Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 11 gusht?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 11 gusht?

SAMSUNG DIGITAL CAMERA

106 – Pjesa jug-perëndimore e Dakias (sot Rumani) bëhet provincë romake: Dakët janë përmendur së pari në shkrimet e Herodotit (484–425 pes) dhe Tukididit (460–395 pes). Në gjeografinë e lashtë, Dakia banohej nga dakët, (të quajtur edhe Getae), të cilët zinin territoret të Trakës veriore. Ndër udhëheqës të njohur të fiseve dake ishte edhe Burebista, i cili jetoi mes viteve 82 pes dhe 44 pes. Gjatë mbretërimit të tij, kufijtë e mbretërisë dake u shtrinë si kurrë ndonjëherë. Burëbista udhëhoqi bastisje e pushtime në gjithë Evropën Qendrore dhe Juglindore, duke nënshtruar shumë fise fqinje – ushtria e tij shpesh do të kalotnte Danubin për të kryer plaçkitje në qytete romake në Thrakë, Maqedoni dhe Iliri (Straboni). Në 48 pes, Burëbista mbajti anën e Pompeut kundër Jul Cezarit në luftën civile romake. Pasi doli fitimtar, Cezari planifikoi dërgimin e legjioneve për të ndëshkuar Burebistën, por nuk arriti – Cezari u vra në Senat më 15 mars, 44.

1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz.

Alkatraz është burgu që strehoi kriminelët më të rrezikshëm të kohës së tij dhe gjithashtu i famshëm për izolimin nga pjesa tjetër e botës. Ujërat e ftohta që e rrethonin nuk u jepnin mundësi atyre që mundnin të arratiseshin të mbijetonin për shumë kohë. Të dënuarit ushqeheshin mjaft mirë, në mënyrë që fiziku i tyre të humbiste formën e mirë dhe ata të bëheshin të paaftë për të tentuar ndonjë mënyrë arratisjeje. Ai është ndoshta burgu më i famshëm në të gjithë botën. Ai nuk është më në gjendje pune që prej vitit 1963.

1956 – Vdiq piktori abstrakt Jackson Pollock në një aksident automobilistik. Në vitet 1960, vetëm një dekadë pasi me të ishin tallur, Jackson Pollock filloi të shihej si një nga figurat më të rëndësishme në botën e artit, dhe një nga novatorët e stileve në pikturë (ai pikturonte me spërkatje a hedhje të bojës në kanavacë duke krijuar imazhe tepër abstrakte.)

Në fakt, Pollock është konsideruar si figura më e rëndësishme në botën e artit në SHBA gjatë shekullit XX. Ashtu si shumë figura të tjera të famshme, Jackson Pollock vuajti në jetën personale, me probleme si alkoolizmin, ndërsa vdekja e parakohshme, i dha atij statusin ‘superstarit”, duke e bërë artist legjendar. Më 1950, duke shfletuar një revistë periodike, Jackson Pollock u shtang para një fotografie tepër të pazakontë, ku rivali i tij evropian, piktor i së njëjtës rrymë, kishte dalë gjysmë lakuriq. Kjo sikur e kënaqi me keqdashje, por ajo që e bëri të shfrynte nga zemërimi ishte se fotografia e tregonte rivalin duke pikturuar me një mjet të paparë ndonjëherë: “I mallkuari, i bërë të gjitha zbulimet, nuk la gjë për mua”, citohet të ketë thënë Pollok. Por çfarë fotografie ishte ajo që Pollok pa në revistë më 1949? Kush ishte piktori evropian? E, mbi të gjitha, kush ishte autori i fotografisë?

Fotografia e botuar në revistën amerikane Time mbante diçiturën: “Një Centaur i pikturuar me dritë”. Piktori në fotografi ishte Pablo Pikaso, i rrymës së kubizmit dhe ekspresionizmit abstrakt. Sa për autorësinë e fotografisë, ajo ishte nënshkruar thjesht: “Photo by Gjon Mili”.

1984 – Presidenti amerikan Ronald Reagan tha “Unë kam nënshkruar legjislacionin për eliminimin e Rusisë (Bashkimi Sovjetik); bombardimi fillon brenda 5 minutave”. . – Fjala ra si bombë, edhe pse presidenti e tha me shaka ndërsa po përgatitej për të mbajtur fjalimin e tij javor në radion publike – mikrofoni i tij ishte lënë gabimisht hapur – lajmi nuk u mor seriozisht. Vëshguesit e shohin si të çutishëm faktin që kjo t’i ndodhte Ronald Reaganit, njeri me përvojë në fushën e transmetimeve a komunikimeve; Reagan kishte punuar në radio, televizion e kinematografi, para se të bëhej guvernator i Kalifornisë dhe president i SHBA-së. A ishte ky një mesazh i paramenduar, e largpamës?, sepse pas pak vitesh Bashkimi Sovjetik vërtetë do të shpërbëhej.

Tags: AlkatrazçfarëDakëtHerodotiJackson Pollockka ndodhurmë 11 gusht?Pablo PikasoRonald Reagan

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Në Kinë po rriten në mënyrë alarmante rastet e kancerit në mushkëri

Në Kinë po rriten në mënyrë alarmante rastet e kancerit në mushkëri

Roli i BE-së në konfliktin verbal midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut

Roli i BE-së në konfliktin verbal midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut

Dilemat e Kim Jong-un

Dilemat e Kim Jong-un







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Rama: Do ketë buxhet të veçantë për barnat e rimbursueshme për pacientët me tumor
Politikë

Rama: Do ketë buxhet të veçantë për barnat e rimbursueshme për pacientët me tumor

by mirseda
17:58 | 12/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e njësisë nr.5 theksoi se në buxhetin e vitit 2026,...

Rama: Buxhet i veçantë për barnat kundër kancerit

Rama: Buxhet i veçantë për barnat kundër kancerit

17:39 | 12/11/2025
Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit 700 euro

Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit 700 euro

17:20 | 12/11/2025
Qipro lëkundet nga tërmeti

Qipro lëkundet nga tërmeti

16:53 | 12/11/2025
Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, lartësia e ujit shkon në 40 cm

Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, lartësia e ujit shkon në 40 cm

16:42 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com