E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Greqia siguron vaksinën e Pfizer, Mitsotakis: I pari do e bëj unë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një datë të saktë për mbërritjen e vaksinës së vend.

Në një intervistë për mediat vendase, Mitsotakis tha se Greqia do të marrë vaksinën e Pfizer, e cila sipas tij, do të mbërrijë në Greqi 48 orë pas miratimit nga Bashkimi Evropian.

Mitsotakis deklaroi se ai vetë do të jetë personi i parë që do të vaksinohet, bashkë me familjen e tij dhe Presidenten e vendit.

“Vaksina Pfizer do të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave më 30 dhjetor, dhe brenda 48 orësh do ta kemi në vendin tonë dhe do të fillojnë vaksinimet. Unë do të jem i ppari që do ta bëj së bashku me Presidentin e Republikës, pse jo me udhëheqësit politikës. Edhe familjarët e mi gjithashtu. Ne duhet të japim një mesazh se vaksina është e sigurtë.

Është e rëndësishme të kapërcehet dyshimi për një pjesë jo të vogël të shoqërisë që ka frikë. Në një farë mase unë e kuptoj fobinë, por vaksinat janë të sigurta dhe kanë bërë mrekulli. Marr shembull eksperiencat e mia personale. Nëna ime vuante nga poliomieliti. Ai iu nënshtrua operacioneve të dhimbshme për të ecur përsëri. Sot poliomieliti nuk ekziston sepse të gjithë jemi të vaksinuar,”- tha kryeministri grek.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...