Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 12 qershor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 12 qershor?

1867 – Formohet Perandoria e Austro Hungarisë, e cila njohu dy shtete të pavarura të bashkuara nën një monark dhe shpalli të drejta të barabarta për hebrenjtë brenda kufijve të saj.

1924 – Lindi George H. Bush në Milton, president i 41-të i Shteteve të Bashkuara, babai i presidentit të 43-të, George W. Bush. Xhorxh Bush.

1942 – Anne Frank merr si dhuratë një fletore-ditar për ditëlindjen e saj të 13-të, dhe fillon të hedhë në të mendimet e përditshme. Dhe Ana ishte në pozitë unike për ta bërë botën të kuptojë se ç’do të thotë të fshehësh plotësisht ekzistencën tënde në këmbim për një shans vetëm për të mbijetuar në një regjim diktatorial. Anne Frank kishte lindur në Frankfurt am Main në vitin 1929. Familja u largua në Holandë në vitin 1933, kur Hitleri erdhi në pushtet. Frankët ishin hebrenj.

Në Holandë ata jetuan të qetë deri sa Gjermania pushtoi vendin në vitin 1940; pastaj, familja Frank – e përbërë nga Otto, gruaja e tij dhe dy vajzat, përfshi Anën – u fsheh në një shtëpi në Amsterdam. Ana shkroi ditarin e saj nga qershori 1942 deri në gusht 1944, kur familja u kap nga nazistët dhe u deportua në Gjermani, ku Ana vdiq në mars 1945 në kampin e përqendrimit të Bergen Belsen pak muaj para mbërritjes së trupave britanike. Nga familja, vetëm babai i saj mbijetoi; ai kishte qenë në kampin Aushvic dhe u çlirua në janar 1945 nga trupat sovjetike. Ditari i Anës, shkruar në holandisht, u gjet pas luftës nga pronari i shtëpisë ku familja Frank kishte qëndruar e fshehur në Amsterdam; ai e lexoi dhe ia dërgoi menjëherë botuesit. Ditari i Ana Frankut u botua në vitin 1946 dhe deri më sot ky libër është shitur më shumë se 30 milionë kopje dhe është përkthyer në rreth 70 gjuhë.

1954 – Papa Pius XII shenjtëron Dominik Savion, i cili në kohën e vdekjes më 1857, kishte qenë 14 vjeç. Ky adoleshent italian është shenjtori më i ri jo-martir në Kishën Katolike. Dominik Savio ishte nxënës në një shkollë për priftërinj kur u sëmur dhe vdiq nga pneumonia. Mësuesi i tij, kishte konsideratë të lartë për Savion, dhe shkroi një biografi të nxënësit të tij. Ky vëllim, së bashku me dëshmi të tjera, u bënë faktorë të rëndësishëm për shenjtërim bazuar në virtytet e tij heroike në jetën e përditshme. ‘Virtyt heroik’ përdoret si term kishtar për persona me virtyte të larta dhe punë të jashtëzakonshme – Virtyti heroik është një nga kërkesat për lumturim në Kishën Katolike.

1964 – Në Afrikën e Jugut; aktivisti kundër aparteidit Nelson Mandela dënohet me burgim të përjetshëm nën akuzat për sabotazh.

1967 – Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara shpall se të gjitha ligjet që ndalojnë martesën ndër-racore janë jo-kushtetues.

1987 – Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Ronald Reagan, duke qëndruar para portës së Brandenburgut, sfidon publikisht udhëheqësin sovjetik për rrëzimin e murit të Berlinit: “Ky mur do të bjerë. Besimet bëhen realitet. Ky mur do të bjerë, sepse nuk mund të përballojë besimin; nuk mund të përballojë të vërtetën. Muri nuk mund të përballojë lirinë. Zoti Gorbachev, shembe këtë mur!”.

Muri i Berlinit ishte ndërtuar nga komunistët në gusht 1961 për të mos lejuar gjermano-lindorët të shkonin në Berlinin Perëndimor. Muri prej betoni 3.5 metra i lartë dhe qindra kilometra i gjatë, përmbante gardhe të elektrizuar dhe roje. Dy vjet pas fjalimit të Reaganit, në nëntor 1989, Gjermania Lindore lëshoi një dekret për hapjen e murit, duke lejuar njerëzit të kalonin lirisht në Berlinin Perëndimor. Në disa raste, familjet që ishin ndarë për dekada të tëra u ri-bashkuan. Muri i Berlinit u rrëzuar krejtësisht në fund të vitit 1990, pas rënies së komunizmit në Evropën Lindore dhe në vetë Bashkimin Sovjetik, duke shënuar fundin e Luftës së Ftohtë.

1990 – Dita e Rusisë – Parlamenti i Federatës Ruse deklaron zyrtarisht sovranitetin e saj. Po këtë ditë, më 1991, rusët zgjedhin Boris Jelcinin si president të republikës.

1994 – Aeroplani Boeing 777 dy-motorësh, më i madhi në botë, kryen fluturimin e tij të parë.

1999 – Lufta në Kosovë: Operacioni “Joint Guardian” fillon kur një forcë paqeruajtëse (KFOR) e drejtuar nga NATO hyri në Kosovë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 12 qershor?retrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Sulmohet faqja e KQZ-së në Kosovë, reagon Anonymous

Sulmohet faqja e KQZ-së në Kosovë, reagon Anonymous

Sot 18 vjet nga çlirimi i Kosovës

Sot 18 vjet nga çlirimi i Kosovës

Isa Mustafa reagon pas dështimit në zgjedhje: LDK do të reflektojë!

Isa Mustafa reagon pas dështimit në zgjedhje: LDK do të reflektojë!

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë
Showbizz

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

by mirseda
23:19 | 26/09/2025
0

Pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka reaguar...

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

22:43 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

22:04 | 26/09/2025
Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

21:33 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com