Banka e Shqipërisë, në Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes së vitit 2016, që prezantoi sot, bëri të ditur se ka nisur procesi i falimentimit për 7 nga 35 kompanitë, që ishin pjesë e listës së kreditorëve më të këqij. Vendimi vjen pasi kompanitë nuk kanë arritur të kalojnë procesin e ristrukturimit.
Ndërsa 10 nga 21 kompanitë e ristrukturuara, kanë dalë nga lista e sipërmarrjeve problematike. Ndërsa për 11 të tjerat, procesi i ristrukturimit është në vijim, dhe kërkohen të paktën edhe disa muaj kohë deri në ristrukturimin e plotë.