Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 12 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 12 tetor?

12 Tetor 1492 – Kristofor Kolombi mbërrin në Botën e Re

Pas lundrimit nëpër Oqeanin Atlantik, eksploratori italian sheh në horizont ishullin e Bahamasit, duke besuar se kishte arritur në Azinë Lindore. Ekspedita e tij ishte e sponsorizuar nga Isabela dhe Ferdinandi i Spanjës, për të gjetur një rrugë oqeanike perëndimore drejt Kinës, Indisë dhe ishujve aziatikë. Asokohe, evropianët nuk njihnin rrugë të drejtpërdrejta detare për në Azinë jugore, dhe rruga përmes Egjiptit dhe Detit të Kuq u bllokua nga Perandoria Osmane, sikurse ndodhi edhe me shumë rrugë tokësore.

Në kundërshtim me legjendën popullore, evropianët e arsimuar të kohës së Kolombit besonin se bota ishte e rrumbullakët, siç argumentohet nga Shën Isidori që në shekullin VII. Megjithatë, Kolombi dhe shumica e të tjerëve, e nënvlerësuan madhësinë e planetit, duke llogaritur se Azia Lindore duhet të shtrihej përafërsisht aty ku gjendet sot Amerika Veriore (ata nuk e dinin ende se ekzistonte Oqeani Paqësor).

Po gjatë muajit tetor, Kolombi pa Kubën, për të cilën mendonte se ishte Kina kontinentale, ndërsa në dhjetor ekspedita zbarkoi në Hispaniola, të cilën Kolombi mendonte se ishte Japonia. Ai krijoi një koloni të vogël atje me 39 burra të ekuipazhit të tij. Eksploratori u rrikthye në Spanjë me ar, erëza dhe robër “indianë” në marsin e vitit 1493, dhe u prit me nderimet më të mëdha nga oborri mbretëror spanjoll.

12 Tetor 2002 – Terroristët vrasin 202 njerëz në Bali të Indonezisë

Tre shpërthime të fuqishme në qytetin e Kutas në ishullin indonezian të Balit, i marrin jetën 202 njerëzve, ndërsa më shumë se 200 të tjerë plagosen. Sulmet tronditën banorët vendas, kryesisht të besimit Hindu, në ishullin e njohur dikur si një parajsë e qetë dhe miqësore. Shpërthimi më vdekjeprurës, u shkaktua nga shpërthimi i një furgoni të mbushur me 1.200 kilogramë eksploziv, para një klubi nate.

Ai hapi një krater të madh nën tokë, ndërsa u raportua se kishte thyer dritaret e ndërtesave në të gjithë qytetin. Shumica e viktimave ishin turistë të rinj që pushonin në ishull, kryesisht nga Australia. Prapa sulmeve mendohet se qëndronte grupit islamik militant rajonal Jemaah Islamiah, që besohej se kishte lidhje me Al-Kaedën.

12 Tetor 1960 –Nikita Hrushov, proteston në një mëyrë të pazakontë në OKB

Në një nga momentet më surrealiste në historinë e Luftës së Ftohtë, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi hoqi njërën nga këpucët e tij dhe e përplasi me forcë në tavolinë, në shenjë protestë kundër një fjalimi kritik ndaj politikës sovjetike në Evropën Lindore. Gjatë një debati mbi një rezolutë ruse që sulmonte kolonializmin, një përfaqësues i qeverisë së Filipineve akuzoi sovjetikët se po përdornin një standard të dyfishtë, duke folur për dominimin e Moskës në Evropën Lindore si një shembull të kolonializmit, të cilin në fakt po e kritikonte në rezolutën që kishte paraqitur për miratim.

Në kundërpërgjigje, Hrushovi hoqi njërën nga këpucët e tij dhe filloi ta përplaste me zemërim mbi tryezë. Skena kaotike mori fund, kur Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Frederick Boland nga Irlandë, bëri thirrje për rivendosjen e rregullit, por jo përpara se imazhi qesharak i Hrushovit të bënte xhiron e botës, dhe të ngulitej thellë në kujtesën kolektive të shumë njerëzve.

