Buffon ka konfirmuar në natën e ndarjes së çmimeve “The Best”, ku u nderua me çmimin portieri më i mirë i vitit. Se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe vetëm diçka mund ta mbajë atë edhe për një sezon në fushën e lojës. Gardiani italian do ta mbyllë karrierën pas përfundimit të Kupës së Botës, por në rast se Juventus arrin të fitojë Champions League atëherë ai do të kërkojë të qëndrojë edhe një sezon tjetër për ti shtuar koleksionit të tij trofeun e Kupës së Botës për klube.
39-vjecari është i vetëdijshëm se ekipin e tij Juventus, e pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të fituar një trofe të luftuar aq fort si Champion League, por ai beson se duke prekur dy herë finalen në vitet e fundit, mbase është momenti i tyre që të ngrejnë trofeun.
https://www.youtube.com/watch?v=9IvrC3ipnAE&ab_channel=JHTVProductions
“Nuk ka asnjë mundësi që unë të ndryshojë mendjen dhe jam i bindur për zgjedhjet që kam bërë. Jam një njeri i qetë dhe nuk merakosem për të ardhmen. Por nëse fitojmë Champions League, atëherë po, do të qëndroj për të fituar Kupën e Botës për Klube. Mbase Szczesny mund të luajë një ndeshje, dhe unë tjetrën, nuk e di. Por mendoj se me një portier si ai pas meje, është normale që unë do të largohem në fund të sezonit”,-është shprehur Buffon.