Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Burgu i Burrelit/ Zbulohen të fshehtat e varreza masive të Kocit të Kalit

7 vjet ago
in Të Gjitha
Burgu i Burrelit/ Zbulohen të fshehtat e varreza masive të Kocit të Kalit

Diktatura si një regjim unitar në Shqipëri prej 45 vitesh i ka lënë shqiptarëve një tablo të errët, gjithë plagë, madje një tragjedi mizore që nuk rroket me fjalë, jo vetëm për sa i përket krimeve të njerëzimit, torturave, persekutimit, përndjekjes për një pjesë të madhe të shqiptarëve, por dhe izolimit dhe varfërisë së një kombi të tërë me pasoja të pariparueshme, që ende ka lënë plagë që dhembin.

Shoqërisë shqiptare do t’i duhet kohë për t’i kaluar pasojat post-diktaturë nëpërmjet studimit, hulumtimit, hedhjes dritë mbi të shkuarën si një mundësi që në të ardhmen regjimet të tilla të mos përsëriten më, duke ndritur pikërisht në ato skuta të errëta të regjimit që u mbajtën sekret për më shumë se dy dekada.

Historia e diktaturës njohu shumë burgje në Shqipëri, por më i tmerrshmit ishin burgu i  sigurisë së lartë, ai i Burrelit.

Slogani i burgut të Burreli nga diktatura “Këtu i thonë Burrel, hyn dhe nuk del”

Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri, është ndërtuar gjatë kohës kur mbretëronte Ahmet Zogu.

Ky burg është ndërtuar në vitin 1938, dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës, Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij.

Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e luftës nacional-çlirimtare, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg.

Mbreti Zog e kish projektuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë dhe me këtë justifikohen masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij.

Burgu i Burrelit ndodhet në skajin lindor të qytetit, vetëm pak metra larg godinës së Komisariatit të Policisë, duke krijuar një lidhje mes uniformave të dy institucioneve, që në fakt kanë varësinë nga dy ministri të ndryshme.

Shumë pranë godinës së komisariatit të shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i lartë, një zonë e zbuluar dhe mjaft e kontrollueshme edhe nga jashtë.

Burgu  i nëndheshëm, me lagështirë të vazhdueshme dhe në temperatura në dimër që shkojnë -20 gradë, qelitë janë të padurueshme, një ferr i vërtetë, siç e përshkruajnë të burgosurit politike që janë ende gjallë.

Në këtë burg për 40 vite me radhë janë mbajtur në qelitë e tij të dënuar, të cilët kishin tradhtuar interesat e Atdheut, nisur nga pikë vështrimi dhe rregullat e atij sistemi, janë torturuar, vrarë natën në fshehtësi, madje dhe të mbyturit me injeksion me gjilpëra me ujë.

Burgu i tmerrshëm i Burrelit do të bëhej ferri i vërtetë për mijëra të burgosur politikë, që jo vetëm për arsye sigurie e kishin zgjedhur Burrelin, por edhe për kushtet e vështira dhe qelitë pa dritë e gjithë lagështirë.

Ky burg ishte makthi i vërtetë , torturat dhe izolimin e zgjatur, ku kanë vuajtur dënimin mijëra shqiptarë, intelektuale dhe klerik nga më të ndriturit e kombit, madje edhe klerikët e shenjtëruar kanë qenë për vite me radhë në këto qeli, apo në burgun e ferrit, siç edhe vetë e kanë quajtur të burgosurit që mundën të mbijetojnë dhe janë ende gjallë.

Varreza masive-“Qershia” dhe gropa me pëlqe për zhdukjen e kufomave

Një gropë gjigante pas burgut shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes, ishte një kodrine me shkurrnajë, një baltë e kuqe dhe gjithë gurishtë (tregojnë të burgosurit politikë).

Pikërisht kjo qershi frymëzoi një regjisor hungarez që banonte në Gjermaninë Perëndimore, për të realizuar filmin e titulluar “Qershia”, tregon Agim Musta, i burgosur politik dhe autor i disa librave për burgjet dhe kampet e internimit, madje hartuesi i hartës së burgjeve dhe kampeve të internimit në Shqipëri.

