Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 11 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 11 tetor?

11 Tetor 1976 – Në Kinë arrestohet “Banda e të Katërtve”

Kryetari i ri i Partisë Komuniste të Kinës, Hua Guofeng, urdhëroi arrestimin e figurave kryesore radikale në Pekin, duke dhënë shenjën e parë se Kina po ndryshonte drejtimin politik pas vdekjes së kryetarit Mao Ce Dun një muaj më parë. E ashtuquajtura “Banda e të Katërtve”, udhëhiqej nga veja e kryetarit Mao, Jian Qing, dhe në të bënin pjesë Wang Hongwen, Yao Wenyuan dhe Zhang Chunqiao.

Ata kishin qenë përkrahës aktivë të Revolucionit Kulturor, të nxitur 10 vjet më parë nga vetë Mao. Ajo qe një fushatë politike dhe ideologjike, që synonte ringjalljen e shpirtit revolucionar, dhe shkaktoi trazira të mëdha sociale, ekonomike dhe politike. Pastrimi ideologjik filloi me sulmet e Gardistëve të Kuq mbi të ashtuquajturit “intelektualë”, për t’u zhdukur tek ata ndikimet “borgjeze”.

Zhang u ngrit në përgjegjësi gjatë vitit të parë të Revolucionit Kulturor në Shangai, dhe deri vonë ishte komisari kryesor politik i forcave të armatosura. Wang kishte më pak pushtet, por për habinë e të gjithëve u caktua si numri 3 në hierarkinë e partisë në vitin 1973, ndërsa nuk kishte mbushur ende 40 vjeç, relativisht shumë i ri sipas standardeve kineze. Ndërkohë Yao, anëtar i komitetit të përhershëm i Byrosë Politike, cilësohej si një njeri i përkushtuar, në mos fanatik, ndaj idealeve Maoiste të zhvillimit shoqëror të vendit.

Jian Qing, dikur një aktore, u bë gruaja e tretë e Kryetarit Mao në vitin 1939. Ajo konsiderohej si një mbështetëse radikale dhe aktive e parimeve maoiste, por në vitet para vdekjes së bashkëshortit, pati një jetë të pavarur nga burri i saj. Besohet se të katërt, ishin duke përgatitur një grusht shteti pas vdekjes së kryetarit Mao. Pas një procesi gjyqësor publik, u dënuan me burgime të rënda.

11 Tetor 1986- Reagan dhe Gorbachev takohen në Rejkjavik, dështojnë bisedimet për reduktimin e armëve bërthamore

Pas takimit të suksesshëm të nivelit të lartë të nëntorit të vitit 1985 në Gjenevë, presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev, u takuan në Rejkjavik të Islandës, për të vazhduar diskutimet rreth reduktimit të arsenaleve të tyre të raketave me rreze te mesme dhe të gjatë në Evropë. Pikërisht kur u duk se mund të arrihej një marrëveshje, bisedimet u ndërprenë mes akuzave dhe kundërakuzave, dhe marrëdhëniet SHBA-Bashkimit Sovjetik shënuan një hap domethënës prapa.

Negociatat u tensionuan kur Gorbachev, kërkoi që bisedimet në lidhje me raketat të zgjeroheshin për të përfshirë edhe kufizimet mbi Iniciativën Strategjike të Mbrojtjes së Amerikës (SDI). E njohur më tepër si nisma e “Star Wars” nga kundërshtarët, SDI qe një nga projektet gjigande të preasidencës Reagan. Një program qindra miliarda dollarësh, SDI-ja parashikohej të përdorte teknologjinë e hapësirës për të siguruar një “mburojë” nga sulmet bërthamore.

Për këtë arsye, nuk është e habitshme pse Reagan refuzoi të merrte në konsideratë sugjerimin e Gorbachev, dhe bisedimet përfunduan ditën tjetër pa asnjë marrëveshje konkrete. Reagan e akuzoi udhëheqësin sovjetik për shpërdorimin e besimit, me përpjekjen për të zgjeruar axhendën e bisedimeve; ndërsa Gorbachev u kundërpërgjigj duke theksuar se Reagan nuk ishte i sinqertë mbi dëshirën e tij për negociata serioze, lidhur me kufizimet e armëve bërthamore.

11 Tetor 1899- Nis Lufta Boere në Afrikën e Jugut

Lufta e Boerëve në Afrikën e Jugut, u zhvillua midis Perandorisë Britanike dhe Boerëve të Transvaal dhe Shtetin e Lirë Portokalli. Boerët qenë pasardhësit e kolonëve origjinale holandeze të Afrikës jugore. Britania e vuri nën kontroll koloninë e Kepit Holandez në vitin 1806 gjatë luftërave napoleonike, duke nxitur rezistencën e boerëve, të cilët nuk qenë të kënaqur me anglicizimin e Afrikës së Jugut, dhe politikat anti-skllavëruese të Britanisë.

