Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Çështja e Himarës/Athina, Tiranës: Respektoni pakicën, ndryshe s’ka BE. Mos u fshihni pas Turqisë!

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Çështja e Himarës/Athina, Tiranës: Respektoni pakicën, ndryshe s’ka BE. Mos u fshihni pas Turqisë!

Panos Kammenos, Ministri grek i Mbrojtjes i është përgjigjur Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama duke thënë se Shqipëria ka ende çështje të pazgjidhura me Greqinë.

Kreu i koalicionit të djathtë, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, u shpreh gjatë një konference për shtyp në Selanik se autoritetet shqiptare nuk po zbatojnë Nenin 49 të Bashkimit Evropian, i cili thekson se: “Bashkimi bazohet në vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat minoriteteve”.

Zyrtari grek paralajmëroi zyrtarët shqiptarë se pretendimi i shkeljes së të drejtave të pakicave greke në Himarë mund të ketë pasoja në pranimin e Shqipërisë në BE.

Në të vërtetë, në Himarë nuk ka pakica greke. Kammenos i referohet shqiptarëve që flasin greqisht ose atyre që punojnë në Greqi si emigrantë.

Kommenos shprehu shqetësimin e tij për politikën e jashtme të Shqipërisë dhe tha se qasja ekstremiste në politikën rajonale mund të pengojë zhvillimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët jugorë.

“Ne nuk i trembemi askujt, pavarësisht nëse kanë fuqi ushtarake apo jo. Ne nuk duam që fqinjët tanë të udhëhiqen nga ekstremistë, por nga udhëheqës modernë të cilët mund të krijojnë klimën e sigurisë dhe të mund të zhvillojnë rajonin”, tha Kammenos.

Kammenos foli indirekt edhe për marrëdhënien Shqipëri-Turqi, ku shprehu shqetësimin e tij se lidershipi aktual shqiptar mund të mbështesë “ekstremistët” dhe ndoshta mund ta përdorë Turqinë si një mburojë mbrojtëse.

Duke shprehur nevojën për një udhëheqje të moderuar, Kammenos tha se kryeministri i mëparshëm Berisha ka bashkëpunuar me Greqinë gjatë mandatit të tij.

Në vitin 2009, Berisha nënshkroi një traktat duke i dhënë Greqisë një zonë detare në Marrëveshjen e Detit të Jonit të vitit 2009. Kjo marrëveshje u deklarua jo kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare në vitin 2015.

TIRANA TODAY

Tags: AthinabeHimaraNdryshepakicënrespektonitiranes

TË LIDHURA

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT
Aktualitet

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:15 | 14/04/2026
Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore
Aktualitet

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

18:11 | 14/04/2026
Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet
Aktualitet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

18:08 | 14/04/2026
Next Post
Europa League/ Skënderbeu ëndërron me Muzakën, Dinamo e Kievit e mposht 3-1

Europa League/ Skënderbeu ëndërron me Muzakën, Dinamo e Kievit e mposht 3-1

Rilidh energjinë elektrike për të karikuar telefonin, arrestohet nga policia

Rilidh energjinë elektrike për të karikuar telefonin, arrestohet nga policia

Skandali seksual i gjyqtarit Boçi/ Drejtësia vepron me dy standarde

Skandali seksual i gjyqtarit Boçi/ Drejtësia vepron me dy standarde







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT
Aktualitet

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

by mirseda
18:15 | 14/04/2026
0

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri i rënë këtë pasdite pranë spitalit...

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

18:11 | 14/04/2026
Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

18:08 | 14/04/2026
Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

17:57 | 14/04/2026
Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

17:54 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com