Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 12 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 12 shtator?

12 Shtator 1683 – Përfundon Beteja e Vjenës, me fitoren e aleancës perëndimore kundër osmanëve

Beteja përfundimtare u zhvillua pikërisht më 12 shtator 1683, pasi kryeqyteti i perandorisë austriake, ishte rrethuar prej 2 muajsh nga trupat e Perandorisë Osmane. Aleanca perëndimore përbëhej nga Perandoria e Shenjtë Romake, dhe një bashkimi princash dhe mbretërish nga Evropa Qëndrore.

Turqit udhëhiqeshin nga Veziri i Madh, Merzifonlu Kara Mustafa Pasha. Rrethimi Osman kishte filluar që në 14 korrik 1683, me rreth 150.000 ushtarë, ndërsa beteja vendimtare  e 12 shtatorit, vulosin fitimtarin pas arritjes së ndihmave për ushtrinë e bashkuar perëndimore, të përbërë prej rreth 75.000 trupash.

Disa historian, sugjerojnë se kjo betejë ishte pika e kthesës në luftërat gati 300 vjeçare Otomane- Habsburgase. Sidoqoftë, një pikëpamje e kundërt e sheh betejën thjesht si konfirmim të fuqisë tashmë në perëndim të Perandorisë Osmane. Gjashtëmbëdhjetë vjet pas asaj beteje, Habsburgët e Austrisë zaptuan dhe dominonin gradualisht Hungarinë jugore dhe Transilvaninë, të cilat kishin qenë më herët nën kontrollin e osmanëve. Beteja e Vjenës, i dha fund zgjerimit të Perandorisë Osmane në Evropë.

12 Shtator 1943 – Benito Mussolini çlirohet nga burgu nga një komando gjermane në Gran Sasso

Më 25 korrik 1943, disa javë pas pushtimit aleat të Siçilisë dhe bombardimeve mbi Romë, Këshilli i Madh Fashist votoi për shkarkimin e Musolinit nga detyra, dhe zëvendësimin e tij me Marshallin Pietro Badoglio. Më pas, Mussolini u arrestua sipas një urdhri të dhënë nga vetë mbreti Victor Emmanuel.

Pas arrestimit Mussolini u transportua në zona të ndryshme të Italisë nga gardianët e tij. Otto Skorzeny, i zgjedhur personalisht nga Hitleri, dhe Ernst Kaltenbrunner, u ngarkuan me misionin e shpëtimit të Duçes. Ata ranë shpejt në gjurmët e tij tij. Kapja e një mesazhi të koduar radiofonik italian, bëri që Skorzeny të zbulonte se Mussolini ndodhej i burgosur në Hotel Campo Imperatore, një vendpushim skish në Campo Imperatore në Gran Sasso në malet Apenine.

Më 12 shtator, Skorzeny iu bashkua grupit të komandove gjermane, të udhëhequra nga Majori Harald Mors, për të shpëtuar Mussolinin në një mision ushtarak me rrezikshmëri të lartë. Fillimisht komandot u hodhën nga avionet me parashutë në malet aty pranë, dhe pastaj e çliruan udhëheqësin fashist pa asnjë të shtënë armësh.

12 Shtator 1962 – Presidenti Kennedy shpall synimin e SHBA-së për të zbarkuar në Hënë

Bashkimi Sovjetik ishte përpara Shteteve të Bashkuara, përsa i përket programit hapësinor. Presidentit amerikan, John F. Kennedy, ishte i vendosur të zhdukte këtë hendek dhe madje të dilte përpara. “Asnjë popull që pret të jetë udhëheqës i kombeve të tjera, nuk mund të qëndrojë prapa në garën për eksplorimin e hapësirës”- tha ai.