12 Tetor 1810 –Mbahet festa e parë e Oktoberfest

Princi i kurorës bavareze Louis, më vonë mbreti Louis I i Bavarisë, martohet me Princeshën Therese von Sachsen-Hildburghausen. Familja mbretërore bavareze, i ftoi qytetarët e Mynihut të merrnin pjesë në festimet që mbaheshin në fushat përpara portës hyrëse të qytetit. Këto fusha të njohura publike u quajtën Theresienëiese- “Fushat e Terezës” – për nder të princeshës së kurorës.

Garat me kuaj në praninë e familjes mbretërore përmbyllën festën popullore, e cila u kremtua në forma të ndryshme anembanë Bavarisë.

Vendimi për të përsëritur festimet dhe garat me kuaj vitin e ardhshëm, krijoi traditën e Oktoberfestit vjetor, që në ditët e sotme fillon në fund të shtatorit dhe zgjat deri të dielën e parë të tetorit. Konsumi i alkoolit është një pjesë e rëndësishme e festivalit modern, dhe më shumë se 5 milionë litra birrë konsumohen çdo vit në Oktoberfest.

12 Tetor 1915 – Gjermanët ekzekutojnë në Bruksel të Belgjikës infermieren 49-vjeçare britanike, Edith Cavell. Edhe pse u kishte shërbyer si ushtarëve gjermanë ashtu edhe atyre belgë, autoritetet gjermane e arrestuan me akuzën e ndihmës për të burgosurit britanikë dhe francezë. Ekzekutimi i Cavell çoi në një rritje të ndjenjës anti-gjermane në Shtetet e Bashkuara por edhe në Britani, ku ajo u idealizua si një martire heroike ndaj kauzës së luftës, dhe u nderua me ngritjen e një përmendoreje në sheshin e Shën Martinit në Londër

12 tetor 2000 – Destrojeri amerikan “USS Cole”, bëhet objekt i një sulmi vetëvrasës teksa ndodhej i ankoruar në portin jemenas të Adenit. Nga sulmi mbetën të vrarë 17 marinarë amerikane dhe u plagosën 39 të tjerë. Ai u morr përsipër nga organizata terroriste Al-Kaeda.

12 tetor 1944 – Athina çlirohet nga pushtuesit gjermanë

Ndërsa ushtarët e fundit gjermanë po niseshin drejt veriut, mijëra athinas dolën nëpër rrugët e qytetit për të festuar çlirimin. Mbi 400 mijë grekë gjetën vdekjen gjatë luftës. Por gëzimi i tyre nuk qe i destinuar të zgjaste shumë, pasi shumë shpejt vendi do të zhytej në një luftë të egër civile mes forcave komuniste dhe atyre të së djathtës nacionaliste. 

12 Tetor 1945 – Në Gjermani shpërbëhet Partia Naziste. Ajo u urdhërua të shpërndahet nga Këshilli i Kontrollit të Aleatëve, që deklaroi se çdo përpjekje për ringjalljen e saj në çfarëdolloj forme do të konsiderohej vepër penale.

12 Tetor 1968 – Në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko, nisin Lojërat e XIX-ta Olimpike Verore.

12 Tetor 1983 – Ish-kryeministri japonez, Kakuei Tanaka, dënohet për marrjen e 2.2 milionë dollarëve ryshfet nga kompania e njohur amerkiane e prodhimit të avionëve, “Lockheed Aircraft Corp”.

12 Tetor 1960 – Inejiro Asanuma, kreu i Partisë Socialiste Japoneze, vritet gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv.

12 Tetor 1970 – Presidenti amerian, Richard Nixon, njofton tërheqjen e 40.000 trupave amerikane nga Vietnami duke filluar nga Krishtlindjet.

12 Tetor 1984 –IRA shpërthen një bombë në Grand Hotel në Brighton, Angli, në një përpjekje të pasuksesshme për të vrarë kryeministren britanike Margaret Thatcher. Pesë vetë gjejnë vdekjen dhe 31 të tjerë mbetën të plagosur.

12 Tetor 1999 – Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Pakistanit, Pervez Musharraf, merr pushtetin në vend nëpërmjet një grushti shteti ushtarak pa gjakderdhje.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 12 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 12 tetor 2017

Shtypi nga bota, 12 tetor 2017

Mogherini: Në dhjetor faza e re e dialogut Prishtinë-Beograd

Mogherini: Në dhjetor faza e re e dialogut Prishtinë-Beograd

VIDEO/ Ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, kapet i shumëkërkuari në Shkodër

VIDEO/ Ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, kapet i shumëkërkuari në Shkodër

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com