1040 – Angli; Lady Godiva kalon lakuriq me kalë nëpër Coventry, sipas legjendës, për të detyruar burrin e saj, Lordi e Mercias, për të ulur taksat.
1212 – Londra preket nga një prej zjarreve më të mëdhenj në historinë e saj; thuajse gjithë qyteti digjet. Londra ka pësuar shumë herë djegie; ekzistojnë prova se zjarri më i hershëm i madh ndodhi në vitin 60, gjatë revoltës së udhëhequr nga Mbretëreshës Boudica, forcat e së cilës dogjën plotësisht qytetin atëherë i njohur si Londinium.
1778 – Luigji XVI i Francës i shpall luftë Mbretërisë së Britanisë së Madhe, për t’i ardhur në ndihmë Revolucionit Amerikan.
1821 – Shtetet e Bashkuara marrin në dorëzim territorin e Floridës që sapo e kishin blerë nga Spanja.
1925 – Meher Baba fillon heshtjen e tij, duke komunikuar për 44 vjet vetëm me shenja dhe gjeste. Pasuesit e tij e vëzhgojnë këtë datë si Ditën e Heshtjes në përkujtim të tij. Meher Baba (1894 – 1969), mësues shpirtëror indian, thoshte se ishte Avatar (Perëndi në formë njerëzore). Kënga e vitit 1988 “Don’t Worrie, Be Happy” nga Bobby McFerrin është frymëzuar nga një thënie popullore e Meher Babës.
1977 – Aleksandr Zagirnyak dhe Gennadi Sheludko rrëmbejnë një aeroplan Tupolev Tu-134 në rrugën nga Petrozavodsk në Leningrad dhe përpiqen ta detyrojnë pilotin që të fluturojë për në Suedi. Por aeroplani u ul në Helsinki, Finlandë, ku të nesërmen rrëmbyesit dorëzohen dhe kthehen në Bashkimin Sovjetik.
1997 – Në Londër shkencëtarët shpallën gjetjet e tyre gjatë analizës së ADN-së të një skeleti të Neandertalit që mbështesin “Teorinë e Afrikës” mbi evolucionin e njeriut, duke vendosur një “Evë afrikane” 100.000 deri në 200.000 vjet më parë.











