Caktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Prokurorin e prokuorisë së Apelit te Tiranës Luan Kaloçi.
Trupi gjykues do të kryesohet Rezarta Schuetz, realtor i çështjes është përzgjedhur Natasha Mulaj, ndërsa anëtar Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Luan Daci.
Kaloci u shkarkua nga detyra në 5 korrik.
Sipas KPK, Kaloçi nuk ka arritur të justifikojë pasurinë e tij dhe bëhet fjalë për disa kontrata të shitblerjeve të apartamenteve në Tiranë dhe Elbasan.