Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Busti i Ismail Qemalit në hotelin ku vdiq, deputeti i PS-së takon kryebashkiakun e Perugias

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Busti i Ismail Qemalit në hotelin ku vdiq, deputeti i PS-së takon kryebashkiakun e Perugias

Në 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, deputeti i PS-se, Fate Velaj ne një takim te zhvilluar me Andrea Romizi, kryetar i bashkisë në Perugia, ka kërkuar të shihet mundësia për vendosjen e një busti të atit të kombit shqiptar, në atë vend, ku 100 vite më parë ndërroi jetë.

Kujtojmë se Ismail Qemali, u lind në Kaninë dhe më 24 Janar 1919 në Hotel Brufani në Perugia. Fate Velaj, duke ndarë me miqtë e tij lajmin për këtë takim të zhvilluar, shkruan mes të tjerash se busti është sugjeruar të vendoset pranë Hotel Brufani, aty ku Ismail Qemali, në krahët e djalit të tij si dhe të Luigj Gurakuqit, gjatë një konference për mediat, vdiq.

“Zhvillova një takim dhe me Stefano Chiesa, drejtorin e Hotel Brufani, në hollin e të cilit, Ismail Qemali vdiq ( u helmua siç flitet). Me të bisedova që, në hapësirën e hotelit, të vendoset një pllakë në kujtim të Ismail Qemalit…”– shkruan deputeti Velaj.

Postimi i Fate Velajt:

PERUGIA – ISMAIL QEMALI

…dje, 18 Janar 2019, në Perugia të Italisë, zhvillova një takim me Andrea Romizi, kryetar i bashkisë së qytetit (Partia “Forza Italia” e Silvio Berlusconit). Me kryetarin e bashkisë bisedova për atë që e bashkon Vlorën me këtë qytet të Italisë dhe pikërisht, Ismail Qemali. Ai, u lind në Kaninë dhe vdiq 100 vite më parë, në 24 Janar 1919 në Hotel Brufani në Perugia.

Si deputet i Vlorës dhe djalë i Kaninës, i shfaqa atij dëshirën time që, në Perugia, të vendosim një bust të At’it të Kombit dhe le të shërbej kjo figurë që për të ardhmen e Shqipërisë trokiti portave të europës si pikënisja e marrëdhënieve midis dy qyteteve tona, të para këto nën këndvështrimin e së ardhmes europiane të Vlorës.

Ai e përqafoi idenë time dhe do bëj ç’është e mundur që ta vendosim bustin, pikërisht ku unë dëshiroj, pranë Hotel Brufani, aty ku Ismail Qemali, në krahët e djalit të tij si dhe të Luigj Gurakuqit, gjatë një konference për mediat, vdiq. (Përball Hotel Brufani, është lulishtja e Piazza Vanucci,me një monument të Petro Vanucci, djali më i famshëm i Perugia’s, piktori i famshëm i Rilindjes Italiane, mësues i Rafael. Gjithashtu, busti i të famshmit Pintoricchio. Në lulishte, janë dhe buste të filozofëve dhe njerëzve të shquar të qytetit. Avokati Gianni Agnelli, Bos i Fiat dhe Juventus, i krahasonte goditjet jashtë zone te Alex del Piero me penelatat e Pintoricchio’s 🙂

Kryetari i bashkisë pranoi ftesën time të vij në Vlorë, në 28 Nëntor të këtij viti, për të përkujtuar veprën që e bëri Ismail Qemalin të pavdekshëm. Këtë vit, e kam shpallur “VITI I ISMAIL QEMALIT” dhe do i dedikohem figurës europiane të tij. Jo vetëm 100 vjetorit të vdekjes por dhe 175 vjetorit të lindjes (1844-1919) si dhe vizioneve europiane të Vlorës duke e paraqitur atë, kancelarive dhe institucioneve qendrore të kontinentit.

Sot, 19 Janar, pas një mëngjesi pune, së bashku me kryetarin e bashkisë, dolëm një shëtitje nëpër qytet ku ai, më tregonte sesi Perugia, e ka nivelin e jetesës 25% më të lartë se mesatarja e qyteteve italiane.

Gjithashtu, zhvillova një takim dhe me Stefano Chiesa, drejtorin e Hotel Brufani, në hollin e të cilit, Ismail Qemali vdiq ( u helmua siç flitet). Me të bisedova që, në hapësirën e hotelit, të vendoset një pllakë në kujtim të Ismail Qemalit…

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Fier, përplasen 2 automjete, të plagosurit dërgohen në spitalin Memorial

20:01 | 08/10/2025
Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit
Politikë

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

19:43 | 08/10/2025
Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson

19:17 | 08/10/2025
Next Post
I vëllai akuzohet se ktheu në loto mensën në Qyteti Studenti, Nishani padit Ramën për shpifje

I vëllai akuzohet se ktheu në loto mensën në Qyteti Studenti, Nishani padit Ramën për shpifje

Edicioni informativ i datës 19 janar 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 19 janar 2019, në "Tirana Today"

Keni bërë plane për nesër? Ja sa do të shkojnë temperaturat

Keni bërë plane për nesër? Ja sa do të shkojnë temperaturat







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Fier, përplasen 2 automjete, të plagosurit dërgohen në spitalin Memorial

by mirseda
20:01 | 08/10/2025
0

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier. Në aksident...

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

19:43 | 08/10/2025
Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson

Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson

19:17 | 08/10/2025
Vendimet e qeverisë, shkarkohen nga detyra prefekti i Vlorës dhe Fierit, ja kush i zëvendëson

Vendimet e qeverisë, shkarkohen nga detyra prefekti i Vlorës dhe Fierit, ja kush i zëvendëson

19:14 | 08/10/2025
Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

18:15 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com