Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 14 qershor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 14 qershor?

1775 – Lufta Revolucionare Amerikane – Kongresi Kontinental krijon forcat e armatosura duke shënuar lindjen e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Të nesërmen, Xhorxh Uashingtoni emërohet komandant i përgjithshëm.

1777 – Flamuri me 13 shirita të bardhë e të kuq dhe 13 yje të bardhë në sfond blu, miratohet nga Kongresi si Flamuri i Shteteve të Bashkuara. Me shtimin e shteteve do të shtoheshin edhe shiritat dhe yjet. Sot ky flamur ka 50 yje dhe 50 shirita që përfaqësojnë 50 Shtetet e Bashkuara.

1789 – Uiski i distiluar nga misri u prodhua për herë të parë nga kleriku amerikan Elia Craig, dhe u quajt Bourbon sepse kleriku Craig banonte në qarkun Bourbon të shtetit Kentucky.

1830 – Fillimi i kolonizimit francez të Algjerisë: 34 mijë ushtarë francezë fillojnë pushtimin e Algjerit, duke zbarkuar rreth 27 kilometra në perëndim. Kolonizimi francez, nën sisteme të ndryshme qeverisëse, do të zgjaste deri më 1962 kur Algjeria shpalli pavarësinë nga Franca.

1846 – Kolonët anglezë në Sonoma, Kaliforni, fillojnë një rebelim kundër Meksikës dhe shpallin Republikën e Kalifornisë. Por Republika nuk jetoi gjatë; në të njëjtin vit shpërthen lufta meksikane-amerikane. Lufta zgjati deri më 1848 dhe përfundoi me përfitime për SHBA-në. Më 9 shtator 1850, Kalifornia i bashkohet 30 shteteve të tjera të Amerikës, dhe sot është shteti i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga territori, pas Alaskës dhe Teksasit. Një në tetë amerikanë banon në Kaliforni.

1872 – Kanadaja legalizon sindikatat e punëtorëve.

1928- Lind Ernesto “Che” Guevara. I njohur zakonisht si el Che apo thjesht Çe, ai ishte revolucionar marksist argjentinas, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat, dhe teoricien ushtarak; figurë e madhe e Revolucionit Kuban, fytyra e tij e stilizuar është simbol global i rebelimit në kulturën popullore.

he-Guevara-military-beret-hat

Çe mbetet hero kombëtar në Kubë, ku imazhi i tij është vendosur në kartëmonedhën 3 pezo, ndërsa në shkollë fëmijët e fillojnë çdo mëngjes mësimin duke u zotuar “Ne do të bëhemi si Che”. Në atdhe, Argjentinë, shkolla të larta dhe muzeume mbajnë emrin Çe, dhe në vitin 2008 një shtatore 3.7 m prej bronzi u vendos në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Përveç kësaj, Çe Guevara është shenjtëruar nga disa bolivianë si Shën Ernesto dhe i luten për ndihmë..

I diplomat në emër të socializmit kuban, Guevara udhëtoi në vende të ndryshme të botës, përfshi Shqipërinë. Guevara gjithashtu luajti rol qendror në trajnimin e forcave të milicisë të cilat zbrapsën sulmin amerikan në Gjirin e Derrave më1961; ndikim Guevara pati edhe për sjelljen e raketave balistike dhe armëve bërthamore sovjetike në Kubë, që shkaktoi krizën e raketave kubane më 1962. Përveç kësaj, Guevara ishte shkrimtar; ai la pas një ditar, së bashku me një autobiografi në lidhje me udhëtimin e tij me motor nëpër Amerikën latine kur ishte i ri.

Çe u vra më 1967 në Bolivi.

Heroico1

Revista amerikane Time e ka cilësuar Guevarën si një nga 100 njerëzit më me ndikim të shekullit të 20-të; ndërsa fotografia Guevara; “Guerrillero Heroico” e Alberto Kordas, është cituar nga Kolegji i Institutit të Artit në Maryland si fotografia më e famshme në botë.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Parisi bie nën pushtimin gjerman, dhe forcat aleate tërhiqen. Po këtë ditë, Bashkimi Sovjetik paraqet një ultimatum për Lituanisë që rezulton në humbjen e pavarësisë lituaneze. Gjithashtu, më 14 qershor, një grup prej 728 të burgosur politikë polakë nga Tarnow bëhen banorët e parë të kampit të përqëndrimit Aushvic (3 milionë njerëz do të linin eshtrat në Aushvic deri në vitin 1945).

1951 – SHBA: Kompjuteri i parë komercial, UNIVAC I, u vu në përdorim – pak javë më pare kompjuteri ishte instaluar në Zyrën e Regjistrimit të popullsisë. Në vitin 1952, UNIVAC I u përdor nga rrjeti CBS për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale – kompjuteri parashikoi se Eisenhower do të fitonte me shumicë të madhe votash ndaj Adlai Stevensonit edhe pse anketat tregonin se Stevenson gëzonte më shumë popullaritet. Ky parashikim i saktë me kompjuter shtoi gjithashtu ndërgjegjësimin publik mbi teknologjinë e informatikës.

1962 – Themelohet në Paris Organizata Evropiane për Kërkime në Hapësirë – sot Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 14 qershor?retrospektive

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
LSI asnjë shans për të dalë e para? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

LSI asnjë shans për të dalë e para? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Kujdes! Marrja çdo ditë e një aspirine, mund të jetë fatale për jetën; Studimi

Kujdes! Marrja çdo ditë e një aspirine, mund të jetë fatale për jetën; Studimi

MALLAKASTËR/ Kontrolli në banesë fundos 37-vjeçarin, policia sekuestron 25 kg kanabis

MALLAKASTËR/ Kontrolli në banesë fundos 37-vjeçarin, policia sekuestron 25 kg kanabis







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani
Bota

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

by mirseda
19:05 | 22/11/2025
0

Kina çoi në Kombet e Bashkuara mosmarrëveshjen e saj me Tokion lidhur me komentet e fundit të...

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje në disa pjesë të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje në disa pjesë të Kosovës

18:34 | 22/11/2025
Përmbytje në Berat — Bozdo: Pushteti mungon, fermerët kërkojnë rimbursim të plotë

Përmbytje në Berat — Bozdo: Pushteti mungon, fermerët kërkojnë rimbursim të plotë

18:10 | 22/11/2025
Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital

Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital

17:46 | 22/11/2025
Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje

Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje

17:42 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com