Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Çdo ditë arrestohen 200 shqiptarë”, mediat britanike japin alarmin

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Çdo ditë arrestohen 200 shqiptarë”, mediat britanike japin alarmin

“Trafikantët e drogës që zotërojnë pasuritë që po rrënohen”. Me këtë titull gazeta britanike “Sunday Express” i ka kushtuar një shkrim të gjatë kriminalitetit shqiptar në vend për të cilin flet me shifra të frikshme.

“Më shumë se 200 shqiptarë arrestohen çdo muaj si kriminelë nga një vend i vogël i Ballkanit të cilët po bëjnë emër dhe gëzojnë reputacion si qendra e dhunës për shkak të trafikut të drogës” – thuhet në shkrimin e gazetarëve Jon Austin dhe Matthew Davis që lapsi.al e sjell më poshtë të plotë.

“Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare e Kriminalitetit (NCA) paralajmëroi se kishte një rritje të shqetësimeve nga kriminaliteti i dhunshëm i bandave shqiptarëve të cilat kishin marrë nën kontroll një sërë banesash të vjetra të cilat i kishin kthyer në bazën e trafikut ilegat të kokainës.

Të dhënat e 36 nga 43 zyra policie në Angli dhe në Uells tregojnë se vetëm në 2017-ën u kryen 2676 arrestime shqiptarësh për krime si trafiku i drogës, ushtrim dhune, krime me natyre seksuale dhe kërcënime për jetën.

Pothuajse gjysma e arrestimeve ndodhën në Londër ku numri i shqiptarëve të marrë në pyetje nga policia e tejkaloi 8% të totalit të 2 viteve të fundit. Këtu përfshihen edhe 16 arrestime me dyshimin për përdhunime. Burgje të ndryshme raportuan se janë 716 shqiptarë që vuajnë aty dënimin të cilët llogariten në 8% të numrit të të dënuarve pas hekurave.

Vitin e kaluar NCA raportoi se “kriminelët nga Ballkani janë duke rritur përhapjen e tyre dhe lidhjet e influencës duke vendosur kontakte direkte me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Shifrat e arrestimeve në Britani janë marrë nga gazeta në bazë të kërkesave për informim ndërsa akuzat përfshijnë rrëmbime, pastrim parash dhe sulm ndaj policisë.

Një nga bandat e trafikut të drogës është e vendosur në lindje të Londrës dhe anëtarët e saj mbajnë nofkën “Hellbanianz”. Godina ku ata ishin vendosur tashmë është shkatërruar. Policia ka bërë aksione thuajse të përditshme në godinën “Gascoigne” në lagjen Barking ndërsa zyra qendrore u ka akorduar autoriteteve lokale 500 mijë £ për të luftuar dhunën e bandave të këtyre të rinjve.

gang

Kur “Sunday Express” shkoi për herë të parë në këtë lagje në fillim të këtij muaji, një bllok i tërë i ndërtuar në vitet 1960 po shkatërrohej për të ngritur aty një lagje të re që do të kushtonte disa milionë paund. Godina ishte mbushur me dhoma të ndërtuara me kapakë metalikë. Disa dhoma ishin të boshatisura për shkak të projektit të ri, por në tjera kishte njerëz që jetonin.

gangs

Një person te të 60-at që ishte rritur në lagjen Barking tregon për shqiptarët: “Nuk mund ta tregoj emrin tim nëse do të flasim për ta. Ata mendojnë se e zotërojnë këtë zonë. Por nuk është çështja vetëm te ata, pasi aty ka trafikantë droge, sulme me thikë, të shtëna. Shtoji dhe këto” – këmbëngul ai.

Një tjetër grua e cila thotë se emigroi në Britani nga Afrika për një jetë më të mirë, por tashmë ndihet e pasigurtë. “Erdha këtu për të qenë më e sigurt, or tani jamë e frikësuar në mbrëmje në shtëpi”.

Blloku i ndërtesave është i përbërë nga 17 kulla dhe disa ndërtesa më të vogla. Një pjesë e tyre është rikonstruktuar ndërsa janë ndërtuar edhe shtëpi të reja që kanë kushtuar 96 milionë paund ku banorët thonë se në këtë zonë ndiheshin të sigurt më parë. I tërë projekti parashikon ngritjen e 1575 shtëpive të reja brenda vitit 2024 duke shtuar edhe rreth 3 mijë të tjera në disa faza të mëvonshme. Një raport i censusit të 2011-ës e përshkruan bllokun si një nga më të varfrit dhe ku dominojnë beqarët.

Britanikët e bardhë dhe afrikanët me ngjyrë janë grupet etnike më të mëdha në zonë, por thuhet se “pas anglishtes, gjuha e dytë më e përdorur është shqipja të cilën e përdorin 372 banorë”.

gangs

Por banda e shqiptarëve “Hellbanian” nuk është e shtrirë vetëm në lagjen Barking. Një zëdhënës i policisë tha: “Bazat dhe aktiviteti i tyre është i shtrirë në të gjithë Londrën. Ne nuk jemi kemi të dhëna për ndonjë aktivitet të tyre të kohëve të fundit në këtë lagje, por shërbimet tona të inteligjencës thonë se një numër i anëtarëve të saj tani jetojnë në zona të ndryshme jashtë saj. Kjo lagje është njëlloj me të tjerat në Londrën e 2018-ës.

Aty ka pasur disa ngjarje kriminale, por ne po punojmë me autoritetet dhe komunitetin lokal. Kemi instaluar kamera sigurie dhe kemi përmirësuar ndriçimin në rrugë. Janë duke u zhvilluar takime me njerëzit që ata të mblidhen së bashku për të punuar me të rinjtë dhe familjet e atyre që janë prekur nga kriminaliteti. Policia është duke zhvilluar patrullime ditore ndërsa nuk mungojnë edhe aksionet e armatosura të saj”.
Inspektori John Goodwin tha se pranë godinës Gascoigne ka patrullime të vazhdueshme./ Lapsi.al

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
Barcelona deklaratë zyrtare për transferimin e yllit të PSG-së

Barcelona deklaratë zyrtare për transferimin e yllit të PSG-së

Qeveria shtrëngon rripin për të varfrit. Ulet pagesa e ndihmës ekonomike, përjashtohen 27 mijë familje

Qeveria shtrëngon rripin për të varfrit. Ulet pagesa e ndihmës ekonomike, përjashtohen 27 mijë familje

Italia ndalon fishekzjarret për Vitin e Ri

Italia ndalon fishekzjarret për Vitin e Ri







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com