Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka komentuar shortin e hedhur pasditen e sotme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Shqipëria do të përballet në këtë grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.
Cana deklaron se utopike nuk do të ishte vendi i dytë, pasi vendin e parë e ka të sigurt Anglia.
“Utopike nuk do ishte vendi i dytë, e kemi treguar se kemi mundësi për të bërë gjëra të mira. Kemi bërë mirë edhe në raste më të vështira. Është një grup i vështirë, pasi tre ekipet e vazove të para janë ndër më të mirat. Anglia dihet çfarë kombëtare është, Polonia mbetet një siguri, ka një lider si Levandovski, i cili po bën shumë mirë dhe po udhëheq skuadrën. Hungaria ka arritur të kualifikohet në Europian, po i dalin disa yje. Nuk do të jetë e lehtë. Nëse kalojmë Poloninë ose Hungarinë, do të ishte fantastike. Vendi i dytë do ishte një gjë tepër e mirë, por do të jetë e vështirë.”, tha Lorik Cana për ”SuperSport”.