Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çfarë ka ndodhur më 12 maj ?

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 12 maj ?

Author John Updike smiles as he is being interviewed at the Reuters office in Boston, Massachusetts December 12, 2005. Updike has recently released a new book "Still Looking", which is a collection of essays about U.S. artists. - RTXO2T4

1812 – Në Highgate, Angli, lindi Edward Lear – poet dhe ilustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh. Por me librin e tij Nonsense, Lear fitoi famë si poet limerik, zhanër vargjesh të pakuptimta që shpesh shoqërohen me vizatime ilustruese. Vargu Limerik (nga emri i qyteti në Angli) është formë poetike autentike angleze.

Nonsense Alphabet, nga Edward Lear

..M është ‘m’ që shihni,

Memmy,

Temmy,

Semmy,

Shemmy,

Tani ‘m’ është Miu që shihni ,

Por nuk do që të jetë më!…

1928 – Itali, Benito Mussolini u heq grave të drejtën për të votuar

1963 – Këngëtari Bob Dylan largohet nga programi “Ed Sullivan Show”, në shenjë proteste – i ri, i panjohur deri atëherë, Dylan e la programin pasi censuruesit nuk pranuan që ai të këndonte këngën që kishte zgjedhur; Paranoid Blues, satirë ndaj një shoqate ultra – konservatore të djathtë e cila prirej të shihte pas çdo ngjarjeje një komplot komunist. Ishte viti 1963, kulmi i luftës së ftohtë. Ed Sullivan Show ishte program tepër i njohur televiziv – refuzimi i krijoi këngëtarit të ri emër si artist me integritet pa kompromis.

1965 – Izraeli dhe Gjermania Perëndimore këmbejnë letra zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky veprim u pa si hap i parë drejt pajtimit midis dy kombeve, pas përvojës së hidhur që kishin pasur gjatë Luftës së dytë botërore.

1982 – Çmimi Pulitzer jepet për John Updike (1932 – 2009), autor i mbi 50 librave – shkrimtar, poet, kritik arti, kritik letrar. Më 1987, duke komentuar mbi romanin Kronikë në Gur të shkrimtarit Ismail Kadare, që sapo ishte botuar në anglisht, Udike do të shkruante: “Kadare dhe Gabriel Garcia Marquez; të dy tregojnë rreth qyteteve që lëshojnë vezullime magjepsëse dhe mbizotërohen nga klanizmi. Qyteti prej guri i Kadares duket më pak jashtë botës reale, më pak i panjohur, më pak çuditshëm sesa qyteti Makondo i Marquezit, i tëri me ndërtesa të larta me mure pasqyrash…Por si ishte në gjendje Ismail Kadare, nën një regjim famëkeq ksenofobik si ai i Enver Hoxhës, të krijonte një art kaq të hollë e të shprehej aq lirshëm?…Kujtimet nostalgjike të fëmijërisë, sigurisht, përbëjnë strehë mbrojtëse për një shkrimtar i cili krijon nën regjim totalitar. Mënyra të tjera krijuese për një shkrimtar në kushte të tilla janë përkthimet, tregimet për fëmijë dhe romanet fantastiko-historike”.

In Extremis, nga John Updike

(shqipërim)

Po shikoja gishtërinjtë e këmbëve një ditë.

Nuk i kisha parë prej muajsh

Në fakt, ata edhe mund të kishin vdekur.

Dhe mendo se dikur i kisha miq të ngushtë

Kur isha i vogël i njihja mirë

Edhe në gojë i fusja

Nga i madhi tek i vogli.

I doja më shumë se veshët e mi

Më shumë se krahët, bërrylat, zemrën

Por, me shtimin e viteve

Unë dhe gishtat e këmbëve u ndamë

Tani, me gunga, të zbehtë, me kallo,

secili prej tyre thotë: j’accuse! –

Dhe unë shpejt i fsheh në këpucët e mia.

1991 – Shpallet një ilaç kundër kancerit, që mund të gjendet vetëm në lëvozhgën e një pemë të rrallë në ishujt në veriperëndim të Paqësorit.

1997 – Rusia dhe Çeçenia nënshkruajnë një marrëveshje paqeje pas 400 vitesh konflikti.

2002 – Ish- presidenti amerikan Jimmy Carter mbërrin në Kubë për vizitë pesë-ditore dhe takim me Fidel Kastron, duke u bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, brenda ose jashtë zyrës, që viziton ishullin që nga viti 1959 kur Kastro erdhi në pushtet me anë të revolucionit.

Mendim i ditës

“Jeta është si një përrallë: jo sa e gjatë, por sa e mirë, është ajo që ka rëndësi.”

Luci Annaeus Seneca

Tags: bob dylanEdward LearJimmy Carterjohn updike

TË LIDHURA

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ekonomi

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:22 | 16/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie
Aktualitet

U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

19:53 | 15/12/2025
Next Post
Arrestohen babë e bir, dhunuan deputetin Ziadin Sela në Kuvend

Arrestohen babë e bir, dhunuan deputetin Ziadin Sela në Kuvend

Bie Euro, arrin nivelin më të ulët në 8 vjet

Bie Euro, arrin nivelin më të ulët në 8 vjet

Dështojnë negociatat, McAllister: Natën e mirë!

Kriza politike, BE: “Na e keni sjellë shpirtin në majë të hundës”  







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn
Aktualitet

Aksioni te AKSHI/ Abuzuan me tenderat, SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbulohen emrat

by mirseda
12:38 | 16/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e...

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:22 | 16/12/2025
Kremlini i thotë jo armëpushimit për Krishtlindje: Synojmë një marrëveshje paqeje

Kremlini i thotë jo armëpushimit për Krishtlindje: Synojmë një marrëveshje paqeje

12:16 | 16/12/2025
Lapaj njofton protestë masive më 20 dhjetor

Lapaj njofton protestë masive më 20 dhjetor

12:13 | 16/12/2025
Fermerët derdhin qumësht jashtë Zyrës së Taksave të Hanias

Fermerët derdhin qumësht jashtë Zyrës së Taksave të Hanias

11:42 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com