Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 15 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 15 shtator?

15 Shtator 1997- Nis funksionimin motori i kërkimit “Google”

Google filloi në janar 1996 si një projekt kërkimi nga Larry Page dhe Sergey Brin. Page, një student diplomant në Universietin e Stanford-it, ishte duke punuar për Stanford Digital Library Project (SDLP). Qëllimi i SDLP-së, ishte “të zhvillonte teknologjitë e mundshme për një bibliotekë dixhitale unike, të integruar dhe universale”, në një kohë që financohej nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës, në mesin e agjencive të tjera federale amerikane.

Në kërkim të temës së diplomimit, Page konsideroi- ndër gjërat e tjera – eksplorimin e vetive matematikore të World Wide Web, duke kuptuar strukturën e tij si një grafik të madh. Mbikëqyrësi, Terry Winograd e inkurajoi të zgjedhë këtë ide (të cilën më vonë e kujton si “këshilla më e mirë që kam marrë”), dhe Page u përqëndrua në problemin e gjetjes se cilat faqe interneti mund të lidheshin me një faqe të caktuar, duke marrë parasysh numrin dhe natyrën e këtyre lidhjeve të reja për të qenë një informacion i vlefshëm për atë faqe (duke patur në mendje rolin e citimeve në botimin akademik).

Serveri i Page, filloi të eksplorojë rrjetin në marsin e vitit 1996. Fillimisht motori i kërkimit, përdori faqen e internetit të Universitetit të Stanfordit me domeinin google.stanford.edu. Domeini google.com u regjistrua më 15 shtator 1997. Ata themeluan zyrtarisht kompaninë e tyre, Google Inc, më 4 shtator 1998, në garazhin e shtëpisë së një miku të tij në Menlo Park të Kalifornisë.

Emri “Google”, rrjedh nga një shqiptim i gabuar i termit “googol”, që i referohet numrit të përfaqësuar nga numri 1 dhe i ndjekur nga 100 zero. Duke u përdorur gjithnjë e më shumë në gjuhën e përditshme, folja “google” u shtua në Dictionary Collegiate Merriam Webster dhe Fjalorin e gjuhës angleze të Oksfordit në vitin 2006.

15 shtator 1254 – Lindi eksploratori i famshëm italian Marco Polo

Koha dhe vendi i saktë i lindjes së Marco Polos janë të panjohura, dhe teoritë aktuale janë kryesisht të dyshimta. Megjithatë, data më e cituar është diku “rreth vitit 1254”, ndërsa përgjithësisht pranohet se Polo ka lindur në Republikën Veneciane. Babai i tij, Nicolo, ishte një tregtar që bënte tregtonte me Lindjen e Mesme, duke u pasuar dhe arritur një famë të madhe.

Nicolo dhe vëllai i tij Maffeo, u nisën në një udhëtim tregtar, para se Marco të lindte. Në vitin 1260, vëllezërit banonin në Konstandinopojë, kur parashikuan një ndryshim politik. Për këtë arsye shitën pasuritë e tyre në bizhuteri dhe u larguan. Sipas “Udhëtimeve të Marco Polos”, ata udhëtuan nëpër pjesën më të madhe të Azisë, dhe u takuan me Kublai Khan.

Ndërsa nëna e Marco-s vdiq, ai u rrit nga të afërmit. Polo ishte i arsimuar mirë, dhe mësoi mbi të fshehtat e tregtisë, duke përfshirë edhe valutën e huaj. Ai ndoqi traditën e babait, duke udhëtuar shpesh në Azi, ndërsa qëndroi për disa vite në Kinë.

15 shtator 1935 – Hitleri njofton miratimin e ligjeve të Nurembergut

Ligjet u shpallën në tubimin vjetor të partisë naziste në Nuremberg, duke u bërë të njohura si ligjet e Nurembergut. Të dyja ligjet u improvizuan me nxitim. Ligji i parë, Ligji për Mbrojtjen e Gjakut dhe Nderit gjerman, ndalonte martesat dhe marrëdhëniet jashtëmartesore midis “hebrenjve” (joarianëve) dhe “gjermanëve”, dhe gjithashtu edhe punësimin e femrave “gjermane” nën moshën 45-vjeç në familjet hebraike. Ligji i dytë, Ligji për Shtetësinë e Rajhut, u hiqte hebrenjtë shtetësinë e tyre gjermane, dhe bënte një dallim të ri midis “qytetarëve të Rajhut” dhe “shtetasve” të tjerë.

15 Shtator 1959 – Nikita Hrushov mbërrin në Uashington

Nikita Hrushovi, bëhet udhëheqësi i parë sovjetik që viziton Shtetet e Bashkuara. Gjatë dy javëve që pasuan, vizita e Hrushovit pushtoi titujt kryesorë në mediat e botës, ndërsa ai vetë prodhoi gjatë sundimi të tij disa momente dramatike por dhe humoristike të historisë së Luftës së Ftohtë.

15 Shtator 1914 –Nis në Frontin Perëndimor hapja e transheve të para ushtarake

Pas betejës së Marnës, gjatë së cilës trupat aleate arritën të ndalnin përparimin e vazhdueshëm të gjermanëve përmes Belgjikës dhe Francës, që kishte ndodhur sidomos gjatë muajit të parë të Luftës së Parë Botërore, të dyja kampet filluan të gërmojnë transhetë e para në Frontin Perëndimor. Sistemi i tyre shtrihej nga brigjet e Detit të Veriut në Belgjikë, deri në jug të Francës, me një gjatësi totale prej mbi 35 mijë kilometra. Lufta e transheve do të zgjaste mbi 4 vjet, dhe do të merrte jetën e miliona ushtarëve nga të dyja kampet.

15 Shtator 1963 – Një bombë e Ku Klux Klan vret 4 vajza të reja afro-amerikane

Katër anëtarë të grupit të supremacistëve së bardhë, hodhën një bombë me sahat në Kishën Baptiste XVI, të frekuentuar kryesisht nga zezakët në Birmingam të Alabamas në SHBA. Ky akt shënoi një moment kulmor në përshkallëzimin e Lëvizjes për të Drejtat Civile në Amerikë.

15 shtator 1588 – Armada Spanjolle, e cila u përpoq të pushtonte Anglinë, shkatërrohet nga flota britanike.

15 Shtator 1928 – Bakteriologu skocez, Alexander Fleming, zbulon rastësisht se penicilina që gjendej tek myku, ka një efekt antibiotik.

 

Tags: Çfarë ka ndodhur më 15 shtator?Retroretrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 15 shtator 2017

Shtypi nga bota, 15 shtator 2017

EMRI/ Grabiti me thikë kazinonë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

EMRI/ Grabiti me thikë kazinonë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

La jashtë Topallin, Bregun dhe Patozin. A është penduar Basha?

La jashtë Topallin, Bregun dhe Patozin. A është penduar Basha?

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve
Aktualitet

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

by mirseda
09:12 | 09/07/2025
0

Dyshohet se 23-vjeçari, trupi i të ci;lit u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit, është rrëmbyer...

Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

09:06 | 09/07/2025
Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

09:02 | 09/07/2025
Ngjarje në Mat: I riu i denoncuar i humbur, trupi i pajetë gjendet nga policia

Ngjarje në Mat: I riu i denoncuar i humbur, trupi i pajetë gjendet nga policia

09:00 | 09/07/2025
Kursi i këmbimit sot – çfarë ndodh me valutën kryesore dhe të tjera?

Kursi i këmbimit sot – çfarë ndodh me valutën kryesore dhe të tjera?

08:11 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com