Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çekia do të dëmshpërblejë romët e sterilizuara me zor

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Çekia do të dëmshpërblejë romët e sterilizuara me zor

Çekia do të dëmshpërblejë romet e sterilizuara me zor. Projektligji parasheh pagimin e 12 mijë eurove për çdo viktimë. Ai pritet të aprovohet para zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Mijëra pjesëtare të pakicës rome janë detyruar të sterilizohen në Republikën Socialiste të Çekosllovakisë. Pjesa më e madhe e operacioneve të detyrueshme janë bërë në vitet 1970-të dhe 1980-të; por edhe pas rënies së komunizmit më 1989 dhe pas shpërbërjes së shtetit të përbashkët të çekëve dhe sllovakëve më 1992, sterilizimet e detyrueshme vazhduan në Republikën Çeke dhe në Sllovaki.

Pas shumë përpjekjesh të pasuksesshme dhoma çeke e deputetëve lejoi më 10 mars 2021 kalimin e një projektligji për dhënien e dëmshpërblimeve për viktimat. Sipas tij, parashihet dhënia e 12 mijë eurove për çdo grua të sterilizuar.

Tani projektligji për dëmshpërblimet duhet të aprovohet nga të dy dhomat e parlamentit çek para zgjedhjeve të reja parlamentare që pritet të mbahen më tetor. Nëse kjo gjë nuk aprovohet atëherë parlamenti i ri duhet të zhvillojë bisedime të reja.

Helena Válková nga partia qeveritare “Aksion i qytetarëve të pakënaqur ” (ANO) është e sigurt se, dëmshpërblimi për sterizilizimet e detyrueshme në një vend të BE duhet të kthehet më parë në ligj. Ajo, ish-ministre e Drejtësisë dhe Komisare për të drejtat e njeriut në qeverinë çeke, e ka dërguar projektligjin në parlament.

Koha nuk pret

“Pasi mora detyrën e komisares për të drejtat e njeriut, unë bëra listën e pikave me të cilat duhej marrë urgjentisht, dhe kjo çështje ishte njëra nga to,” shpjegon Válková për Deutsche Wellen. Faktikisht politikania e ANO-s arriti të fitonte mbështetjen e gjithë spektrit politik, me përjashtim të lëvizjes ekstreme të djathtë „Liri dhe demokraci direkte“, (Svoboda a přímá demokracie).

Válková tregon jo vetëm për shpejtësinë me të cilën projektligji u aprovua nga dhoma e deputetëve, por edhe për shumicën prej 77 nga 99 deputetët, që e votuan atë me Po: „Ky fakt më jep shpresa se ligji do të aprovohet para zgjedhjeve. Kjo është e rëndësishme, sepse gratë e prekura janë sot në moshën gjashtëdhjetë deri shtatëdhjetë vjeçare. Unë nuk dua që ato të vazhdojnë të presin me vite të tëra.”

Mendohet të ketë 400 të prekura

Projektligji për dëmshpërblimet parashikon që gratë që janë sterilizuar kundër dëshirës së tyre, duhet fillimisht të bëjnë kërkesën. Pastaj një komision i veçantë i Ministrisë së Shëndetësisë do të japë gjykimin. “Ky proces ishte i domosdoshëm për ta bërë projektligjin të zbatueshëm,” thotë Válková për Deutsche Wellen.

“Përveç kësaj ishte e rëndësishme që të thuhej se nuk kemi të bëjmë me mijëra vetë, por sipas vlerësimeve me katërqind vetë,” thotë më tej ajo. “Dëmshpërblimi nuk do kapi shifrën e miliarda kroneve, siç është pretenduar të thuhet më parë.”

Monstruozitet eugjenik

Sipas Válková-s shuma e dëmshpërblimit është vendosur mbi bazën e një vendimi të dhënë në vitin 2011 nga Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut, në rastin e romeve sllovake që patën hedhur në gjyq Sllovakinë për sterilizimet e bëra me zor dhe patën marrë shuma të përafërta dëmshpërblimesh.

Megjithëse shteti çek pati kërkuar në vitin 2009 falje për sterilizimet e bëra me zor, sipas pikëpamjes së shumë politikanëve çekë, viktimave u kihet ende borxh. “Dhënia e dëmshpërblimeve për viktimat e sterilizimit të bërë me zor do të kompensonte shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, dhe do të jepte një sinjal të qartë për shoqërinë tonë, në mënyrë që monstruozitete të tilla eugjenike të mos ndodhin më,” thotë Pavla Golasowská, deputete e partisë “Unioni kristian dhe demokrat -Partia Popullore Çekosllovake” (KDU-ČSL).

Politika shtetërore e regjimit komunist

Deri tani nuk ka pasur statistika të sakta sa rome janë sterilizuar me detyrim. Në vitin 2005, Zyra e të ngarkuarit çek me çështjet qytetare publikoi një raport në të cilin thuhej se „qeveria çekosllovake ka sterilizuar nga viti 1970 deri më 1990 gratë rome në mënyrë metodike, në mënyrë që të ulë nivelin e lartë të padëshirueshëm të lindjeve”.

Në vitin 2016, e ngarkuara e atëhershëm me çështjet qytetare, Anna Šabatová raportoi në një konferencë të organizuar për sterilizimin nga Organizata për Sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë, se gjatë regjimit komunist viktimat patën marrë pas operacionit të sterilizimit një ndihmë sociale.

Sterilizimet e detyrueshme deri në vitin 2007

Zyra e të ngarkuarit me çështjet qytetare ka zhvilluar në të kaluarën hetime për më shumë se 50 raste sterilizimi të detyrueshëm dhe ka hasur në shkelje të të drejtave të njeriut. “Nëna, që kanë pasur më shumë se dy fëmijë, kanë thënë se mjekët janë munduar tu mbushin mendjen për të abortuar, duke thënë se „kanë shumë fëmijë”,” thotë Šabatová.

Praktika e sterilizimit të detyruar nuk ka marrë fund në vitin 1990. Vërtet që ligjet komuniste që kishin të bënin me to nuk ishin më në fuqi, por raste të veçanta sterilizimi ka pasur gjithnjë madje edhe pas vitit 2000. Sipas portalit të romëve çekë, romea.cz rasti i fundit i njohur i një romeje të sterilizuar kundër dëshirës së saj, ka ndodhur në vitin 2007.

Siç u tha në konferencën e OSBE të viti 2016, raste të sterilizimit të detyruar të romeve në dekadat e kaluara janë dokumentuar „në Republikën Çeke, Hungari, Sllovaki, Suedi, Norvegji, Gjermani dhe Uzbekistan”. Që gjatë kësaj konference Çekisë iu kërkua të dëmshpërblente viktimat. Tani, më në fund duket se është krijuar vullneti për të bërë një hap simbolik. /DW/

Tags: Çekiçekosllovakiromëtsterilizim

TË LIDHURA

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!
Bota

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar
Bota

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

19:44 | 12/12/2025
Next Post
Presidenti Demi nuk përmbahet: Kridens Meta një palaço, duhet kapur për veshi

Presidenti Demi nuk përmbahet: Kridens Meta një palaço, duhet kapur për veshi

Arrihet marrëveshja për patentat me Italinë

Arrihet marrëveshja për patentat me Italinë

Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Biden i habitur nga kundërshimi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com