Kennedy ishte presidenti i parë amerikan, që i kërkoi Kongresit të miratojë një fond prej më shumë se 22 miliardë dollarësh për Projektin Apollo, i cili kishte për qëllim çuarjen e një njeriu në Hënë para fundit të dekadës. Gjatë një fjalimi të mbajtur më 12 shtator 1962 në Universitetib Rajs, presidenti Kennedy tha:”Ne vendosim të shkojmë në Hënë brenda kësaj dekade dhe të bëjmë gjëra të tjera, jo sepse ato janë të lehta, por sepse janë të vështira. Përpara se kjo dekadë të ketë përfunduar, SHBA duhet të angazhohet për arritjen e uljes së një njeriu në Hënë, dhe rrikthimin e tij në Tokë shëndoshë e mirë”.

12 Shtator 1980 – Ajatollahu i Iranit Khomeini i njofton SHBA-së kushtet për lirimin e pengjeve

Fillimi i përfundimit të krizës së pengjeve në ambasadën e SHBA-së në Teheran, nisi më 12 shtator 1980, pasi Ajatollah Khomeini u bëri publikisht me dije amerikanëve 4 kushte për lirimin e pengjeve që mbaheshin në selinë diplomatike. Kushtet ishin këto:Kthimi në atdhe i pasurisë amerikane të ish-udhëheqësit të vendit, shahut Reza Pahlavi, që arrinte në miliarda dollarë. Pretendimet amerikane kundër Iranit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duhej të anulloheshin. Duhet të anulohej ngrirja e aseteve iraniane në bankat amerikane. Dhe së fundmi, Shtetet e Bashkuara duhet të premtonin se nuk do të ndërhynin më kurrë në punët e brendshme të Iranit.

Bisedimet që përfundimisht arritën të sillnin lirimin e pengjeve, filluan fshehurazi në shtator të vitit 1980 dhe u iniciuan nga Sadeg Tabatabai, dhëndri i djalit të Khomeinit, Ahmed, dhe “një zyrtari të nivelit të mesëm” në qeverinë e përkohshme revolucionare.

12 shtator 1974- Një grushti shteti në Etiopi, rrëzon nga pushteti perandorin Haile Selassie

Grushti i shtetit u organizua nga një grup ushtarakësh etiopianë, si dhe drejtues të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, të quajtur Derg. Pas grushtit të shtetit, perandori u burgos. Ai vdiq dy vjet më vonë, më 28 gusht 1976. Selassie konsiderohet shpesh si Mesia, nga ata që janë praktikues të Rastafarianizmit, një besim fetar me origjinë nga Xhamajka.

12 Shtator 1919 – Adolf Hitleri anëtarësohet në Partinë Gjermane të Punëtorëve. Shumë shpejt, kjo forcë do të ndryshojë emrin në Partia Nacional Socialiste e Gjermanisë, dhe Hitleri do të bëhet udhëheqësi i saj.

12 Shtator 1990 – Gjermania Lindore dhe Perëndimore, së bashku me Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik- vendet aleate që pushtuan Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore – nënshkruan vendimin përfundimtar për ribashkimin e Gjermanisë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 12 Shtatorretrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 12 shtator 2017

Shtypi nga bota, 12 shtator 2017

Basha mban fjalën e parë si deputet: Rama e shkatërroi marrëveshjen e 18 majit kur…

Basha mban fjalën e parë si deputet: Rama e shkatërroi marrëveshjen e 18 majit kur...

Basha: Programi i Ramës me fraza nga Google Search; ja pse nuk e do integrimin

Basha: Programi i Ramës me fraza nga Google Search; ja pse nuk e do integrimin







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Shiste lëndë narkotike, arrestohet 41-vjeçari në Korçë
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike, arrestohet 41-vjeçari në Korçë

by mirseda
09:24 | 28/01/2026
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e...

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes

09:14 | 28/01/2026
Rati rrëfen bisedën e fundit me Shpat Kasapin: E kam peng që…

Rati rrëfen bisedën e fundit me Shpat Kasapin: E kam peng që…

09:05 | 28/01/2026
Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK në Rumani, mes viktimave edhe shqiptari Vasil Pilo

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK në Rumani, mes viktimave edhe shqiptari Vasil Pilo

09:03 | 28/01/2026
Me 85 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në Kodin Penal dhe disa projektligje kyçe

Me 85 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në Kodin Penal dhe disa projektligje kyçe

08:59 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com