Zakonisht shprehja që përdoret është: “Mos i besoni syve”, por në këtë rast duhet ta bëni një gjë të tillë. Bersant Celina ka dhuruar një magji të vërtetë me Swansean, duke shënuar golin e tretë në atë fitore me rezultatin 4-1 ndaj Gillingamit për Kupë.
Por nuk po flasim për një realizim të rëndomtë, por për një perlë, që do e kishte zili çdo futbollist. Një goditje fantastike nga distanca, që të krijonte përshtypjen se bëhej fjalë për “Play Station”, ka përfunduar në cepin e rrjetën.
VIDEON MUND TA SHIKONI DUKE KLIKUAR (KËTU)
Një festë e madhe ka ardhur edhe nga vetë Celina, që është entuziazmuar nga perla e realizuar. Futbollisti që është rritur në akademinë e Manchester City, shpeshherë e tregon sesa “i artë” është në fushën e lojës.