Interi është rikthyer në garën për Champions League pas fitores që arriti një ditë më parë përballë Udineses me rezultatin e thellë 4-0. Marcelo Brozoviç është kthyer në lojtarin kyç të ekipit zikaltër në tre muajt e fundit nën drejtimin e Spallettit. Kroati është vendosur në një rol të ri, përpara mbrojtjes dhe ka marrë në dorë organizimin e lojës së zikaltërve, duke u bërë protagonist nga java në javë.Për më tepër, ai është një nga futbollistët më aktivë edhe në rrjetet sociale, ku ka sheshuar problemet me tifozërinë zikaltër dhe vijon të karikojë ambientin me deklarata që ngrenë entuziazmin.Së fundi në shënjestrën e tij ka përfunduar shoku i skuadrës, Andrea Ranochia, që dje shënoi me asisti të Brozoviçit, duke zhbllokuar takimin në Udine. “Jam aq EPIK sa bëra të shënojë gol edhe Ranochia, lojtari më i bukur në Serinë A”, shkruante mesfushori kroat në Instagram, ku sigurisht që u komplimentua jo vetëm për humorin e tij, por edhe për paraqitjen e djeshme në Friuli.