Pilatre de Rozier, kryen fluturimin e parë në një balonë me ajër të nxehtë. Fluturimi i parë arriti një lartësi prej vetëm 27 metrash, por i dyri pas disa ditësh arriti lartësinë  e pabesueshme prej 2000 metrash.

15 Tetor 1894 – Kapiteni Alfred Dreyfus, një oficer i ushtrisë franceze me origjinë hebreje, arrestohet me akuzën e tradhtisë kombëtare, dhe shitjes së sekreteve ushtarake Gjermanisë.

15 tetor 1935 – Perandori i Etiopisë Haile Selassie, i bën thirrje ushtrisë më të madhe të mbledhur ndonjëherë në vend për të kryer një luftë të shenjtë kundër ushtrisë pushtuese italiane, për të rimarrë qytetin e shenjtë të Aksumit. Italianët ishin të armatosur me armë automatike, artileri dhe të ndihmuar nga forca ajrore, ndërsa luftëtarët fisnorë në Etiopi luftonin me armë te lehta dhe shpata. Që nga fillimi i pushtimit, kishin humbur jetën më shumë se 20 mijë etiopianë. 

15 tetor 1954 – Uragani Hazel godet Ontarion jugore në Kanada, duke nxjerrë nga shtrati lumin Humber, që përmbyti lagje të tëra, dhe ku për pasojë humbën jetën 81 persona.

15 Tetor 1970 – Në Egjipt, Anvar Sadat pason Gamal Abdel Naserin si presidenti i ri i vendit.

15 Tetor, 1970 – Një pjesë e Urës së Portës Perëndimore mbi lumin Jara në Melburn të Australisë, shembet gjatë ndërtimit duke vrarë 35 punëtorë.

15 tetor 1990 – Udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, merr çmimin Nobel për Paqe, për punën e tij në hapjen e vendit ndaj botës, dhe zvogëlimin e arsenalit bërthamor.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 15 Tetor:Retroretrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 15 tetor 2017

Shtypi i ditës, 15 tetor 2017

Shtypi nga bota, 15 tetor 2017

Shtypi nga bota, 15 tetor 2017

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com