Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha nuk e ka pasur aspak problem të demaskojë një burrë të martuar e më fëmijë, që e ka ‘gjuajtur’ këngëtaren bukuroshe.
Edhe pse ai e quan “shoqe”, Bebe i ka kuptuar qëllimet e mesazheve të tij, duke u detyruar t’i publikojë ato teksa i kërkon ta lërë rehat.
Teksa shpërndau disa mesazhe të shkëmbyera me të, Bebe ka pasur një bisedë të shkurtër, e më pas publikon fotot ku i shkruan se kjo lojë nuk i funksionon me të.
“Je i martuar dhe ke tre fëmijë. Ji një model i mirë dhe luaj sportin tënd dhe më lër të qetë”, shkruan Bebe.