Të jesh president, është gjë e bukur, përgjegjësi e madhe, por ka edhe kufizimet e saj, që të jesh jo thjesht politikisht korrekt, por të jesh serioz edhe të respektosh detyrimin tënd kushtetues. Ndaj, do ishte e tepërt nëse fillon e bën gjykime politike për mazhorancën apo për opozitën. Presidenti duhet të jetë një institucion i ftohtë që të jetë i gatshëm për të ofruar zgjidhjet e veta dhe gatishmëritë për zgjidhje. Unë mendoj që qytetarët shqiptarë janë ata që kanë të drejtën absolute për të vlerësuar si ka punuar një mazhorancë dhe se sa e vërtetë është një opozitë.
Une besoj se ka qenë evidente për fatin e keq, ka qenë evidente edhe publike, edhe unë nuk jam munduar që të fsheh problemet që ka patur aspketin komunikativ sepse nuk do tregohesha i vërtetë në këtë rast. Ka patur probleme që unë mendoj kanë qenë më së shumti të sforcuara edhe artificiale në këndveshtrimin tim, kanë qenë të imponuara nga institucionet e tjera, për arsyen e vetme se është tentuar një kontroll politik edhe mbi institucionin e presidentit të Republikës, por unë besoj se ato janë tejkaluar me qëndrimet që ka mbajtur institucioni.Çfarë suksesesh mund të njihni të kësaj mazhorance dhe çfarë dështimesh?
Le t’ia lemë qytetarëve për të numëruar edhe sukseset edhe dështimet. Unë mendoj se ka pasur dëshira, ka pasur objektiva, janë ndërmarrë reforma se si janë realizuar se sa të drejta kanë qenë ato hapa që janë ndërmarrë atë, le ta vendosin qytetarët pastaj.
7 ditë të plota kanë pritur qytetarët shqiptarë deri në daljen tuaj në konferencë shtypi, përsa i përket dekretimit të ministrave të rinj propozuar nga Rama. I shumëpërfolur ishte emri i Xhafajt. Çfarë përjetime keni pasur? U tha se ju do dilnit duke i thënë Jo dekretimit të tij, por ju bëtë të kundërtën pasi nuk ua linte Kushtetuta
Unë nuk dua që të ushqej dhe të bie pre e skenarëve të thashethemnajës politike që krijohet apo edhe të ushqimit që i jepet thashethemnajës, por me background dhe me synime politike. Unë kam strikt detyrën edhe mundësinë dhe hapësirën dhe procedurën që i takon të ndjekë presidenti i Republikës. Pas ardhjes së propozimeve nga ana e kryeministrit kam kërkuar dhe kam pritur informacionin e institucioneve, që merren me garantimin e standardeve të sigurisë së vendit.
Ishin ministra që emëroheshin për herë të parë në detyrë dhe kërkonin që patjetër institucionet e vendit të verifikonin integritetin e tyre në lidhje me çështjet e sigurisë kombëtare. Dhe ka qenë afati dhe kushteta ndaj e parashikon një afat të tillë, që presidenti ka pritur të vijnë përgjigjet në lidhje me secilin prej individëve përkatës dhe informues. Kanë ardhur ditën që unë kam dalë në konferencën për shtyp. Veç kësaj kam qenë në një shërbim jashtë vendit, por nuk ka qenë i lidhur shërbimi me kohën e konsumuar.
Koha e konsumuar ka qenë vetëm për të verifikuar info në lidhje me secilin prej personave. Une e kam bërë qëndrimin tim publik dhe më duhet të sqaroj edhe një element tjetër, që ka qenë edhe ky një element abuzimi dhe spekulimi. Duke e tentuar ta ndajnë në 2 pjesë qendrimin e Presidentit të Republikës është tentuar të ndahet qëndrimi i presidentit në dekret me qëndrimin e Presidentit në deklaratë. Po ju them që të dyja janë qëndrime presidenciale dhe të parashikuara në kushtetutën e vendit, dekreti është një e drejtë e Presidentit, por që kushtetuta nuk ia njeh të drejtën Presidentit për të refuzuar propozimin e kryeministrit për ministra, sepse në nenin 92 nuk është i parakshikuar emërimi dhe shkarkimi i ministrit.
Pra, e drejta e emërimit të një ministri është e Kryeministrit dhe konfirmimin përfundimtar ia jep parlamenti. Pra dekreti është ushtrim i detyrës së përgjegjësisë që ka Presidenti, deklarata është ushtrim i së drejtës. Kushtetuta ia njeh të drejtën Presidentit t’i adresohet parlamentit në çdo kohë dhe për çdo çështje që Presidenti mendon se është e rëndësishme. Pasi kam bërë dekretimin, unë i jam adresuar Kuvendit në të drejtën që më jep kushtetuta për çështjen e kandidaturës së Ministrit të Brendshëm, që unë e gjykoja si të papërshtatshme për shkak të rrethanave të asaj dite dhe vazhdojmë të ndodhemi. Pra dekreti ishte një detyrim, deklarata ishte një e drejtë.
Por, përtej konferencës, a ndjeni ju trysni pasi ishin ditë të vështira…
Është shumë e vështirë që sot të demonstrosh se ç’ka brenda qenies njeriu, por po ju them në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë që kam qenë shumë i qetë nuk kam patur asnjë dyzim, përveç se pjesës që prisja nga institucionet e shtetit.
Nuk i kam përcjellë vetes as trysninë dhe as presionin. Patjeter që i ndiqja me shumë kujdes zhvillimet politike, opinionet e qytetarëve, të njerëzve të medias të gazetarëve të analistëve, por që ditën e parë që kam pranuar të ulem në karrigen e Presidentit të Republikës, pakti i parë ka qenë pakti me veten dhe pakti me veten është pakti më i vështirë që mund të ketë njeriu por është pakti më i fortë. Ndaj nuk kam patur asnjë presion asnjë komunikim me askënd me asnjë aktor, por ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimi që unë kam menduar dhe që kam besuar se zbatoj kushtetutën dhe që shpreh edhe mendimin tim politik.
Si rrallëherë në ditën e dekretimit munguan kamerat. Pse munguan kamerat dhe a ka pasur një shtrëngim duarsh mes jush dhe ministrit Xhafaj?
Pa dashur të hyj në debat, që pas ceremonisë së parë kur është betuar e gjithë qeveria, në ceremonitë e tjera në presidencë të pranishme kanë qenë kamerat e presidencës, edhe pjesa e arkivimit të stafit, sepse ky është rregull i brendshëm i presidencës në aktivitete te tilla.
Aktiviteti ka qenë tërësisht strikt me çfarë shkruan protokolli i shtetit, dhe presidenti dhe stafi janë të detyruar të ndjekin strikt atë që të shkruar në protokollin e shtetit, dhe mos harrojmë që protokolli i shtetit është ndryshuar pak muaj më parë me një vendim qeverie. Nuk e kam bërë unë ndryshimin e protokollit, ndryshimin e ka bërë qeveria shqiptare e ka bërë Ministria e Jashtme unë kam ndjekur pikë për pikë atë që është shkruar në protokollin e shtetit, por po ju them që patjetër në mënyrë, në radhë të parë njerëzore, por edhe institucionale kam uruar në mënyrë të drejtpërdrejt për sukses edhe punë të gjithë ministrat prezentë. Pastaj, si u dha dora, si qëndroi njëri në fotografi dhe si qëndroi tjetri unë besoj se këto nuk janë çështje të cilat i takojnë formatit të presidentit për t’u artikuluar, por ka qenë një ceremoni korrekte serioze dhe dinjitoze për shtetin shqiptar.