Sipas llogaritjeve aproksimative, në Burgun e Burrelit që nga 1946-a deri në 1990-n kanë vdekur rreth 400 të burgosur.

Një metodë e lashtë u përdor për të zhdukur gjurmët e krimit  nga gëlqerja. Për të zhdukur kufomat, punonjësit e burgut të Burrelit hidhnin mbi kufoma gëlqere, nga e cila shkriheshin.

Varreza e fshehtë e Kocit të Kalit

Një tjetër vend krimi i fshehtë ishte dhe Koci i Kalit, një zonë ku të burgosurit varroseshin natën, pasi vriteshin  në fshehtësi nga Sigurimi i Shtetit.

Vendi i varrezës së fshehtë ndodhet në të hyrë të fshatit Baz të Matit, disa kilometra para se të shkosh në qytetin e Burrelit, ku ishte burgu dhe është mbajtur i fshehtë për 45 vite deri sa familjarë të të burgosurve dhe vetë të burgosurit politike të liruar nga burgjet, dëshmuan për një varrezë të tillë dhe deri më sot nuk është bërë përpjekje për ta zbuluar.

Burgu i Burrelit u mbyll në vitin 1990, gjatë kohës së vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Havier Perez de Kuelar, (Javier Perez de Cuelar), ndërsa aktualisht shërben si burg i sigurisë së lartë, ku vuajnë dënimin shumë kriminelë.

Statistikat e gjenocidit komunist në Shqipëri asnjëherë nuk kanë qenë të sakta dhe kjo tabele përmbledhëse është marrë nga të dhënat e shoqatës së të përndjekurve politikë në bazë rrethesh dhe publikuar për herë të parë në gazetën “Liria”.

Statistikat janë mbledhur nga shoqatat e rretheve, por ende nuk kemi një shifër zyrtare të të ekzekutuarve dhe atyre që vuajtën ne burgjet e diktaturës, apo ata që u ekzekutuan në fshehtësi.

Ja disa të dhënë që janë përsëritur për 26 vite, përpunuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë në rrethe:

Të ekzekutuar    6.023  persona

Të vdekur në burg 1.065

Të burgosur 34.135    (26.768 burra dhe 7.367 gra)

Të sëmurë mendorë 260

Të internuar deri në vitin 1954 59.517

Të vdekur në internim 9.000

Shqipëria kishte në periudhën e diktaturës 23 burgje dhe 48 kampe internimi. Gjatë sistemit komunist u burgosën dhe u pushkatuan nëpër burgje gjithsej 6535 viktima.

Numri i varreve të humbura që janë groposur  në fshehtësi nga sigurimi i shtetit, është afërsisht 6800 persona, por ende nuk ka një shifër të saktë, madje këta janë persona që nuk kanë ende një varr ku familjarët e tyre të kenë mundësinë të nisin vajin apo kujën për njerëzit që ende nuk i kanë në një prehje të qetë dhe njerëzorë, siç e meritojnë.

Shqipëria burg e izoluar nga bota ngriti një sistem i tërë burgjesh, si në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Pukë, Mirditë…etj.

Në regjimin diktatorial, shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim.

Vitet e fundit është bërë shumë, madje për katër vite u bë ajo që duhet ishte bërë 25 vite, pasi të burgosurit politikë u dëmshpërblyen me 8 këste. Po ashtu është bërë shumë përsa i përket kurimi të së shkuarës, muze, hapja e dosjeve të sigurimit, por dekomunistizimi vazhdon dhe duhet ende punë për të nxjerrë në dritë të shkuarën e regjimit komunist./ATSH/

Tags: burguBurrelite varrezaKalitKocitmasivetë fshehtatzbulohen

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Deklaron se është shqiptar, Necip Uysal refuzon kuqezinjtë: Do të pres Turqinë

Deklaron se është shqiptar, Necip Uysal refuzon kuqezinjtë: Do të pres Turqinë

Ardi Veliu në Asamblenë e Interpol: Prioritet bashkëpunimi me partnerët

Ardi Veliu në Asamblenë e Interpol: Prioritet bashkëpunimi me partnerët

Shqipëria digjet për një fitore, k**vat krihen që Panuçi të humbasë!

Shqipëria digjet për një fitore, k**vat krihen që Panuçi të humbasë!

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com