Nga mesi i qershorit 1900, forcat britanike arritën të pushtonin shumicën e qyteteve më të mëdha booere dhe aneksuan territoret e tyre, por këta të fundit filluan një luftë guerile e cila i frenoi disi pushtuesit britanikë. Duke filluar nga viti 1901, britanikët ndëmorrën një strategji për t’i gjetur dhe asgjësuar këto njësi guerile, duke i mbyllur familjet e luftëtarëve boerë në kampe përqendrimi.

Një vit më pas, britanikët arritën të shtypin rezistencën e Boerëve, dhe më 31 maj 1902 u nënshkrua Paqja e Verenigingut, duke i dhënë fund armiqësive. Traktati njohu administratën ushtarake britanike në Transvaal dhe Shtetin e Lirë Portokalli, dhe autorizoi një amnisti të përgjithshme për lutëtarët boerë. Në vitin 1910, britanikët themeluan Unionin autonom të Afrikës së Jugut. Ai përfshinte si province të tij Transvaal-in, Shtetin e Lirë Portokalli, Kepin e Shpresës së Mirë dhe Natal-in.

11 Tetor 1987 –Në Skoci përfundojnë kërkimet për përbindëshin e Loch Ness

Një eksplorim i madh sonor në liqen e Loch Ness në Skoci, nuk arriti të gjejë asgjë përbindësh. Kërkuesit kaluan një javë në liqen, duke shpenzuar plot 1 milionë dollarë në paisje për të skanuar plotësisht liqenin, duke mos gjetur asnjë specie të çudishme. Legjenda e përbindëshit daton që në shekullin VI-të, por vetëm në vitet 1930 miti u bë i njohur në të gjithë botën.

11 Tetor 1939 – Shkëncetari i famshëm gjerman, Albert Ajnshtajn, i shkruan një letër presidentit amerikan Ruzvelt mbi potencialin e bombës atomike. Në letër, ai argumentonte fizibilitetin shkencor të armëve atomike, dhe nxiste nevojën për zhvillimin e një programi atomik amerikan.

11 Tetor 1531 – Katolikët mposhtin protestantët në Kappel, gjatë Luftës së Dytë Civile të Zvicrës.

11 Tetor 1795 – Në shenjë mirënjohje për shtypjen e një rebelimi në rrugët e Parisit, Konventa Kombëtare e Francës, e emëron Napoleon Bonaparte zv.komandant të Ushtrisë së Brendshme.

11 Tetor 1945 –Ndërpriten negociatat mes udhëheqësit nacionalist Çang Kai-Shi dhe atij komunist Mao Ce Dun. Trupat nacionaliste dhe komuniste, do të përballen shumë shpejt mes tyre në një luftë civile.

11 Tetor 1962 – Papa Gjoni XXIII hap punimet e Këshillit të 21-të Ekumenik (Vatikani II) me një thirrje për unitet mes të krishterëve. Në mesin e delegatëve-vëzhgues, ishin përfaqësues të sekteve të mëdha Protestante, një shenjë kjo në vetvete e ndryshimeve gjithëpërfshirëse.

11 Tetor 1987 – Fillon operacioni “Pawan” nga forcat paqëruajtëse indiane në Sri Lanka. Mijëra pjesëtarë të komunitetit Tamil, së bashku me qindra militantë dhe ushtarë indianë do të vdesin gjatë këtij operacioni.

11 tetor 2002 – Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, fiton çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund konfliktit të Lindjes së Mesme, dhe duke vepruar si një ndërmjetës në bisedimet midis Egjiptit dhe Izraelit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 11 tetor?Retroretrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 11 tetor 2017

Shtypi nga bota, 11 tetor 2017

Shkodër/ Shpërthen makina e inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale

Shkodër/ Shpërthen makina e inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale

Çfarë do të bëjë BE me qeverinë “Rama 2”?

Rama njofton për vendet vakante në 14 drejtori, qytetarët nuk e besojnë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nis rikonstruksioni i Spitalit Universitar të Traumës, Koçiu-Vengu: Investim madhor me standarde evropiane
shendetesi

Nis rikonstruksioni i Spitalit Universitar të Traumës, Koçiu-Vengu: Investim madhor me standarde evropiane

by mirseda
19:28 | 20/06/2025
0

Në Spitalin Universitar të Traumës ka nisur sot zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e...

Belshi kryeqyteti i çiklizmit përfundon Kampionati Kombëtar 2025

Belshi kryeqyteti i çiklizmit përfundon Kampionati Kombëtar 2025

19:13 | 20/06/2025
Rosberg kritikon Ferrarin Luis i pasigurt për vendimet

Rosberg kritikon Ferrarin Luis i pasigurt për vendimet

19:09 | 20/06/2025
Gjuha shqipe zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Gjuha shqipe zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

18:46 | 20/06/2025
Stuhi shiu bën namin në qytet, Shqipëria nën temperatura të larta

Stuhi shiu bën namin në qytet, Shqipëria nën temperatura të larta

18:21 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com